(Ri)lexim i poemës “ZOT I MADH” të Agim Doçit

0
394
Agim Doçi

Arti në mes rreshtave

Poeti Agim Doçi njihet në botën e letrave shqiptare përmes poezisë dhe kulmet e saj brenda poetikës e mbushur me frymë shqiptare dhe të hapësirës se, jemi komb nën 5 flamurë (cituar nga poema me të njëjtin titull).

Në këtë poemë “ZOT I MADH” poeti A. Doçi flet me Zotin dhe ia numëron të gjitha katrahurat e popullit të tij. Po këtë temë në relacionet poeti me Zotin e kemi veneruar edhe tek poetët tjerë shqiptarë. Po këtë bisdë me Zotin e kemi “Letër Zotit” të poetit Agim Vinca, i cili në kohën e orëve të kohës së përgjakur të Kosovës nga regjimi i gjenocidit serb, ai i drejtohet Zotit përmes një letre nga Prishtina…!

Por, këtë herë poeti A.Doçi, i cili krahas poezisë shkroi me qindra këngë për kohën shqiptare dhe për Kosovën, tashti e kemi në relacion të bisedës me Zotin dhe, tutje ai i shpalon para tij tërë historinë e kombit dhe Shqipërinë herë-herë në tymnajën e historisë së skajuar në tovolinat e kohës, ku, pati tradhëti dhe kthimi i shpinës ndaj atdheut.

Duke e lexuar poemën “ZOT I MADH” të A.Doçit,para vetës të dalin vargjet e At Gjergj Fishtës dhe, të vjen mbanë sikur jeni sy me sy me Fishtën e kohës, ndërsa me vargje na vjen poeti Agim Doçi dhe klithma e tij poetike pse jemi kështu, pse punuam për të tjerët duke e lënë Shqipërinë në vetminë e shekullit.

Gjer në Janinë shkove ushtar/Tokën tënde e le në zor!/
Shkodra s’kishte buk me hangër/Ti në Bejrut gurvernator/.

Poezia është mesazhi dhe “kushtetuta” më e mirë e kohës, ndonëse poetët janë ligjvënësit më të mirë dhe opozitarë të pushteteve, opozitarë të pushteteve… Poezia i vë në sprovë edhe shtetin edhe presidentët e shteteve të mëdha në botë.

Më rastin e inagurimit të presidentit Joe Biden në Washington, gjashtë minuta poezia iu drejtua kombit amerikan përmes poetës së re Armanda Gorman me poemën “The Hill We Climb”. Këtu në Capitol të SHBA-së arti i poezisë e mundi politikën dhe nisi mesazhin e artit, që di të afrojë njerëzimin dhe të mbrojë planetin.

Në poemën “ZOT I MADH”, poeti Agim Doçi hodhi dritë për kombin dhe atdheun e tij shqiptar dhe, mesazhi i tij si klithje poetike e zemërimit për orët e historisë njerkë dhe, duke kaluar matanë udhëve të atdheut në tikën e huaj për të shërbyer e për të ndërtuar trajtat e jetës për të tjerët e, duke lënë Tokën e vet në zor…!

Arti është dhunti e Zotit, sipas poetit Agim Doçi!

(Çikago, janar të motit 2021)


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]