Shkruan: Florim Zeqa, 26.01.2021
Në të kaluaren, patriotët e mëdhenjë e me namë si Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, e shumë të tjerë kishin shkrirë tërë pasurinë e tyrë për çështjen kombëtare, ndërsa “patriotët” e ditëve të sotme vetëm çirren e shtirren në emër të kauzës kombëtare, pa dhenë asgjë nga vetja e tyre, duke marrë gjithçka që munden nga pasuria shoqërore e shtetërore.
Patriotizmi është dashuria dhe besnikëria, gadishmeria e të qënurit në shërbim të popullit dhe atdheut në çdo rrethanë kohore e politike, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe pasuria, pasi atdheu është mbi të gjitha, është i shenjtë.
Patriotizmi burimin e ka nga familja, rrethi shoqërorë dhe edukimi i shëndoshë. Një kryefamiljar i mirë i cili e respekton dhe rehaton familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të kontribuoj për të mirë edhe për fqinjët e vetë, në të kundërtën nese kryefamiljari nuk arrinë të krijojë harmoni dhe mirëqenje në familjen e tij nuk ka pse të shkoi me tutje promovimin e patriotizmit inekzistent.
Familja, shoqëria, morali, sinqeriteti, humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa dhe atdhedashuria janë elemente që e bëjnë njeriun të jetë patriot (atdhetarë) i mirë.
Në vitet e 90-ta, udhëheqësit politik, veprimtarët dhe aktivistët ishin sinonim i atdhetarëve të mirë, admiroheshin dhe respektoheshin aq shumë nga populli, saqë trajtoheshin si idhuj, edhe për faktin se e kemi pasur një lidership të përgjegjëshem siq ishte Ibrahim Rugova.
Sa herë që e kujtoj periudhën e vitevë të 90-ta, më benë të ndjehem i privilegjuar që isha pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarisë politike të lëvizjes paqësore (LDK), ku secili prej nesh e dhamë krejtë çka patëm, mundëm e ditëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, ku ideal i vetëm i veprimtarëvë të kësaj periudhe historike ka qenë shteti i Kosovës, e jo pushteti.
Kurse pas përfundimit të luftës çlirimtare e këndej, e veçmas pas këtyre viteve të fundit të pas ri-shpalljes së pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit politik, pozitë e opozitë shikohen më një sy tjeter, shkaku i çasjes së gabuar ndaj shtetit dhe qytetarëve.
“Patriotët” e ditëve të sotme, pushtetin e shohin si burim të pasurimit të tyre, kurse popullin e përdorin si instrument (gjatë fushatave zgjedhore) për marrjen e pushtetit.
Pseudopatriotët pushtetin e kanë shndërruar në biznesin më profitabil për përvetësimin e pronave shoqërore e publike, për punësimin e familjarëve të tyre duke u shkëputur skajshmërisht nga hallet e problemet e popullit.
Populli i nderon dhe i çmon shumë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, luftëtarët e lirisë dhe pavarësimit të vendit, ata të cilët i dhanë gjymtyrët e trupit për ne, populli me pietet të lartë i kujton të gjithë deshmorët dhe martirët, i kujton dhe nuk i harron asnjëherë të vrarët dhe të zhdukurit gjatë luftës, të cilët janë bërë gurëthemel i fortë i shtetit të Kosovës.
Por populli din t’i dallojë edhe pseudopatriotët dhe mashtruesit politikë, të cilët përveq fjalëve të mëdha nuk e kanë dhënë asnjë kontribut për lirinë dhe shtetformimin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo disa po harrojnë se ka kaluar koha e krijimit të miteve të rrejshme, duke u munduar të krijojnë mite të reja nën paragjykim dhe mashtrim. Tani kemi hyrë në dekadën e tretë të shekullit 21, distanca mes mitit dhe realitetit është tepër e largët dhe e paarritshme.
Zhvillimi i hovshëm teknologjik nuk e lejon më krijimin e miteve sikurse në të kaluarën, duke falsifikuar historinë dhe mbuluar veprimtarinë antishtetërore dhe antikombëtare me pseudopatriotizëm dhe pseudodemokraci!
Sot çdo material i shkruar apo vizuel, deklaratë publike apo intervistë e secilit politikan është e arkivuar në internet, përkatësisht në faqet e gazetave dhe portaleve, të cilat pamësirshëm e ç’montojnë çdo tendencë për krijimin e miteve të rrejshme.