BURRA TË GRAVE BESNIKE ME BREKËT MBI PANTOLLONA

0
324
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Miqtë e mi Neokomunistë)

Miqtë e mi: Natës dhe Ditës Nesërme
Përçudi, i kisha mysafirë nën Rrap.
Sofër, hanin dhe pininin nën hije
Agimin e zbardhnin si rrufjanë nate.

Miqtë e mi, i kisha shqiptarë. Komunistë
Papritmas, më dolën “turqë” halldupi.
Sot, këmbëkrye ende Neokomunistë…

(Burra të grave besnike me
brekët mbi pantollona
)

Hurdhave, notojnë më shpinë
Si peshqit e cofur. Sipërfaqe.
Përderisa, nuk vjen një dallgë
Edhe, nxjerrë në breg Lumi;
Në grep të peshkatarit. Rrjetë.

“Analistë”, ende trusakatë partiak
Me brekët nëpër këmbë. Dimi.
Arratisur, Partive Neokomuniste
E shitën veten për poste politike;
Vende pune. Honorare partiake.

Burrat e grave besnike me brekët
Mbi pantollona, arnë përmbi arnë:
E dimikuqet, sokakut i çojnë zhag…

(Lexuesi shkrimeve
mia publicistike
)

Përmes shefes të Kabinetit Historik
Kryetari, përcjellë një ftesë përurimi:
Të librave nga Diaspora, në Kuvend.
Edhe, shkova pa hamendje. Takim
Kulturor me miq. Dhe, shkrimtarë.

Kryetari, vetë erdhi dhe ma zgjati dorën
Përshëndeti. Edhe, pse ti më ke sharë:
Jam lexues shkrimeve tua publicistike.

Qesha. Jo, o burrë! Nuk të kam sharë
Po, të kam lëvduar si politikan shqiptar…

(Politikanë pa maska)

Mëkot, analistët i marrin nëpër gojë
Si politikanë me maska. Tri fyryra:
Që, dalin para kamerave televizive
Me intervista bombastike zgjedhore.

Trumbetojnë ditëlindjen e Kryetarit
Kokë më kokë ta festojnë pa maska.
Shkak, që dhe u shpërblyen si heronj
Shoq për shoq me nga njëzetë euro.

Përderisa, populli dënohet dymijë euro…

(Unë nuk jam ajo delja rudë
që ta fal një “qingj të butë”
)

Unë, nuk jam delja rudë që pas teje
Të kërcej në hurdhë. Sot, mbytem:
Edhe, të ta fal një “qingj të butë”.
Jam, Kalosh Ҫeliku me vaksinë:
Raki rrushi. Ushqim. Vitamin D.
Dhe, vitamin H. Pasmesnate. Mal.

Unë, nuk jam delja rudë që pas teje
Të kërcej në hurdhë. Sot, mbytem:
I punësuat gratë e juaja. Fëmijët tuaj
Dashnoret. Partizanët gjysëmanalfabetë
I përzutë kuadrot e afta nga vendlindja.

Unë, jam Kalosh Ҫeliku. Që, hyj e dal
Nga oxhaku. Baxhe. Dhe, dal në mal…

(Politikani dështuar “kuqezi”)

“Politikani”, Dje i dështuar “kuqezi”
I armatosur me “patriotizëm”. Eufori
Me Nënën Parti, erdhi dhe në Shkup.
Edhe, Prishtinë. Thashë, atëherë se:
“Kuqeziu”, është një PYKË shelgu.

Nuk ka nevojë, Partia e tij politike
As edhe ne, si vëllezër të një gjaku:
Rrënjë, lëshojë në Shkup. Prishtinë
Hapsirë ka mjaftë, veprojë në Tiranë.

“Politikani” i dështuar në histori. Sot:
Me parullë tjetër politike-anadollake.
Haptas, lëvdon pushtuesit. Që, deri Dje
Na Pushtuan me ushtri. Asimiluan:
E, na shpërngulën nga Trojet Etnike.

Sot, na pushtojnë me xhami. Hoxhallarë
Fe Islame.“Allahu Akber”, në minare:
Dudumë turku. Dhe, “ndihma humanitare”…

(Nuk e lash rakinë e rrushit
ajo më la mua si Poet
)

Unë, nuk e lash Rakinë e rrushit
Armikja, më la Mua si Poet rebel.
Shkaku: E, tradhtova me Poezinë
Gratë e mia besnike. Kurtizane.

Nuk ka problem. Dhe, Gratë Besnike
Sot, më lanë vetëm mes egërsirave:
Ditën, te “Parku i Grave”. Mesdite
E, Unë desha të më lënë nën dëllinja.

S’ka problem: Më duan Partitë Politike
Gratë e mia besnike të “Parkut Grave”.
Nuk i dua rrospitë në Shtëpinë Publike
Shtrat, me to ta kaloj Natën e Madhe.

Punemadhe, ende më do Poezia erotike…

Shkup, 10 janar 2021