AMERIKA NË SHTETRRETHIM

0
233
20 troops in Washington

Nga Binak MAXHARRAJ

Data 20 janarit nuk është një ditë e zakonshme në Uashington në kryeqytetin e Amerikës në Kapitol Hill… Kjo date është e veçantë sepse në çdo katër vjet, me 20 janar këtu në Shtepi mbahet ceromonia e ndërrimit te presitentit ne shkuarje dhe i atij ne ardhje. Ky është një ritual, i cili përseritet qe dy shekuj në Amertikë.

Por në këtë 20 janar, pra nësër, do te jetë diçka më ndryshe sepse nuk do te këtë shterngim duarsh midis Presidentit ne shkuarje Donald Trump dhe fituesit Joe Biden. Fytyra e vertetë e Donald Trump u pa me 3 nentor 2020 kur i humbi bindshëm, i cili u rebelua duke deklaruar se “unë kamë fituar dhe se zgjedhjet janë te manipuluara” dhe se nuk e pranoi rezultatin çfarë u tregua arrogant kur kundërshtarit nuk ia urojë zgjedhjën.

U ankua ne shumë gjykata ne te gjitha shtetet e Amerikës për ta përmbysë rezultatin, bile ju kërcënonte Guvernatorëve edhe ta ndrrojnë rezultatin. Nga te gjitha gjykatat e shteteve ku ai ishte ankuar, vlerësuan se zgjedhjte ishin te rregullta dhe së nuk janë gjetë kurrfarë manipulimesh ne rezultat. Por kështu nuk mendon njeri, i cili aksidentalishte në skenën politike të Amerikës nëvitin 2016 dhe me aksidentalishtë po largohet prej saj me velon e turpit te tij.

Donald Trump po ikën nga skena politike i turperuar, i cili për këto katër vite e udhëhoqi Amerikën me afera dhe skena skandaloze si brenda poashtu edhe jashtë vendit. Turpin me te madh ai e tregoi me 6 janar 2021 ne Kapitol Hill ne Uashington ku po mbahej kongresi për certifikimin e presidentit te ardhshëm Joe Bidën, qe as se nuk po mundet te pajtohet ne humbjen e tij dhe në fitorën e Bidenit. Më 6 janar 2021 ndodhi ajo çka nuk do te ishte dështë t’i ndodhë Amerikës, atë ditë ndodhi diçka e tmershme.

Dhe vertetë ate ditë jo qe u dridh Kapitol Hil, por u dridh e terë Amerika. Kësaj ndertese te shenjtë të demokracisë shekullore Amerikane ia kishin mësy turma të medha njerezish kryesisht militantë të Presidentit Trump, për ta penguar çertifikimin e zgjedhjeve. Turma ishte e madhe, e theu kordonin e policisë dhe ia mesyu ndërtesës, nëpër dyer, nëpër dritare, por edhe duke u kacavjerrë si zhaba mureve te ndërteses për të hyer brenda.

Ata mbrenda shkaterruan çdo gjë, demoluan zyret, shkaterruan dokumente dhe gjithëçka çfarë gjenin përpara. Gjendja ishte kaotike, e tmershme, trishtuese, u përleshën militantët e Presidentit Trump me garden e policisë, pati te shtena më armë zjarri me mjete te forta. Gjatë kësaj katrahure pati shumë te lenduar por edhe pesë te vdekur.

Këtu po vritej demokracia shekullore amerikane!

Gjendja ishte kaotike sa qe Kongresi ndërpreu punimet për t’u strehuar, sepse nuk u doli në përkrahje dhe ndihme presidenti i rrexuar Trump. Thjeshtë po ndodhte një tentim grusht-shteti nga vete presidenti i rebeluar dhe mentalisht i çekuibluar. Bota po çuditej se çpo ndodhë ne Amerikë ne qendrën e demokracisë boterore. Si është e mundur kjo.

Kryetarja e Kongresit, demokratja Nancy Pelosi këtë e quajti “kryengritje te armatosur”, ndërsa udheheqesi i republikaneve ne Senat Mitch MeConell e akuzoi Trump ”për organizimin e trazirave ne Kapitoll Hill”, ndërsa Udheheqesi i demokrateve ne Senat, Schumer, shkoi edhe me larg, duke thanë se ”Trump është kërcënim për rendin tonë kushtetues, pavarësisht nëse ështe në pushtet apo jo“. Shpejt u mblodh Kongresi, i cili e votoi nje rezolutë për shkarkimin e tij, për te cilën do te vendosë edhe Senati.

Po ti nuk mund ta vrasish demokracinë shekullore te Amerikës ,ajo i ka rrenjet e thella, edhe shume shekuj para se më ardhë të paret tu ne këtë vend te shenjtë, te cilin ti tashti pasi u bere miliarder edhe don ta shkaterrosh.

Pra, president Trump sot po ikë me dhunë nga Presidenrca, sepse ajo nuk është për ty, nuk është për tipat injorant dhe hipokrit siç jeni ju, nuk është për ata qe ia vejnë thikën pas shpine vendite te vetë, ne vend se ti lufton grupet mafioze, kriminele qe tentojnë ta shkaterrojnë shtetin, ti president u bere edhe me rebel edhe me mafioz se sa bandat e Amerikës. Ikë Z. Trumb, do te mbetesh ne vetedijën e amerikanëve si një njeri skandaloz, arrogant, si njeri te cilit populli nuk i beson.

Dhe sot ti ne Kapitol Hill ku bëhet ndërrimi i dy presidenteve, ti nuk do te jesh, sepse nuk ke fytyrë, qe te jeshë aty i pranishëm, sepse e zgjodhë rrugën e bojkotit edhe te ceromonisë shteterore me rastin e inaugurimit te presidentit te ri Joe Biden.

Por, për çdo eventualitet sot Amerika e ka marrë te gjitha masat e sigurisë. Të gjitha Kapitolet ne secilin shtet janë te rrethuara me mbrojtje por edhe me sigurin e ushtrisë, policisë dhe gardes kombetare si ne shtet rrethim, sepse kanë firig nga pabesia e jote se edhe sot sikur me 6 janar do ti ndërsesh ninxhat tu, vakabondat, militantet e mashtruar nga ti për te prishë ceromonin e inaugurimit të presidentit Jor Biden. Por nuk do t’ia dalish.

E përsa i perket trazirave të 6 janarit 2021, përgjegjësia qëndron mbi ty dhe se do të përgjigjësh për tradhti kombëtare.