Tregim nga libri: “HAPUR TROÇ SHQIPTARÇE”
Sali Leka
Një fjalë e urtë shqiptare thotë: “Kur i marri, i thati don të bëhet mbret si gomari del e pëllet i ngrati që ta dëgjojë hallku e FRATI”.
Fjala është e lashtë shtatëmijë e pesëqind vjeçare por aktuale edhe tani në shekullin XXI.
Në 11 Janar 2021, në Tiranë doli i marri e tha: “Edi Rama me qeverinë, ka shkuar në Dubai, e la në pikë të hallit Shqipërinë. Nëpër televizione u kapërdisën analistë ekonomistë duke bërë llogarinë. Në Dubai, dy pjata me meze kushtojnë sa dy banka me 200 milion euro. Edi Rama me qeverinë ka ngrënë 40 pjata të mbushura plot në lokalin luksoz me pronar Nustreti ustait. Darka e Dubait do të varfërojë dy milion Shqiptarë.
Edhe tani populli nuk ka bukë të hajë. Edi Rama me qeverinë e kanë vjedhur pasurinë”.
Unë nuk shikoj emisione televizive, por këto fjalë mi treguan në telefon dy burra të njohur lexues të apasionuar të tregimeve të mia artistike faktike. Edhe unë i tregova të vërtetën. Flas pak në telefon, por ju ftoj në lokalin “FLLADI KLIMATIK” në Tiranë, të pijmë kafe, raki dhe të bisedojmë me dituri e harmoni. Takimi ditën e Enjte 14 Janar 2021, ora 17 mbasdite.
Unë shkova i pari, u ula në tavolinë. Erdhën dy burrat shumë të zymtuar, të egërsuar, duke u ankuar për varfërinë që ka pllakosur Shqipërinë mbas darkës Dubait të Edi Ramës me qeverinë. Dy burrat mua më thanë: “Kemi lexuar tregimet e tua Sali Leka me lavdërime për Edi Ramën hajduti me oligarkët, por tani e tutje nuk do ti lexojnë më tregimet e tua. Ti Sali je puthator e sahanlëpirës i Edi Ramës. Lavdërohesh se je shkrimtar i madh, por në fakt je zagar luadh”.
Edhe unë u fola u tregova: As isha, as jam puthator, as sahanlëpirës, as zagar, por isha e jam besimtar Hyjnor, vizionar shembullor, shkrimtar eposik mendimtar liberator modernist i kulturuar, i dituruar, guximtar jetik i betuar. Edi Ramën e kam lavdëruar dhe do ta lavdëroj. Edhe argumentoj e vërtetoj: Edi Rama nuk ka shpenzuar asnjë lek, as euro, në darkën e Dubait, dhe as ka për të shpenzuar.
Edi Ramën me qeverinë e ka qerasur Sheiku i Dubait agai i Sinait, pasaniku i madh i Europës dhe Afrikës. Deri në vitin 2017, pasaniku më i madh i Amerikës, Europës e Afrikës ishte miliarderi Hebniko Amerikan Georgi Soros, dhe e ka financuar Edi Ramën.
Në Janar 2021, ka filluar me i financuar edhe sheiku i madh i Dubait Afrikan.
Tani Edi Rama ka dy financues të mëdhenj galopant Sali Berishën e ka financuar Damir Fazlliç pasaniku i madh boshnjak obskurant.
Edhe Mihail Delijorgji pasanik i madh Libanez e Qipriot.
Edi Rama triumfatori eposik dhe fitimtari jetik mbi darkat e Dubait, mbi varkat e ustait, por unë dua që Edi guximtari të dali edhe mbi barkat e NOU NUHU RABINAIT. Për të dalur mbi barkat e Nout Edi guximtari duhet të bëhet edhe solid vizionari, Edvin iradin filozof e teuratik ilminik, por edhe besimtar, Apostolik Aderik.
Dy burrat e njohur më thanë: “Ore Sali Leka, çfarë thua kështu? Neve kemi dëgjuar se hasreti Nou NUHU ishte endacak, udhtonte me gomar si Nastradini dhe asnjeri me sy nuk e shikonte”.
Kurse unë u tregova: Mos e dëgjoni botën, por dituroni kokën, mos shikoni ngjyrën, por pastroni letyrën e largoni mënxyrën.
NOU NUHU RABINAI nuk ishte endacak e varfanjak, as frikacak e alabak, por ishte pasanik kolosal fisnik bajrak e bardhak i dy kontinenteve Europë e Afrikë.
NOU NUHU RABINAI ka jetuar më shumë se çdo njeri në botë 250 vite.
Nou dijetari vital, profet i bekuar me pasuri mbi çdo profet që nga Jakobi, Solomoni, Moisiu, Jahjai, Musai, Sulejmani, Jozefi, Jusufi, Abrahami, Isaku, Ibrahimi, Ismaili, Samueli, Muhamedi, Pejgamberi Islam Arabo-Berberin, pasaniku i madh i shekullit VI të erës sonë të re.
Pasanike ishin edhe dy nuset e Muhametit, Hatixheja e Aisheja. Shumë pasanike ishte edhe nusja e 13 Mehineja e bija e princit Jemenit. Për Mehinijen do të shkruaj në Prill 2021. Është Jubileu 1450 vjetori i lindjes Muhamedit Prill viti 571.
Në Qershor 2022 është Jubileu i NOU NUHU RABINIT, profeti me shumë mrekulli monumentale madhështore mbarë botërore.
Për NOUN dhe anijen e tij gjigande oqeanike me 2 mijë barka, varka e kaike deti do të shkruaj në qershor 2022, por sot theksoj: NOU NUHU RABINAI profeti përpara kohës Zamanit, Faraonit, Paganit dhe Justinianit perandori romak Albano Mesaplik pellazgjik në Gadishullin Ballkanik.
Në kohën e Faraonit e Zamanit ka jetuar predikuar Abrahami profeti i lumnuar i 12 kombeve Abisini, Somali, Sudan, Siri, Libi, Tunizi, Liban, Izrael, Palestinë, Egjypt, Marok, Algjeri.
Jubileu i Shenjtëruar i Abrahamit është në muajin Mars 2025, por sot do të tregoj diçka simbolike nga 255, veprat shinike të dobishme jetike të Abrahamit.
Po e filloj pa hezitim. Bashkë me nusen e parë Sara sojnike mendimtare filozofike teuratike Abrahami Apostolik shkoi në Misir Egjipt duke predikuar Fenë e vërtetë të ZOTIT, por Faraoni pagan e dushman, Ramsesi hashamani me dy mijë mazlluk e kapi Abrahamin e i tha: “Do të vras Abraham, ashtu si vras skllevërit kur sëmuren”.
Kurse ata që nuk duan me punuar me dëshirë, u lidh këmbët me zinxhirë dhe ndërtojnë piramida me pahirë. Nuk ka Zot në qiell, as mbi tokë, por ka faraon në botë”.
Abrahami i tha: “Zoti i lind njerëzit, i rrit dhe i vdes, por i don shumë. E ti faraoni Ramses, as i lind, as i rrit, por i vret se nuk i don, i urren”.
I urren njerëzit që lind e rrit ZOTI dhe i vret pa mëshirë, se nuk je dijetar, as besimtar. Ishe e je faraon, mbret e dovlet, por as ishe as je me vizion, as profet e hasret me lezet e kijafet ashtu si unë Abrahami besimtar i ZOTIT lart në qiell mbi diell, por shikon edhe në tokë, dëgjon fjalët e mia edhe fjalët e tua.
ZOTI i qiellit, universi galaktik shikon edhe veprimet e tua të liga që i bën tinzisht hallkut e publikut, bashkë me ysmeqarin tënd të shtrembër rrakitik e munafik.
Faraoni i tha: “Ysmeqari im besnik të ka servirur e psonisur dy gota verë të bardhë e dy gota sherbet rrushi kuq, për Ty Abrahim e për Saran bukuroshe”.
Abrahami i tha: “Nuk i pi! As ti mos i pi! Ysmeqari i ka helmuar dhe helmi vdes çdo njeri edhe mua që jam profet i bekuar i ZOTIT”.
Faraoni i tha: “O Abraham ti qenke me të vërtetë profet i bekuar nga ZOTI, por edhe i dituruar.
Sherbetin ysmeqari e ka helmuar, por unë e kam urdhëruar. Aman o Abraham si e keni kuptuar?
Aman o Abraham më trego kush Ty të ka mësuar me kuptuar edhe me sy pa i shikuar? Aman o Abraham me trego pse unë të urrej ty dhe dua të vras me shpatë, të shpoj me shigjetë, të vdes me helm të hidhur?
E ti Abraham nuk më urren mua e nuk don që unë të mos vdes, por të jetoj?
Unë Ty Abraham do të shpërblej me 200 napolona flori. Babai e gjyshi i kanë vdekur, i kam ballsamosur, i shikoj, por ata nuk flasin, as shikojnë.
Unë Abraham dua të shikoj e të flas edhe mbasi të vdes. Sidomos dua të shikoj e të flas me Ty Abraham. Ti qenke vetë Zoti në tokë.
Aman o Abraham më bëj mua, të shikoj e të flas edhe mbasi të vdes i ballsamosur?
Do të mbush me pasuri të madhe!
Do të jap dy mijë e dyqind napolona florij!
Abrahami i tha: “E o faraon o mbret e dovlet i fortë, i pamposhtur! Për Ty e për mbarë njerëzimin do të bëj dy mrekulli madhështore, por dua dy muaj afat kohorë ditor.
Faraoni i tha: “Kam 20 vite, çdo ditë vras e gri, por nuk kam gëzim as lumturi, as rehati, as harmoni me asnjeri. Edhe dy muaj do të pres Abraham, të shikoj me sy dy mrekullitë e tua të mahnitshme.
Edhe unë me kaq për sot. Mrekullinë e parë të Abrahamit do ta tregoj në Mars 2021.
Mrekullinë e dytë do ta tregoj në Mars 2025.
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Shënim special ekskluziv specifik me fragmente prozaike.
Dy burrat e njohur thanë: “Sali neve u penduam. Do ti lexojmë tregimet e tua”. Unë u fola: Mos thoni u penduam, por u betuam me lexuar tregimet e mia jetike, të mrekullueshme faktike. Edhe unë betohem do të shkruaj e do të tregoj akoma fakte konkrete me ngjarje të vërteta.
Opozita e rrënuar e kamufluar nuk do të dali e fituar me 25 Prill 2021. Nuk ka elektorat, por ka televizione e gazeta të shtrembura regresive.
Edhe Faraoni, Keopsi kishte tellall e xhelat, shkrime në pllaka guri e në lëkura shelgu papyrus, por të padobishme si librat e Marksit e të Enverit. Sali Berisha, Lul Basha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, pasardhës të angazhuar të Enverit e Ramizit janë iluzionistë të pakonceptuar. Kanë menduar e mendojnë se me fjalime pompozike doktrinike do të fitojnë në votime rrakitike ashtu si duan ata.
Në fakt ata nuk fitojnë edhe sikur Ilir Meta të firmosi dekret special juridik “Tërë deputetet e parlamentit, ministrat e qeverisë socialiste dhe politikanët e partive politike çdo muaj të heqin, të pakësojnë nga rroga e tyre 20 mijë lekë, për familjet që ka varfëruar Edi Rama”
Në fakt Edi Rama është e do të jetë fitimtari e triumfatori i shkëlqyer.
Edi Rama guximtari i admiruar, vizionari i pëlqyer.
Asnjë familje shqiptare nuk ka varfëruar.
Asnjë familje shqiptare nuk ka vjedhur ashtu si vodhi Aleksander Meksi në firmat piramidale kusare, korruptive në vitet 1996-1997.
PËR DUBAIN DO TË SHKRUAJ PËRSËRI NË MARS PRILL.
ME SHUMË SE UNË PËR DUBAIN DIN EDI RAMA DHE ASNJERI TJETËR.
EDI RAMA ËSHTË SEKRETLI DHE I MBAN PËR VETE.
UNË JAM SEDERLI E NUK MBAJ ASGJË PËR VETE.
O SA DËSHIROJ QË EDI GUXIMTARI TË DIJË EDHE PËR ABRAHAM SINAIN E NOU NUHU RABINAIN.
ATEHERË DO TË BËHET SAKLLAM VIGAN VIZIONARI.
TIRANË, JANAR 2021.