NË MANDATIN E PARË TË PRESIDENTIT JOE BIDEN KOSOVA DO TË ANËTARËSOHET NË OKB, KURSE NË MANDATIN E DYTË NË BE

1
219

Nga: Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Suedi, Förslöv, 15.01.2021

Të gjitha analizat na qojnë në këtë drejtim, pa asnjë mëdyshje. Nisur nga fakti, duke studiuar zhvillimet poltike, pastaj idenë e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, sidomos në përzgjedhjen e ekipit të tij të mrekullueshëm, adminitsratën e Re, që do të udhëheq SHBA-në, në veçanti në planin e politikës së jashtme, Joe Biden si duket ka vendosur në prioritet që të vazhdon realizimin final për Kosovën, duke e anëtarësuar në OKB gjatë mandatit të tij të parë, kurse në të njejtën kohë përgaditë planin për manadatin e dytë që Kosova të anëtarësohet në BE. Sigurisht se mbështetës më të fuqishën në këtë drejtim pas SHBA-ve, do të jenë edhe Gjermani, Anglia, Izraeli, Vatikani dhe shtetet tjera mike.

Më 20 janar 2021, kur pritet që Joe Biden të betohet si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe do të hyj në Shtëpinë e Bardhë, në të njejtën kohë shqiptarët në trojet etnike shqiptare dhe anembanë botës do t’a festojnë këtë Ditë të Madhe, këtë fitore që do t’i shërbej botës demokratike për lirinë e popujve që ende janë nën sundimin e regjimeve të huaja. Për këtë nuk ka asnjë dilemë, përderisa Joe Biden është njohës dhe kontributdhënës i drejtëpërdrejtë i pavarësisë së Republikës së Kosovës, kontribut ky që ai do ta qon deri në përfundim. Kurse populli shqiptar përkrah lapidarit të ish-Presidentit Bill Klinton në Prishtinë, do t’a ngrit lapidarin tjetër me meritë edhe për Presidentin Joe Biden.

Populli shqiptar, e ka mirëpritur zgjedhjen e Joe Biden, President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si njëri ndër miqtë më të afërt të Kosovës dhe popullit Shqiptar.

Demokracia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të triumfon me Presidentin Joe Biden në tërë Botën.
Shqiptarët e duan Amerikën.

Zoti e bekoft Amerikën dhe Presidentin Joe Biden.

1 KOMENT

  1. Se pari, nuk dihet e do të kete dy mandate Joe Bajdeni.

    E dyta, anëtarsimi ne OJQne OKB eshte zero ne kuptim te çfarëdo perfitimi per Kosoven

    E treta, per BE si nje klub ekonomik nuk pyetet Amerika por pisat Europian ne krye me krye pisat e llojit Suedia, e cila e shperbleu mbeshtetesin e vrsjes se Shqiptareve me Çmimin Nobel.

    KOSOVA DUHET M’U ANTARSUE VETEM… DHE EKSKLUZIVISHT VETEM NE NATO.

Komentet janë mbyllur.