NIKOLLË IVANAJ, POET

0
436
Ivanaj - Lulet e pasosme

Nga Sinan Gashi

Në vistrën e krijuesve letrarë që fati personal ose sistemi kohor që i kishte lënë në mëshirën e fatit dhe se i kishte mbuluar pluhuri i trashë i kohës, është edhe Nikollë Ivanaj, atdhetar i mundit të madh dhe krijues i talentit të lindur.

Nikollë Ivanaj
1879-1951

“Lulet e pasosme” vepra e vetme që ruajti krijimtarinë e tij letrare

Nikollë Ivanaj ishte një poet lirik. Ai, përcjell nga fati jetësor i tij dhe nga përcaktimet e tij atdhetare, kishte lëvizur anë e kënd hapësirës basllkanike e më gjerë, gjithnjë me synimin e njëjtë, të thotë e të bëj diç për vendin e vet dhe popullin hjekakeq. Në motet kur hetohej synimi i zhbërjes së etnisë dilnin individë me një vetëdijësim më të kartë, dhe futeshin në veprimet e rezistencës verale a aktive, me propagim a me aktivitet të natyrës tjetër, që të mos mendohej se nuk di askush dhe nuk ka kush të përfaqësojë. Mandej, pasi kryhet ajo që ishte synim i tij, ai tërhiqej në jetën e rëndomtë, në mos edhe harrohej deri në mosqenje.

Nikollë Ivanaj, mbështetur edhe nga krijimet poetike, në fund të të cilave shënonte datën e krijimit të tyre si dhe vendin ku i kishte krijuar, jep të kuptojmë se “shteti” i krijuesit ka një shtrirje shumë të gjerë, aq sa gjysma e Ballkanit. Ai, pra, kishte lëvizur në hapësirën pikëtimor Shkodër, Hot, Triste, Malësi e Shkodrës, Podgoricë, Raguzë, Bukuresht, Romë, Luma, Prizren, Shkup, Stamboll, Korçë, Sofje, Korfuz, Fushë e Kosovës, mbi det të Adriatikut, Vlorë, Lezhë, Durrës, Orosh i Mirëditës, Dibër, Malësija e Dibrës, Elbasan, Linas, Krujë, Viri (Zeta), Neszider (Hungari), Kautzen, (Austri), Cezmja e Koplikut, Grizhe, e Koplikut, Paris, Bjeshkë e Kelmendit, Neë York, Boston, Nemi (Romë), Dozendorf (Austri), dhe njëkohësisht shkrime të datave të evidencuara: 28 Nanduer 1937, 29.XII. 1894, 25 Tetuer 1895, 1901, Mars 1905, 1.I.1906, 20.IX.1907, Qershor 1908, 15 Qershuer 1911, 17 Fruer 1921 e kështu me radhë viteve.

Krijimet poetike të cilat ai shkroi në këto vende që cituam dhe në ato data që përmendem, u përmblodhën në një vëllim të vetëm dhe u botuan pastaj më 1944 në Tiranë, me emrin “Lulet e pasosme”, emër simbolik, dhe me një ndarje shënuar si nëntitull: I Vjersha kombëtare dhe II. Lyra. Botimin e bëri shtypshkronja e shtetit. Kështu, cikli i parë përmban 60 krijime, kurse cikli i dytë 19 poezi, duke e përjashtuar edhe parathënien e vëllimit, që është shkruar në formën e poezisë. Të dhënat dëshmojnë se përgatitja e librit ishte bërë në Shkodër, më 28 Nanduer 1943.

Dy motive, dy linja përjetuese

Nikollë Ivanaj nuk e mësheh qëllimin jetësor, përkatësisht nxitësit e frymëzimit poetik: Atdheu dhe Dashuria. Këto dy motive të krijimeve të tij poetike, ai edhe i ndanë në cikle por edhe i deklaron që në ballinë të librit, që nuk lë mundësin e hamendësisë së lexues-studjuesit. Në të vërtetë, duke qenë se ai lëvizi, veproi, organizimi kryengritje, përjet po burgosje e internime edhe në shtete të huaja, shpirti i tij i ndjeshëm prej artisti, thuri edhe vargje si dëshmi përjetimi, qoftë për ta ngrohur shpirtin e shtypur robërijet qoftë për ta deklaruar publikisht lëvizjen dinamike të jetës së tij përplot krajata. Vetë titujt e peozive shpjegojnë shumçka nga subjekti i shkrimit, pos që leximi më pastaj ta mundëson njohjen me fuqinë krijuese sa edhe përjetimin emocional në çastin e krijimit, i cili ndikon po aq të lexuesi.

“Shpnésa é Shcýpeniis” e Nikollë Ivanajt e Raguzës

Autori duke qenë se parësore kishte atdheun, shtegëtimet përcjell me përjetime të rënda dhe të paparashikueshme, i përjeton thellë edhe si mall mërgimtari, edhe si adhurues simbolësh kombëtare, edhe si krenari me qytet historike të vendit të vet apo edhe si plotësim tashti artistik i pjesës së “vrazhdët” të veprimit politik.

Mbi të gjitha poetin e shpie përpara një besim i fortë në një të ardhme të mirë sa edhe në përjetësinë e ekzistencës së Atdheut – Shqipërisë, siç thotë në vjershën njëstorfëshe “Besoj” që mune të mirret si e para si krijim poetik edhe si mesazh:

Mos të besojshë së Shqipnija
Do të rrnojnë përgjithmonë,
Do të dojshe, që Perëndija
Të gjithë Botën t’e rrënojnë!

Ky krijim i 29 gushtit 1894, ua lë vendim krijimeve më të gjata, më artistike dhe me një tematikë më kuptimore e domethënëse. Edhe pse nuk ka kohë ose nuk është i përcaktuar të bëhet poet e vetëm i tillë, Nikollë Ivanaj sikur le të kuptohet me shkrimet e tij se ka talent, si rrgulla shkrimi, e mbi të gjitha krijimtarinë e ka rezultat të frymëzimit. Ai pra referon përherë rimën dhe vargun strofik dhe gjatësia shprehëse është e ndryshme, nis nga sasia një strofëshe e deri te ajo 25 strofëshe, gjithnjë katër vargëshe.

Kur aktivisti i çështjes kombëtare mirret edhe me krijimtarinë letrare, është e pamundshme që t’i ikën ndikimeve reciproke. Ato sikur e plotësojnë njëratjetrën dhe e bëjnë atë më fundkcionale e të besueshme: e para është jashtësia, deklarative e njeriut, kurse e dyta është shpirtërorja e brendshme e poetit.

Kështu Ivanaj vepron në një anë dhe lë “testament” në anën tjetër, ose atje ku nuk mund të mbërrijë zëri i tij i deklarimit, arrinë patjetër letra e shkruar e përjetimit.

Titujt e poezive, shpjegime deklarative të vjershave

Nëse te krijuesit e tjerë titulli i krijimit është rrjedhojë e përmbajtjes, të ivanaj manifestohet e kundërta, titulli i kushtëzon krijimin e përmbajtjes. Si ta lexosh titullin “Udhëtim – mërgim”, ose “Malësisë së Madhe”, ose “I burgosun!”, ose “Shpnesa e Shqpinisë”, ose “Shpatës Skënderbeut”, ose “Kosova”, ose “Flamurit”, ose “Bashkim i Shkodrës me Atëdhje”, e tjerë, vetiu të vetë mendja te fati historik i njeriut dhe i etnisë që gjasonin aq shumë në kohëra fti i njërit i rëndë, fati i tërësores në rrezik.

Krijimet janë vitesh të ndryshme, përjetimesh të ndryshimeve sistemore e politike po aq të larmishme, andaj edhe mesazhet poetike kanë aktualitetin deklarimor vtëm në raport me kohën, e stili dhe forma shkrimore është e njëjtë, vetëm se ndryshojnë anët formale, si të gjatësisë së vargjeve, rimës, ose se disa krijime janë se atë e disa stdofike katër a gjashtë vargëshe. Sido që të jetë ana formale, ato gjithnjë prekun dhembjen shpirtërore të Ivanajt vetëm për fatin e atdheut, duke shkrirë artistikisht synimet grabitcare të fqinjëve ose shprehjen deklarative të qarqeve diplomatike evropiane. Po sjellin stdofa nga poezi të ndryshme për dëshmim:

Dijmë se fajet ende të na janë,
Se prishë jena me trup dhe me shpirtë,
Se të parët tonë, der që të mira banë,
Faqe të bardha shumë na qitne në dritë. (1905)
(…)
Veçse për njerëz që janë t’egjër shqimë,
sikurse na, në shumicë, fatzezë,
që edhe sa dijmë shtihena se s’dijmë,
si shpirtëposhtër me shum të këqija vese.
Mosni, pra, ma shqipëtarë
Kështu se ashtë shumë mbarë!
(…)
Por, shpnesoj, se as ti Greqi
Qëllimet s’ke me i a mbërri:
Se epiri asht i yni,
Do të jenë së bashku me shqiptari!
(…)
Flamurë i kuq, me shqype të zezë,
Hidhur madhështuer n’erë tëdlirë!
Flamurë i shenjtë, që zëmbrën m’ke ndezë
Hidhu përjetë në shqypëni të lirë!
(…)
Në një fushë rrethue me tela,
Si në lulishte të shtasve egra,
I burgosun – me gjini të poshtër –
Jam në mënyrë që merrë mndera.

Lirikat e Ivanajt ose kujtesa e përjetimeve intime

Kritikat e Nillë Ivanajt vecsa e plotësojnë poertetin njerëzor të këtij poeti që atdhetarie e kishte degëdisur ku lenë e ku perëndon. Ai me këto shfrymje emocionale dëshmon se para së gjithash është njeri, që, si gjithë të tjerët e do jetën, dashurinë, njeriun, por…

Disa nga poezitë e tij janë përkushtuese, për ato që ne ua mësojmë tshti vonë vetëm emrat, si Livije, Zojës P., Në poeztië e tilla ai sikur shpurpurishë madhështinë dhe domosdoshmërinë e dashurisë, përjetimet e çasteve të tilla, sa edhe në raste e përjeton hidhësinë e rëndë të tradhëtisë ose vetëm të dyshimit që krijon ajo. Ai kujton që takimin e parë, përkatësisht puthjen e parë, titull që e mban edhe poezia, e vitit 1915 në Shkodër, dhe përcjell “kronologjikisht” fazat e përjetimi senzual.

A e dinë kur u puthme së pari
N’atë pyllë shejtë të dshtënisë,
Në mjes luleve, të pëmve, bari,
Kur ishim në kulm të lumënisë?

Emocionet përjetojnë digresione e rënje nga raportet erotike, që autori s që do t’i mësheh. Edhe dhembjen e tradhëtisë, edhe vajin e mëninë, dhe dyshimin e gërshëtimet e dashurive: atdhetare + erotike.

O e shkreta zëmbra e ëme,
Sa e fortë paske qillue!
Shumë vuejtje, si nuk plase,
Sa shumë mujte me qindrue?!

Pavarësisht se ky cikël është i varfër edhe artistikisht, ka peshën e vtë përmbyllësore artistike të një portreti poetik.

Biografike

Nikollë Ivanaj është i lindur në vitin 1879 në Triepsh të Grudës. Që heret u ngjit në interesimet e aktivitetet atdhetare, andej nuk i zuri këmba vend, duke kërkuar “tanë dynjanë”. Ishte organizator i kryengritjeve të mëdha antiosmane 1910 – 1912. Po ashtu ishte edhe delgat për çështjen shqiptare në Konferencën e Paqjes në Paris (1919-1920).

Jetën e mbylli në Tiranë, më 1951. Ai ishte angzhuar edhe në propagimi me shkrim të çështjes kombëtare, duke menduar efektin tjetër, duke bouar në Dubrovnik gazetën “Shpnesa e Shqypënis”. Po ashtu drejtoi organet: “Lidhja Kombëtare” (1915), “Koha e re”, “Republika” (1923-25).