(motër Erminia Brunetti)
Mund të bëhet për veten dhe për të tjerët
O Shpirt i Zotit, Shpirt i Hyjit, Atë, Bir dhe Shpirt Shenjt, Trini Tejet e Shenjtë, Virgjër e Papërlyer, Engjëj, Kryeengjëj dhe Shenjtër të Parajsës, zbritni mbi mua!
Më shkrij, o Zot, më përfto, më mbush me Ty, më përdor!
Dëboji prej meje të gjitha forcat armike të të keqit, asgjësoji, shkatërroji, që unë të mund të jem mirë dhe të veproj mirë!
Dëboji prej meje praktikat magjike, shtrigëritë, magjinë e zezë, meshët e zeza, të bërat, të gjitha keqbërjet, lidhjet, mallkimet, syrin e keq, ritet satanike, kultet satanike, kushtimet ndaj satanit! Copëto çdo lidhje me satanin dhe me të gjithë personat e lidhur me satanin: qofshin të gjallë apo të vdekur! Dëbo prej meje infektimin djallëzor, pushtimin djallëzor, fiksimin djallëzor; çdo gjë që është e keqe, mëkat, zili, xhelozi, pabesi; sëmundjen fizike, psikike, morale, shpirtërore, djallëzore!
Digji në ferr të gjitha këto të këqija, që të mos më prekin kurrë më mua dhe asnjë krijesë tjetër në botë!
U urdhëroj dhe komandoj, me forcën e Hyjit të Gjithëpushtetshëm, në emër të Jezu Krishtit Shpëtimtar, me ndërmjetësinë e Virgjërës së Papërlyer, me fuqinë që kam nga Kisha, megjithëse i padenjë, të gjithë shpirtrave të ndyrë, të gjitha pranive të cilat më ngacmojnë, që të më lënë menjëherë, që të më lënë përfundimisht dhe të shkojnë në ferrin e përjetshëm, të lidhur me zinxhirë nga Shën Mikaeli Kryeengjëll, nga Shën Gabrieli, nga Shën Rafaeli, nga Engjëjt tanë Rojtarë, të shtypur nën thembrën e Tejet të Shenjtes Virgjërës së Papërlyer! Amen!
Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi