KOSOVA DHE IZRALI JANË DY SHTETET MË TË BESUAR TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

0
235
Kosova - Izraeli - 01.02.21

Hysen Ibrahimi
Suedi, Förslöv, 01.02.2021

Me nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, dëshmohet fuqishëm se Kosova dhe Izraeli janë dy shtet më të besuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si të tilla, pas nënshkrimit të mërrëdhënieve diplomatike, dy shtetet mike do të vazhdojnë miqësinë tonë të vjetër afër një shekull kur populli Shqiptar me vendosmërinë, bujarinë dhe me një kulturë ILIRE, strehoi dhe i shpëtoi nga zhdukja me mijëra izraelë nga shfarosja e Holokaustit. Ne sot kemi dëshmi dhe evokime të të mbijetuarëve dhe të atyre që kanë ndihmuar hebrenjtë të shpëtojnë nga kthetrat e vdekjes.

Një dëshmi të tillë e kemi në librin e titulluar “Familja Altarac, FËMIJËRIA E HUMBUR, Rrëfim mbi jetën dhe mbijetesën”, libër ky i radhës që me shumë të drejtë është botuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni (ITSHKSH) me Drejtor Dr. Skënder Asanin. Ky libër, themi me të drejtë është botuar nga ITSHKSH si një vizion i trasuar në formë të strategjisë, që kur është themeluar Departamenti për mësimin dhe edukimin e Holokaustit.

Nga ky libër do të nxirren fragmente me rëndësi që do të botohen edhe në librin ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, që botohet nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, (SHSHASHS) për t’a njoftuar edhe popullin mik suedez më në hollësi për sakrificën e shqiptarëve për popullin mik të izraelit.

ITSHKSH dhe SHSHASHS në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim para dy viteve do të bashkëpunojmë për shkëmbim të dëshmive të krimeve nga Holokausti, që të bëjnë me zbardhjen e të vërtetave të reja të shpëtimit të hebrenjve nga këto troje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Është koha që dy popujt tanë të vazhdojmë at miqësi sepse kemi shumë ideale të përbashkëta, në veçanti atdhedashurinë dhe sakrificën për shtetndërtim dhe zhvillim.

Populli Shqiptar, mirëpret njohjen e Kosovës shtet sekular, nga shteti mik i Izraelit, të bindur se do të fillon një etapë e re e bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës dhe patjetër se jemi mirënjohës ndaj popullit mik dhe të pandarë të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës.

Zoti i bekoft Shtete e Bashkuara të Amerikës,
Zoti e bekoft popullin izraleit, shqiptar dhe miqtë tanë anekënd botës.
Nga: Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.