FISNIKËRIA E GEORGE H. BUSH vs. LAPERLLËKU I BALOSHIT

0
295
Clarence Thomas

Clarence Thomas – gjykatës i Gjykatës Supreme, emëruar nga George H. Bush!

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Kur George H. Bush e thirri në zyrë Clarence Thomas, ai nuk e kishte idenë pse e kishte thirrur. Bush e pyeti: “A mund ta bësh punën e një gjykatësi suprem?!” Clarence Thomas tregon se ai edhe pse nuk ia kishte idenë, se mund ta bënte atë punë, iu përgjigj: “Po, si nuk e bëj?!

Atëherë pra” – i thotë Bush, “unë kam ndërmend me të propozua për atë pozicion, dhe mbaje mend mirë, kurrë në jetën time nuk kam për të ndërhyrë në vendimet e tua, as kam për t’i kundërshtuar ato, por ti merri vendimet gjithmonë në bazë të ndërgjegjes tënde!

Clarence Thomas ishte fëmija i madh i një nëne të vetme nga Georgia, kishte një fëmijëri tepër të vështirë dhe më shumë u rrit dhe u edukua nga daja i tij, pasi e ëma e shkretë punonte e fitonte vetëm 30 dollarë në javë, për të mbajtur veten e dy fëmijët e saj. E nuk ishin pra nën komunizmin shqiptar.

Kurse baloshi emëron 3 gjykatës në Gjykatën Supreme, dhe do që ata, për hir të tij, të shkelin ligjet dhe të veprojnë si u thotë baloshi, teoritë konspirative të rrenave dhe Cako e kibernetiku i Adelajdes, që qeshin Bushin si ‘Skull & Bonesi, e lartësojnë baloshin si hyjnor!

Baloshi që pas fillimit të pandemisë, e humbi fillin fare. Iu fut teorive konspirative të rrenave nën këshillat e një grupi hebrejsh dhe ndërsa Amerika e bota numëronin vdekjet e shumta nga pandemia Covid, ai shikonte si e si ta ndante Amerikën e botën në dy pjesë, me e kundër tij. Kjo e çoi atë në humbje të sigurtë në zgjedhje, e megjithatë, ai vazhdonte me teoritë e tij të rrezikshme, duke cenuar rendin kushtetues në SHBA.

Ngriti pretendime se ia vodhën zgjedhjet, por asnjë gjykatë nuk i dha të drejtë, përfshi edhe Gjykatën Supreme. Gjykatësit e zgjedhur prej tij i thanë me refuzimin e tyre: Faleminderit, por ligji e kushtetuta janë ato që duhen respektuar, e jo pretendimet e pabaza të një presidenti të lajthitur!

Baloshi shkoi deri aty, sa ngriti mbëhtetësit e tij me 6 janar, March for Baloshi dhe sulmoi Capitolin, duke rrezikuar jetën e ligjvënësve aty, në përpjekje për të penguar konfirmimin në Senat të rezultatit të zgjedhjeve, të pranuar nga Kolegji Elektoral me shumicë votash, që e nxirrte Biden fitues.

Politika amerikane ka dy krahë, republikanë e demokratë, por ka edhe njerëzi e bon sence! Baloshi tregoi se ka vetëm bythë, bythët e tij, pas të cilave vraponin si të marrë edhe disa shqiptarë! Sikur të ishte baloshi në kohën e Bill Clinton, ai kurrë nuk do e hidhte një ‘bume’ kundrejt Serbisë, për lirinë e Kosovës, kurrën e kurrës! Se baloshi ka vetëm bythët e veta! Ai kurrë nuk do e shpallte në Tiranë pavarësinë e Kosovës, si George W. Bush! Prandaj ne nuk duhet të harrojmë.

Amanda Gorman
American poet Amanda Gorman reads a poem during the 59th Presidential Inauguration at the U.S. Capitol in Washington, Wednesday, Jan. 20, 2021. (AP Photo/Patrick Semansky, Pool)

Gjatë inagurimit të Presidentit Biden, një vajzë 22 vjeçare me ngjyrë, Amanda Gorman, poete lauerate amerikane, recitoi një poezi, ku ndër tjera tha:

Se një vajzë e dobët me ngjyrë,
me prejardhje nga skllevërit, dhe
e rritur nga një nënë e vetme,
ëndêrronte të bëhej Presidente një ditë,
vetëm se do të recitonte poezi për një president!

Kjo është madhështia e Amerikës, ëndrra amerikane! Dhe poetja e re me vargjet e saj, e inspiroi shoqërinë amerikane drejt kuptueshmërisë, duke injoruar manovrat e laperllëkut që bëri baloshi, për të vonuar procesin demokratik dhe për të delegjitimuar zgjedhjet në SHBA!

Po prapë, kibernetiku i Adelajdes etj. nuk tregojnë njerëzi, ata vazhdojnë të mbështesin baloshin, idhullin e tyre deri në vdekje, me të cilin duket se kanë ngjashmëri!