Përfaqësuesit e partive politike Nisma, AAK, PDK dhe ne ish të burgosurit politikë pretendojmë se UÇK-ja është burim i yni, kujt t’i besohet?

0
263
UÇK - KLA

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Edhe se janë shpallur zgjedhjet e parakohshme koha për fushatë nuk është akoma, por disa parti politike veç kanë filluar qe t’i shpalosin dhe t’i publikojnë programet e veta duke e thyer edhe zbatimin e rregullave mbi pandeminë. I tillë është edhe Fatmitr Limaj i cili nuk len skutë pa u prononcuar?

Është shumë keq qe në emrin e viktimave të bëhet garë, e aq me neveritëse është qe në këtë fushate të keqpërdoret emri i UÇK-së nga Fatmir Limaj.

Mesazhi e tij duke u përpjekur qe t’i josh ata qe dhanë maksimumin në krye me Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës se lavdishme. Te citojmë fjalimi e tij si me poshtë:

“Të dashura familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare,

Të nderuar qytetarë e përkrahës,
Jam tejet i lumtur që ditëve të fundit shumë familje atdhetare anekënd vendit po i bashkohen projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Vlerat kombëtare për mua dhe bashkëpunëtorët e mi janë të shenjta dhe për këtë, u jam mirënjohës e falënderues çdo familje, çdo bashkëluftëtari e qytetari të vendit tim, që janë duke u bërë krah i fuqishëm i yni në mbrojtje dhe fuqizim të tyre.

I falënderoj e mirënjohje qytetarëve e bashkëluftëtarëve dhe familjeve, që po i bashkohen projektit tone ”a nuk është kjo fushate parazgjedhore”?

Nga ky dhe nga kjo figure e ndiej veten si jashtë këtij nënqielli, duke mos me i hyrë ne hak si pjesëmarrës i Luftës Çlirimtare të Kosovës, por me këto gjera nuk ecet përpara ne një përvetimi apo edhe me interesa te njëanshme. Kujt t’i besohet tani Fatmir Limaj përfaqësues i Nismës donë ta përvetoj UÇK-në dhe konsideron qe te behet sinonim i tyre.

Në anën tjetër PDK-ja pretendon se është përfaqësuese e UÇK-së! Nëpër media flitet se Ramush Haradinaj është, po ashtu i krahitut të luftës, po ashtu edhe ne ish të burgosurit politik pretendojmë se celulat e para te UÇK-së kane lind pikërisht nga ne atëherë, lind pyetja kujt ti.

Ne fatmirësisht e kemi pas vetëm një UÇK-së qe i parapriu lirisë se Kosovës nga okupatori serb. Prandaj duhet ta konsiderojmë qe UÇK-ja është e jona e te gjithëve kosovareve duke i përjashtuar tradhtarët dhe ata qe po mundohen ta përvetësojnë për përfitime dhe me qellim te përçarjes! Por me këto tendenca po i prishim imazhin me profiterët e saj siç vepron Tatmir Limaj me synim të përfitoj ndonjë votë ne emrin e UÇK-së, prandaj i them Fatmir Limajt dhe te tjerëve mos e keqpërdorni UÇK-në se nuk mbahet gjeli ne natën e bajramit nëse nuk ja ke bere hyzmetin ma herët.