Sëmundja e lopëve” Gungara” dhe primitivizmi ynë politik?!

0
2358
Skënder Mulliqi - Dhimo Kote

Nga Skënder MULLIQI

1. Sikur Kosova të mos ishte në krizë politike dhe në krizë të thellë ekonomike, si dhe e goditur edhe më shumë fenomene negative të cilat lidhën më jetën, sigurisht së gazetarët, publicistët, por edhe qytetarët do të merreshin më pak më temën e politikës. Është bërë e pa shmangshme tema e politikës si në takime më miqë, gjatë rrugës, në restorane, kafene në shtëpia, dhe në mese të tjera. Tema e politikës është imponuar në mënyrën më të keqe të mundshme, nga ata të cilët e morën timonin e shtetit.

Së iu mungon përgatitja profesionale për profesionin e politikës tashmë të gjithë e dimë. Por, pak kush ka besuar së janë ngjitur në skenën tonë politike keqpërdorues aq të zellshem. Pak kush e ka besuar së do të kemi punë më njerëz kaq primitiv karshi shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjithshme. Nuk kemi besuar së në mesin tonë kemi njerëz aq përfid, aq dinakë, të cilët do ta plaqkisin pa dhimtë Kosovën.

Në këtë shkrim dua të kalojë pak edhe në një temë tjetër, por e cila lidhët po ashtu më jetën. Është paraqitur sëmundja lopëve e cila mësova së quhet “Gungara” nese është e sakte, nga ajo së lopëve në shpinë po iu ngritkan gunga si sëmundje e rrezikshme e lëkurës. Shumica sot në Kosovë, veqmas në katunde mbajnë nga një lopë, por kemi edhe fermerët e ndryshem të cilët kultivojnë blektorinë më shumicë. Po ndëgjojë së kan filluar nga kjo sëmundje lopët e tamlit si thuhet tu ngordhin masovikisht, duke i lënë shumë familje më së keqi. Pak kush deri me tash po interesohet për këtë punë nga organet relevante të shtetit…

Disa blektorë thonë së kan filluar të vijnë do vakcina por ato po shiten nën dorë më çmime të larta. Disa të tjerë tregojnë së zyrtarët u kan thënë të presin së do të ketë vaksina që do ti shpëtojnë këto lopë të cilat po ngordhin përditë në Dukagjin. Unë pak kam informacione së si qendron kjo punë në nivelin e Kosovës… Duke komentuar këtë pritje të gjatë për vaksinim të lopëve, njerëzit të mllefosur thonë, së jemi pajtuar tash më këtë pushtet, që nuk i bëhët vonë kurrë.

Nuk kemi qka të bajmë thotë tjetri, së këta nuk po interesohen për njerëz të cilët po vdesin pa egjel siq thuhet, nga sëmundjet e ndryshme, e po e kanë dert punën e lopëve tona?! Kompetentet sigurisht e dinë së kjo sëmundje është paraqitur edhe vitin e kaluar në Greqi, Bullgari dhe Maqedoni. Nuk mund ta kuptojmë interesimin kaq të vogël për një çështje jo të vogël për bujqitë tanë, të cilët shumica lopët i kan të vetmin burim të jetës. Kjo lë të mbetet në ndërgjegjen e tyre të vrarë.

2. Edhe një krahasim ndoshta krejt më ndryshe po që njeriu nuk mund t’i ikë. Gjatë krejt pas luftës na ndodhën edhe shumë vrasje para syve tanë, madje patem edhe disa vrasje për motive politike. Ato nuk u zbardhen kurrë deri me sot .Sipas disa raporteve policore dhe të Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, thuhet së deri me tash kemi pasur afër 1500 vrasje në Kosovë.Edhe shumë raporte ndërkombëtare flasin për nivelin e lartë të krimit dhe korrupcionit.

Kemi pasur edhe sygjerime të shumë burrë shtetasëve të botës dhe nga miqët tanë amerikanë që krimi të luftohet pa dallim. Edhe kjo gjë ka hasur shumë deri me tash në veshët e shurdhër. Gjithmonë inskenuan kasta politike marifete tjera për ta zhvendosur vemendjën e qytetarëve nga problemet qenësore. Këta në krye të shtetit po na japin shëmbuj më bollëk së këto pozita të larta shoqërore nuk i merituan.

Po shpërfaqën së janë vëtem një grup njerëzish të cilët i ka ba bashkë ruajtja e pasurisë së pa ligjshme dhe ruajtja e pushtetit apsolut. Me Demarkcionin janë zhveshur në tërsi edhe si njerëz më shpirt të shitur, të cilët e kan qitur në plan të dytë punën e Kosovës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë e vetmja rrugë e daljës nga kriza institucionale e gjatë, dhe e vetmja rrugë që të zgjidhen ashtu si duhet të gjitha problemet e shumta të grumbulluara, më kusht që ti zgjedhim njerëzit kredibil në pushtet…