Shkruan Asllan Dibrani
Pamje e Logos dhe Vulës së Unionit Kulturor Artistik i tri Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë. organizatë jo qeveritare.
Këto ditë u mbajt një takim kulturor nga Këshilli organizativ i Diasporës dhe Bashkësia Lokale për fshatrat Dushkajë (ish Dabishec) – Gjelbrishtë (ish Hajkobillë) – Murrizajë (ish Gllogovicë). Në kuadër të manifestimit për herë të parë u organizua aktiviteti për nder të takimeve me bashkatdhetarë të fshatrave Dushkajë, Gjelbrishtë dhe Murrizajë. Për dy ditë rresht u organizuan aktivitete të shumta nga fusha e kulturës, artit, sportit dhe garat tradicionale.
Malësisë e Gallapit edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritarët e pas luftës, bijtë e vet nuk e harrojnë, por atje dita e 13 dhe 24 Gushtit 2016 u shënua dhe ishte madhështore me gëzim e lot pas 30 vitesh.
Pas 30 vjetësh Dushkaja i tuboj banorët e vet nga Kosova, Evropa, Australia dhe Amerika, takimit ju bashkuan edhe të moshuar madje edhe me humbje te të pamurit me sy!!!???
Takimi sipas koordinimit të këshillit organizativ filloi në orën 11:00, sipas programit të Unionit Kulturor Artistik i tri Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë. Ata dolën dinjitoz të organizuar në shumë pika me një portë të re, një kapitull i ri për këtë rajon nga e cila i bashkoj shumë bashkatdhetarë nga ,Kosova,Evropa, Australia dhe Amerika etj. Këtë takim e nderuan qytetarët mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit, biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave, që janë të shpërndarë në të katër anët e botës nga këto tri fshatra.
Aty pati edhe shumë bashkombas të Luginës së Preshevës qe pos lidhjes kulturore, ata i lidh ngushtë edhe e kaluara historike nga e cila, pos vija kufitare e Serbisë që i ndan padrejtësisht, ne jemi një popull, të një kulture dhe të një gjaku.
– Në takim morën pjesë shumë të moshuar dhe në karroca ivalidore, madje, madje edhe njerëz që e kishin humbur te pamuri me sy!!!. Erdhën të çmallen vetëm mes zërit qe nuk ja kishin harruar njeri tjetrit edhe në pamundësi e te pamurit. Pati gëzime hare e çmallje, por u shpalosen shume kujtim qe koha i kishte sajuar nën pluhurin e harresës?.
– Unioni Artistik Kulturor i krijuar nga vet organizatorët e këshillit nismëtar, që një kohë, ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila, kjo datë që të ishte e përgatitur që të shënohet me aktivitete të ndryshme siç u cek edhe më lartë.
-Pos fjalës hyrëse të takimit, himnit dhe flamurit u përshëndeten dhe u nderuan dy Dëshmorët e Kombit Azem Babiqi e Salih Matoshi nga fshati Dushkajë ish Dabisheci, po edhe dëshmorët e rajonit të Gollakut dhe ma gjerë qe rezistuan heroikisht në këto treva.
– Sipas planit ishte fillimisht një ekspozitë arti me çka u prezantuan disa punime. Prezantuesit e krijuesve në poezi dhe prozë u paraqiten me radhë në skenë qe lanë mbresa tek publiku. Poetët e rinj të grupit letrar “Fan S. Noli” i themeluar që 30 vite u riaktivizuar dhe i bashkuan penat,dijen dhe inspirimet e veta me motive nga fshatrat e tyre. Poezitë e tyre me tematikë kulture historike dhe dashurie ndaj vendlindjes dhe bukurive të natyrës e gërshetuan koloritin e të shprehurit të fjalës artistike dhe pasuruan këtë takim, por edhe begatuan një faqe të së kaluarës historike të kësaj ane qe nuk është shkruar kurrë.
Anëtaret e Jurisë për poezitë ma te mira ishin Arif Demolli, Shefqete Gosalci, Ramadan Dibrani, Ilaz Haziri dhe Shyqyri Sadiku
Nga juria e vlerësimit të poezive më të mira, ishin shkrimtari i madh Arif Demolli me renome ndërkombëtare i lindur në Murrizajë,Shefqete Gosalci poete,Ramadan Dibrani aktivist dhe njeriu qe nxori fletushkën e parë për këto tri fshatra me emrin Malësori .Grupi Letrar “Fan S.Noli” i themeluar në vitin 1979 u riaktivizua dhe ky grup letrar tani e tutje do të jetë aktiv në kuadrin e “Unionit Kulturor Artistik për tri fshatrat DGJM”. Ilaz Haziri krijues në skulpturë dhe drejtor i” Gjimnazit Eçrem Çabej” në Prishtinë dhe Shyqyri Sadiku profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë.
Këngëtarët që u prezantuan ishin Gani Demolli, Rizah Selimi, Shmesi Krasniqi “Shemi”, Selvete Bajrami, Besim Zeqiri, Skelqesa Sadiku, Vëllezërit Bekteshi, pos, Shefqete Gosalcit dhe Jeton Fetahi mysafir vullnetar mbesë e nip të kësaj ane, etj
Takimit i dhanë një jehonë të fuqishme edhe zëri i këngëtareve nga tri fshatrat që entuziazmuan i mahniten dhe i pushtuan zemrat e pjesëmarrësve me këngët që i kushtuan këtyre tri fshatra gjatë historisë. U zbuluan shumë këngëtarë që më parë nuk i njihte publiku që janë nga këto tri fshatra tonat theksonin të pranishmit në mes vete!!! Këtu pati mjaft këngëtarë e tri fshatrave të zhanreve të ndryshme si në këngën popullore, folklorike, të rapsodëve të muzikës klasike etj.
Këngëtarët që u prezantuan ishin Gani Demolli nga Murrizaja, Rizah Selimi nga Gjelbrishta, Shmesi Krasniqi “Shemi” nga fshati Dushkajë ish Dabisheci, qe i pari u prezantuar me këngën rok në Kosovë dhe bëri jehonë në gjithë Kosovën e më gjerë, Selvete Bajrami nga Gjelbrishta, Shefqete Gosalci mbesë e këtij rajoni shkëlqeu me këngët e saj, Besim Zeqiri nga Gjelbrishta, Rilind Dibrani nga Dushkaja, në mungesën e pianos nuk doli në skenë, Skelqesa Sadiku nga Dushkaja, Vëllezërit Bekteshi nga Murrizaja, Jeton Fetahi mysafir vullnetar, etj., e shoqëruan publikun gjatë dy ditëve. Pati edhe këngëtarë tjerë nga këto tri fshatra qe munguan me arsye.
– Dita e parë e takimit kulturor ishte shumë e pasur në prezantimin, përshëndetjen e të pranishmeve, Ekspozita e pikturës, poezia, vizita te varret e dëshmorëve, vënia e kurorave pran varreve të tyre dhe shfaqjet e herëpashershme të këngëtarëve që shpesh vallëzuan publiku së bashku duke e shoqëruar këngëtarin/ren.
– Dita e dyte e takimit me 14 Gushtit 2016 u shënua dhe ishte madhështore me gëzimin e te rinjve në sport qe u mbajtën në disa fusha dhe disiplina. E veçanta ishte prezenca për herë të parë e ekipit të” Klubit të Boksit Gollaku”.
– Garat u mbajtën në futboll, volejboll, shah, atletikë, hedhjen e gurit kërcim nga vendi në hapa etj. Dalja në skenë në ringun e improvizuar të boksit u reflektuar më shumë kënaqësi dhe duartrokitje të gjata.
Prezenca për herë të parë e ekipit të” Klubit të Boksit Gollaku” e udhëhequr nga referi ndërkombëtar Latif Demolli ishte një medalje në vete e këtij takimi. Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar që ndanë drejtësinë edhe në garat ndërkombëtare të boksit. Besim Ibrahimit trajner i këtij klubi me Donjeta Sadikun me ekipin e Boksit “Gollaku” demonstruan të parët para publikut disa shkathtësi dhe mjeshtri të boksit.
Donjeta Sadiku po ashtu i solli Kosovës medalje për mes mjeshtërisë së boksit nga fshati Dushkajë ish Dabisheci. Këta boksier zhvilluan nga tri meqë të boksit që ishte një privilegj i madh për këtë anë që pran veti patën aq sportistë të mëdhenj që i sollën Kosovës medalje të shpeshta. Edhe dita e dytë ishte e shoqëruar vazhdimisht me këngë e valle nga këngëtarët e këtij spektakli artistik.
Në fund u ndan shumë mirënjohje të gjithë atyre qe kontribuon për këtë spektakël artistik qe u realizuar me vetkontributin e Diasporës dhe me Bashkësinë lokale të Dushkajës ish Dabishecit.
Për këtë spektakël artistik ministritë e Kosovës nuk ndihmuan!?.
– I mbesim borxh publikut po qe nuk sqarojmë rastin e një publikimi në gazetën “Bota sot” me titull “Ditët e Diasporës në Dushkajë ish Dabishec” se gjeja e paskan përkrahur apo edhe financuar. Një autobusë flitet se paska qene i KK ‘Prishtinës mos u kofshim fale është dashur ta kthejmë se 6 pasagjere kane udhëtuar me te!
Nga mashtrimet dhe sabotazhi i disa njerëzve zyrtar duke e gënjyer anëtarin e këshillit tonë Bilur Muratin ,nuk ndihmuan fare madje edhe RTK si pasoje e gënjeshtrave të tyre mbeti pa u ftuar. Me plot përgjegjësi e themi se takimi nuk u ndihmuar fare nga komuna e Prishtinës as përkrahur,as nga ministritë tjera ,përveç Ministrisë se Diasporës qe ma tepër në formë morale se financiare e ka përkrahur nga e cila ishte prezent edhe z.Valon Murati ministër i Diasporës që i ndau mirënjohjet për kontributin e dhënë.
Kërkesat i adresuam në disa ministri na injoruan dh bojkotuan si zakonisht!?…
Ne si Këshill i kemi shtruar kërkesën me kohë qe të na ndihmojnë në organizimin e manifestimit. Kërkesat i adresuam në disa ministri si më poshtë:
1. Kryeministrit të Kosovës: Dr. Isa Mustafa.
2. Kryetarit të K. K në qytetit e Prishtinës Shpend Ahmetit.
3. Ministrisë së Diasporës Valon Murati.
4. Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar.
5. Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit 10000 Prishtinë.
6. Dr. Avdullah Hotit, Ministër i Financave.
Jemi shumë të indinjuar pse po ndodh tash gjithë kjo mospërfillje, injorancë dhe harresë e këtyre vendeve, aq me perspektivë madje strategjike për Kosovën???!!! Të boshatisen fshatrat aq me vlerë para qeveritarëve tanë nuk ka koment, por duhet dënuar dhe gjykuar si të pa përgjegjshme dhe si skandal qeverisëse !?…
– Duke u mbështetur në situatën e rëndë ekonomike, politike dhe kulturore me një gjendje të pa shpresë për këtë anë, t`iu rikujtojmë se ky organizim ju ka takuar ju zotërinj qeveritarë ta organizoni e jo neve! Qeveritarë këtë vend e boshatisët, në vitin 1921 u boshatis nga terrori dhe gjenocidi serb e tani po boshatiset nga ju ? Se banorët e asaj zone nuk kane kurrfarë kushtesh as ato elementare edhe se numerikisht kanë mbet shumë pak nuk ka dilemë!?.
Plan projektet, detyrat dhe obligimet nga UKADGJM janë:
Kërkesat tona nuk do te hasin në vesh të shurdhër edhe se ju paraqiteni të shurdhër ,por i ftojmë tri fshatrat qe nëse nuk i përmbushen kërkesat tona nuk keni çka kërkoni as vota tona, por as taksa nga ne!.Unioni Kulturor Artistik i tri fshatrave ne koordinim me Bashkësinë Lokale do të shtrojnë kërkesat e serishme qe të realizohen nga Qeveria e Kosovës.
1. Një muze etnografik që urgjentisht kërkon koha që ti mbledhë e ti ruaj vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës së kohës, gjësende, vegla – punë, dhe materiale me vlerë historike e shkencore nga kjo anë që është shumë e pasur me to etj. Muzeu duhet të shërbejë gjithë rajonit të Gallapit dhe të dedikohet për qëllime mësimi e studimi të së kaluarës se këtij vendi, me që ka një histori të begatshme dhe të veçantë duke përfshire tërë Gallapin dhe Kosovën Lindore, Presheve, Bujanoc dhe Medvegjë.
2. Si kërkesë kohore shumë urgjente është edhe sjellja e rrjetit të telefonit në këto rajon me që është totalisht i izoluar nga bota. Merren me mend një qytetar i këtij shekulli të jetë aq i ndarë nga rrjeti i zhvillimit shoqëror me rajonet tjera nuk ka koment ?! Është koha e fundit qe te reagohet që sa ma shpejt të investohet në këtë segment dhe rrjeti telefonik të funksionoj interneti jo ma si lluks, por si kusht i domosdoshëm për zhvillimin e shoqërisë.
3. Është shumë urgjente që këtij rajoni t’ia ktheni vlerën, shpresën dhe vullnetin. Pikërisht këtij rajoni “Bashkësisë Lokale të Dushkajës (ish Dabishecit) ” me dy fshatra tjera që janë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica).
4.Kërkojmë të formohet shoqata e biznesmenëve në kuadrin e Bashkësisë lokale ose UKADGJM.
5. Të formohet Shoqata e bletareve nga tri fshatrat me mbikëqyrës ekspert te kësaj veprimtarie fitimprurëse.
6. Të formohet Shoqata e Gjuetarëve te kësaj ane për tri fshatrat.
7. Të formohet shoqata e pemëtarëve për tri fshatrat dhe klasifikimi i parcelave me ekspert te kësaj fushe se me çka të mbillen parcelat e plantazheve me mollë,arrë ,lajthi,kumbull apo me ndonjë rendimet tjetër fitimprurëse,me kusht qe mos të mbeten asnjë pëllumb pa u shfrytëzuar.
8. Të formohet ekipi i profesionalistëve për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë ne këto tri fshatra.
9. Te shtrohet kërkesa për rindërtimin e shtëpive te djegura nga ofensiva barbare serbe që u dogjën shumë shtëpi dhe as një qindarkë kush se ka investuar për ti rindërtuar shtëpitë e djegura. Në këtë projekt duhet të kërkohet edhe një intervenim ndërkombëtar duke e pas parasysh edhe djegien e tërë fshatit Dushkajë ish Dabishecit edhe në luftën e dytë botërore,por edhe në këtë të fundit. Në fund nga ai fond te rindërtohet një fshat me sistem urbanistik duke i bashkuar ato shtëpi ne një pikë të fshatit.
Po që e gjejmë një mirëkuptim nga ndonjë donator ndërkombëtar shtëpitë te vendosen ne një pike te urbanizmit moderne kur ti kemi Muzeun, shtëpinë e kulturës dhe projektet tjera të lartpërmendura mund të shpallet edhe si zonë turistike nga e cila do të ketë edhe përfitime nga kultura..
Synimet e Manifestimit nga UKADGJM ishin:
Synimi kryesor i Manifestimit ishte që banorët e kësaj Bashkësie Lokale t’a gjejnë veten pas shumë e shumë viteve të braktisur nga pushtetet e të gjitha kohërave; me synimin më fisnik që këta njerëz të takohen sërish duke manifestuar, duke u rinjohur dhe duke ua mësuar brezave të rinj traditën që në këto vise e kultivuam me shumë mund e sakrifica brez pas brezi. Me qëllimin më bujar,njerëzor e fisnik që këta breza të rinj sa më shumë të njohin njëri tjetrin duke mbjellë dhe shkëmbyer përvojat, kulturën dhe respektin e ndërsjellë në të ardhmen,pos në kulturë edhe në zhvillimin e ekonomisë ne këto tri fshatra me qellim qe te jemi si model me rajonin e Gallapit dhe ma gjere.
Modeli i ynë duhet të përshkallëzohet ne gjithë rabinin e Gallapit qe nesër te jemi një zë në fushën ekonomike ,kulturore dhe politike. Te punojmë për veten tonë, ti shndërrojmë këto rajone duke përfshirë edhe Kosovën Lindore si rajone turistik,tu filluar me Banjën e Sjarinës dhe shumë bukuri te rralla në këto anë.
“Unionin Kulturor Artistik”dhe Bashkësinë lokale, si organizate jo qeveritare do te jen te lidhura ngushtë me njëra tjetrën për interesat e shoqërisë. Ky takim do të jetë një mesazh i fortë dashurie për Atdheun. U vendos që këto manifestime të mbahen të rregullta për çdo vit dhe të mbeten tradicionale në këtë Bashkësi Lokale.
Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani iniciator i këtij projekti dhe takimi, i lindur në Dushkajë-Dabishec, emigrant në Gjermani, pronar i një firme, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Artisteve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, përfaqësues i Mediave për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar ne botë dhe anëtar i tij, gazetar dhe publicist, humanist, ish i burgosur politik nga regjimi ish jugosllav, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për çështjen kombëtare.
Gusht 2016, Prishtinë