Zenel Bastari-Bejtexhiu që nderoi Bastarin dhe Bendën me vargjet e penës së tij.
Krahina jonë është një trevë me tradita patriotike, atdhetare dhe kulturore. Ajo ka nxjerrëë nga gjiri i saj mjaft figura të penës, pushkës, të dijes dhe diturisë. Ka nxjerr mjaft intelektualë që kanë dhënë dhe japin kontribute me vlerë në dobi të krahinës dhe vendit.
Një figurë tepër e veçantë dhe me shumë vlera për kohën mbetet bejtexhiu Zenel Bastari. Një emër i veçantë në atë kohë, po me shumë mbiemri i tij, në vitet 70, na ka bërë për vete që në bankat e shkollës së mesme. Të shkruash disa radhë për jetën dhe veprën e Bastarit, është kënaqësi, krenari por njëkohesisht edhe obligim dhe shumë përgjegjësi. Themi është përgjegjesi pasi jeta e vepra e tij duhet parë në kontekstin kohor, historik dhe shoqëror të kohës kur ai, jetoi dhe punoi. Për Zenelin është shkruar shumë, janë mbledhur materiale voluminoze të shtrira në kohe e hapsire dhe janë bërë shumë studime me vlerë.
Për mua dhe kolegun tim Hysen Hysa, është kënaqësi e madhe, që arritëm të shkruajmë diçka më shumë, për jetën dhe veprën e Zenelit te monografia: “Benda në rrjedhën e historisë”. E pa asnje dyshim merita për këtë u takon studiuesve të pasionuar: Ibrahim Hasnaj, Ibrahim Dalliu, Osman Myderizi, Arif Gjyli, Kristo Frashëri, Muhamed Hysa etj. Shkrimet dhe studimet e mirfillta të këtyre autorëve kanë një emërues të përbashkët: Zenel Bastari mbetet një nga figurat kryesore të letrsisë së bejtexhinjëve krahas Hasan Zyko Kamberit, Nezim Frakullës, Muhamed Kycykut, Shahin Frashërit etj. Shkrimet dhe studimet e kryera prej tyre hedhin dritë dhe pasqyrojnë me realizëm jetën dhe veprën e Zenelit në tërë kompleksitetin e tij.
Studimin më të plotë për Zenelin, në mendimin tonë, e ka bërë kleriku bektashi Ibrahim Hasnaj. Ai, 50 vjet të jetës së tij ja kushtoi Zenelit, për mbledhjen, studimin, sistemimin, dhe plotesimin e plotë të veprës së tij. Bazuar në monografineë “Zenel Bastari dhe vepra e tij” të të ndjerit Hasnaj, do mundohem të paraqes në këtë shkrim të shkurtër, disa vargje dhe pjesë nga jeta dhe vepra poetike e Zenel Bastarit.
Zeneli është me origjinë nga Bastari. RameëHyka, i jati i tij u largua nga Bastari dhe u vendos në Tiranë ende pa u martuar. Banorët e Tiranës e thërrsnin me mbiemër, Bastari, pra me emrin e fshatit të tij të lindjes. Rama martohet me një vajzë nga një familje me emër në Tirane, ajo e Kollçijve. Ata lindën dy djem; Zenelin dhe Rexhepin. Babai i tyre Rama ishte aderues i fesë islame dhe Zenelin e futi në shkollë në Medresen e Tiranës, për të studiuar mbi fenë dhe islamin. Ndër kohe që Zeneli ishte në medrese për studime, ai vazhdonte të rrinte e mësonte te një mjeshtër gajtanxhi, zanat që e ushtroi deri në fund të jetës së tij. Babai ju vdes shpejt dhe për dy djemt kujdeset familja e Kollçijve.
Koha e lindjes dhe e vdekjes së Zenelit nuk dihet me saktësi por bazuar në thënjen e pleqve Tiranas, studiuesi Ibrahim Hasnaj thote: “Mendohet se Zeneli ka lindur rreth viteve 1835-1770 dhe vdekur aty rreth viteve 1835-1840”. Të dy vëllezrit vdiqen pa u martuar dhe nuk lanë trashgimtar. Zeneli parë në aspektin kohor, mund te themi se qe poet, i fillimit të shekullit XIX–të, kohë e cila përkon me pashallëqet shqiptare dhe luftn për pushtet e prona midis tyre. Nga ana tjetër kjo periudhë përkon dhe me dobësimin e Perandorisë Osmane në planin kombëtar. Në krahinën tonë të Bendës, në këtë periudhë kohore, bazuar në dokumenta dhe të dhëna gojore, u fuqizuan tre familje të mëdha; Ozuni, Mansaku dhe Bishtolli.
Midis këtyre familjeve pati konkurencë, konflikte për zgjerim territorsh deri në përplasje me armë për toka e pasuri. Ndër kohë, Zeneli në Tiranë përjetoi përplasjen midis dy familjeve feudale, Jellajve dhe Toptanasve. Kjo qe situata kur jetoi Zeneli, kohe konfliktesh midis feudalëve, midis familjeve të pasura. Paralelisht me këtë, kishte varfëri ekstreme, skamje dhe mjerim për vegjelinë e qytetit dhe fshatersinë. Kontrasti i madh shoqëror midis të varfërve dhe të pasurve shtoi dhe forcoi më shumë te Zeneli indinjatën, shpirtin rebel, forcimin e metejshëm të karakterit, dhe kundërshtinë e tij.
Kjo qe panorama e përgjithëshme, aspak premtuese, shumë acaruese si për Zenelin ashtu edhe për masën e gjerë të popullit. Përgjegjës për këtë situatë të vështirë, ai, bënte klasën e pasur. Zgjidhja për të qe ndërgjegjësimi i vegjëlisë, përkrahja e tyre në luftën kundër bejlerëve dhe agallarëve, shtypjes e shfrytëzimit të tyre, kundër padrejtësive të kohës. Arma më e fuqishme e tij qe vargu, qe bejtja, nuk kishte gjë tjetër më të fuqishme për kohën, se këto. Ky rebelim së pari do vinte nga qyteti dhe më pas do trondiste sistemin e kalbur, do godiste atë , takam njerëzish, që për interest e tyre , harronin gjithçka, madje edhe perëndinë:
Tirana jonë si mësoi, Fort e zuri inqisari (fatkeqësia), Kush hypi e teproi, Nuk pat frikë nga xhebari (perëndia).
Ai me shpirtin e tij poetik sulmon ashpër padrejtësitë e kohës. Zeneli nuk ndalet, nuk bën komproms, bëhet palë me shumicën, përkrah të drejtën dhe të moralshmen, lufton zullumin që trashej çdo ditë. Me nota shume kritike doli kundër pesimizmit, kundër padrejtësive, kundër errësirës në të cilën po jetonte shoqëria shqiptare e atyre viteve:
Dritë errësirës nuk i them, Sepse nuk ma jep vizhdani (shpirti), Me t’zezen kurre nuk do jem, Sikur t’përmbyset xhihani (bota)…
Në vargjet poetike të Bastarit një vend të rëndësishëm, zë masa e madhe e popullit, vegjëlia e qytetit, të varfërit, që mbartin mbi supet e tyre mjerimin, vuajtjet, shfrytëzimin, shkatërrimin psikologjik nëpërkëmbjen, dhe pasigurinë e së ardhmes:
Kaj me kam (prefekta) me kadilerë, Miletin marrin për kamë (këmbë), Myderiza (dijetarë) efendilerë, Mbjellin zi e mbjellin gjamë!
Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve bëhej gjithnjë e më i madh. Me nota ironizuese autori shpërthen kundër padrejtësive, kundër përbuzjes së klasës së pasur. Nuk pajtohet me mjerimin dhe shigjeton fajtorët:
Bukë pa buk po rrojnë fakirat, Pa opinga zbath e zhvesh, Vetë jan mlu me gjithë të mirat, Si katilat rrinë tui qesh…
Natyrisht në rrethana të tjera, këto vargje të tij tingëllojnë mjaft aktualë dhe në ditët e sotme. Zeneli mbaroi Medresene, kishte kulturë për kohën. Del hapur me gjithë forcën e penës se tij , kunder moralit të shtresave të larta, kundër privilegjeve të tyre, megjithese edhe mund ta pesonte. Ai qortonte edhe veten por përsëri nuk e mbyllte:
Praj (pusho) Zenel se t’zen belaja, Mos hy në punë të tjetër kuj, Çtë duhet si u kurdis dynjaja, Me zjerm e me flakë mos luj…
Njerëzit sipas Zenelit të barabartë përpara zotit. Vënja e pasurise dhe e pushtetit mbi gjithcka, është moral i ulët, është hipokrizi. Ai ishte përparimtar për kohën, ishte kundër diferencimit shoqëror, kundër pabarazisë. Zeneli merr guximin dhe del hapur kundër tyre, vihet në mbrojtje të vëllezëve e motrave, mbron shumicën e pervujtur:
Botën e kam zgjedh për shpi, Tokën e ftohtë e kam nanë, Qielli mu ka ba çati, Vllazën, motra gjithë dynjanë…
Me penën dhe vargjet e tij, Zeneli, kërkon qe masa e varfër, mileti, të ngrihet, të ndergjegjesohet e kërkoi të drejtat, të kërkoi barazi. Ai shkon dhe më tej, duke sqaruar se kjo kërkon sakrifica, mund të kërkoi edhe gjak, dhe nënkupton dhe sakrificën e tij:
Macahere gjith mileti, Kan me u dynd me shkop e dru, Ah me qenë t’na vi kudreti (fuqia), Ta çojme gjakun deri në gju…
Nëpërmjet satirës dhe humorit Bastari thumbon bejlerët dhe agallaret. Personi më tipik nga bejleret vendas ishte Meti i Mulla Rexhepit, njeri i pa aftë, i pa formuar dhe me nivel të ulët…E për më tepër krekoset, e mat vehten me hijen e mëngjesit dhe duke u lidhur me të pasuri e qytetit dhunon bashkëfshatarët e tij. Bejtexhiu Bastari e portretizon dhe delendis keqas këtë malukat të kohës:
Flas për Met n e M’lla Rexhepit, Bojalli burrë me nishan , Paska marrë ferman prej mbretit, Qi të bahet mashkull azgan. Xhamadanin me gajtana, Me brez t’kuq ashte hardallos, Ksi asllani nuk ban nana, N qaset (kokë) ka nand uje, nji kos…
Zeneli ka trajtuar për mrekulli në strofat e tij edhe temën e dashurisë, pavarësish se bashkë me vëllanë Rexhepin, vdiqën beqar. Për të, dashuria është ndjenjë që lind në mënyrë graduale dhe forcohet me kohën. Pavarësisht kushteve ekonomike e shoqërore, vendi i tij kishte të rinj dhe të reja që punonin dhe dashuroheshin e martoheshin:
Gurë, gurë ngrihet kalaja, Fjalë, fjalë fliten bejtet, Dalngadal të rrok sevdaja, Porsi bari mbijnë dertet (hallet)…
Si i shkolluar, ai kishte dije, ishte i zgjuar, dhe e bënte “muhabetin” si në qoshe dhe te dera. Në shumë ziafete, dasma ai thumbonte , bënte shaka me karar por dhe armiqësohej me ato “kapadailerët’, “mendjendriturit”, të pasurit e servilt… Këto nuk ja dilnin dot atij… E për ta poshtëruar shpifnin… Me thashetheme Zenelin e bënë dhe kurvar, e akuzuan… Ai, i urren këto që merren me thashetheme, por dhe i mallkon ato. Në fshatin e tij thur vargjet:
Ju në Tiranë e un n’Bastar Jemi larg sa tokë e qiell Ku e dini se jam kurvar Hë mos pafshi rreze-diell
Zenel Bastari ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në letërsinë e bejtexhijve. Ai është një nga figurat kryesore të saj. Eshtë për të ardhur keq, dhe për të vënë në dukje se vepra e bejtexhiut Bastari, nuk është vleresuar si duhet. Pak është shkruajtur në lëdën e letersisë për të… Neve dikur në vitet e shkollës së mesme mbiemri i tij Bastari, tek letërsia e bejtexhijve, na e rriste krenarinë pasi ishim nga fshati i tij… Pyetjes sone: Pse ka kaq pak rreshta për Zenel Bastarin te letersia e bejtexhijve? Profesori jone i mrekullueshëm dhe i pa arritshëm, Fehmi Shehri do i pergjigjej: Djema, Zenel Bastari meriton me shume, ai ka kontibute sa të tjerët… në disa aspekte dhe me shumë.
Edhe sot Zenel Bastari meriton më shumë! Meriton më shumë trajtim në letërsi, më teper studime për Të, më shumë vleresim. Në vlerësim të kontributit të tij, Shkolla 9 Vjeçare Bastar i Mesëm sot mban emrin e birit të tij Zenel Bastarit. Në këtë shkollë kolektivi pedagogjik së bashku me nxënësit dhe komunitetin po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për te rritur nivelin e njohurive dhe qëndrueshmërinë e tyre. Shkolla e meriton këtë emër dhe kjo e obligon kolektivin për të punuar edhe më shumë. Po kështu dhe një rruge në Tirane, ka emrin e tij.
Per ne si krahine është fat, nder, kënaqësi, por edhe krenari që Zeneli bëri emër me veprën e tij. Ai është autor i një divani të përbërë prej 145 strofash. Kjo vepër e tij u mblodh, u redaktua dhe shpjegua nga kleriku bektashi Ibrahim Hasnaj në vitin 1970. Kjo qe vazhdim i punës së nisur nga patrioti Ibrahim Dalliu, ku në bibliotekën e tij në vitin 1937 u gjeten 50 strofa dhe disa dorëshkrime. Hasnaj avancoj me kët projekt të madh për veprën e Bastarit, për letërsinë e bejtexhijve… Duke folur për këtë punë të madhe, Hasnaj shprehej: “Si gjurmues dhe mbledhës i veprës së tij dhe kam shpresë të ngulet se ky mundim i përvuejt që kreva, të më quhej si një kontribut mikroskopik që mendoj të jap në lamën e kërkimeve të vlershme që synojnë me pasunue historinë e shkëlqyeshme të popullit tonë për liri e pavarësi”.
Sa modest tregohet Hasnaj! 50 vjet në kërkim të veprës së Bastarit, dhe thotë “kontribut mikroskopik”! Të tillë janë njerzit e mëdhen! Ato kanë zemër të madhe dhe shpirt human! Pa kontibutin brilant të Hasnajt, natyrisht dhe të të tjerëve para tij, vepra e birit të zonës sone do ishte e mbuluar nga errësira shekullore dhe pluhuri i harreses. MIRENJOHJE për TO! Respekt dhe mirnjohje për kontributin e tyre në këtë fushë dhe jo vetëm! Pa këtë punë të madhe të tyre, bejtexhiu Bastari nuk mund të shkëlqente me gjithë madhështine e veprës së tij…
IBRAHIM KABILI
Tirane me 11.01.2021