Qeveria në Kinë me 1.5 miliardë banorë, ka vetëm 23 ministri, që i udhëheqin institucionet e këtij shteti të madh në botë

1
298
Albin Kurti - Vjosa Osmani - Mitrovicë

Qeveritë nëpër botë

Do të ishte mirë, që shteti i Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, të marrë nismën ligjore në mbeshtetje të kodit të aktit më të lartë juridik të Kushtetutës, në të ardhmen të kemi një kabinet qeveritar, sa më racional me numrin e ministrive (do të preferonim 7-11), që do të jenë në funksion të shtetit tonë.

Është thënë se, sa më racionale që të jetë administrata e një shteti, aq më shumë do të ndikojë në kahet e zhvillimit të gjithmbarshëm, ndonëse administrata e shtetit më numër të madh të administratës, do të ishte pengesë dhe barrë e rëndë për buxhetin dhe shtetndërtimin, kështu thonë ekspertët botërorë të fushës së ekonomisë.

Shtetit të Kosovës i duhet kabinet qeveritar dhe administartë moderne për kushtet në kohën e problemeve të zhvillimit të ngadalshëm ekonomik dhe me dy milionë banorë.

Çikago, janar të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. Kosova mund te krahasohet me Maqedonine apo Sllovenine, qe kane afersisht banorë sa Kosova. Por krahasimi me shtet komunist diktatorial eshte joreal.

    Gjithsesi duhet te kete 8 ministra. Por edhe 1300 puntorë ne RTK dhe 3000 ne PRK… te gjithe jane njesoj si ministri… sepse marrin rroge nga shteti.

Komentet janë mbyllur.