SHKËLQIMTARËT E MBARËSISË JETIKE VIZIONARËT E FILOZOFISË TEURATIKE

0
317
Sali Leka

Tregim nga libri: “HAPUR TROÇ SHQIPTARÇE”

Sali Leka

Jam duke shkruar 8 libra, 5 me tregime, 3 me poezi

Titujt e librave me tregime janë:
1. “E VËRTETA FORCA VITALE SI MALI ME SHKREPA”.
2. “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”.
3. “KATRAHURA MEDIATIKE DHE MËNXYRA E PARTIVE POLITIKE”.
4. “MASAKRAT MIZORISTE TË KOMUNIZMIT”.
5. “HAPUR TROÇ SHQIPTARÇE”.
Titujt e librave me poezi janë:
1. “JEHONA E ZEMRAVE TONA”.
2. “BLERINA SY DELINA”.
3. “ESMERALDA E DILONA NË EVEREST ARRIN JEHONA”.

Në Dhjetor 2020, kam shkruar 18 tregime dhe 8 poezi lirike, erotike eposike.
Tregime të mrekullueshme me ngjarje të vërteta faktike.

Tre tregime me fjali e fraza të dobishme jetike, i nisa për botim në redaksi të gazetave artistike mediatike. Tregimet i botuan, i publikuan tri gazeta brilante etnike autoktone Shqiptare.

E theksoj, e argumentoj, e vërtetoj: Tri gazeta, brilante etnike, autoktone, puro Shqiptare, Arbnore shembullore me gazetarë të kulturuar SHKËLQIMTARË TË MBARËSISË VIZIONARE TË DITURISË, POR EDHE GUXIMTARË TË DREJTËSISË.

E përsëris guximtarë të drejtësisë, për arsyese: Tregimet e mia janë me fakte konkrete të vërteta dhe duhet të jeshë gazetar fisnik dhe guximtar kreshnik me i sistemuar dhe publikuar në faqet e gazetave në shtypin periodik.

Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka me tregime të vërteta të dobishme për drejtësinë dhe demokracinë, por gazetari duhet të jetë mashkull solid shinik dhe burrnosh bardhak, bardhosh etnik autokton Shqiptaro-Arbnor, mendimtar vizionar aderik teuratik, SHËN KONSTANDINIK me i botuar tregimet e vërteta kombëtare Shqiptare.

Ka 20 vite që Tirana dhe Prishtina janë mbushur me shumë redaksi gazete private, por disa prej tyre nuk i kanë pronarët, as botuesit Shqiptarë etnik autokton eposik.

Këta pronarë dhe botues jo Shqiptar, Iliro-Arbnor Albanez, kanë strehuar nëpër redaksi dhe shrypshkronja gazetarë të mangut, frikacakë dhe trumcakë të shtangut, satacë dhe përtacë pa dituri, as vizion, që nuk dijnë asgjë të mirë të dobishme por dinë vetëm 4 fjalë “peqe lepe, efendi bekçi”.

Këto katër fjalë i thonë çdo ditë duke ju përulur e tkurrur pronarit deri tek thojt e këmbëve. Akoma më keq i tkurren, i strukën me temena të jargosur, të nakatosur edhe zuzarit, edhe kusarit, edhe shtrembalarit, edhe mashtrimtarit, që e kanë urryer dhe e urrejnë, drejtësinë jetike të vërtetë.

E theksoj, e përsëris: E kanë urryer, e urrejnë drejtësinë e vërtetë jetike të Shqiptarit etnik autokton eposik, besimtari iradinik i Shnandreut dhe vizionari i Skenderbeut.

Fatkeqësisht sot muaji Janar 2021, në Shqipëri dhe Kosovë ka intransigjentë trumcakë cullakë dhe nuk dinë kush ishte Skenderbeu, kush ishin vizionarët e dituruar dhe të kulturuar të Skenderbeut. Akoma më keq nuk dinë se luftën kombëtare fitimtare e zhvillojnë guximtarët dhe kushtrimtarët, por e drejtojnë mendimtarët dhe vizionarët e filozofuar.

Mjerë regresivët meskinistë, tutkunët, merhumët dhe naivët nihilistë, që nuk kuptojnë se jetën e shkëlqejnë e zbardhojnë besimtarët e betuar të SHNANDOUT E SHNANDREUT.

LUAM ATA E ATO QË ISHIN JANË E DO TË JENË EDHE BESIMTARËT E SHËNKONSTANDINIT E SHËNELENËS NË DY ANËT E VARDARIT E DRINIT.
EDHE NË DY ANËT E SEMANIT E SHKUMBINIT.

Del pyetja: A ka sot Shqipëria dhe Kosova besimtarë të Shnandreut dhe vizionarë të Skenderbeut?
Kësaj pyetje unë do ti përgjigjem në muajin Mars 2021, por sot jam i obliguar me cituar titujt e 3 tregimeve që u btouan në Dhjetor 2020.

Titujt e tregimeve janë:
1. “SA MË KENI MAHNITUR DHE SURPRIZUAR O GUXIMTARË TË DREJTËSISË, O LIBERATORË TË DEMOKRACISË”.
2. “EDI RAMA! SHPËRBLEJE SANDER LLESHAJ PËR FUNKSIONIN QË ISHTE ME PUNË TË DOBISHME”.
3. “TAKIM I PAHARRUAR, FESTIM I PËRMALLUAR”.

Tregimet i sistemuan, i shkëlqyen, i publikuan në faqet artistike mediatike gazetarët me vullnet të aftësuar, mendimtarë dhe vizionarë jetsorë të kulturuar, por edhe guximtarë shembullorë të betuar, fisnikë dhe kreshnikë të admiruar.

Emrat e këtyre tri gazetave do ti shkruaj, do ti pikturoj me germa Shqipe të arta, të argjenda, të florijta por jo sot. Tri gazeta Atdhetare autoktone kombëtare që botuan tregimet e mia Dhjetor 2020.

Tregimet e mia jetike sublime, janë dhe do të jenë mbi katërqind tregime me gënjeshtra, sajime dhe trillime të përshtirosura që u botuan në faqet e gjashtë gazetave në muajin Dhjetor 2020. Pronarët dhe botuesit e këtyre gazetave mendojnë shtrembër. Ata mendojnë se shpifjet dhe trillimet bëhen të vërteta, kur i shkruajnë dyqind gazetarë në gjashtë gazeta dhe i flasin dyqind shtrembalarë në gjashtë televizione në Tiranë dhe Prishtinë.

Por jo, jo! Kurrë jo! Shpifja dhe gënjeshtra nuk bëhen të vërteta, as të drejta, edhe kur i shkruajnë dymijë e dyqind gazetarë në gjashtëdhjetë gazeta në Ballkan dhe Europë.

As kur i flasin dymijë e dyqind shtrembalarë kaotikë, rrakitikë, pa etikë e pa llogjikë nëpër gjashtëdhjetë televizione ballkanike Europiane.

Të ligat që i kanë rënë përsipër kombit shqiptar nuk janë krijuar në Shqipëri, por në Europë dhe Azi. Edhe komunizmi i tmerrshëm i llahtarshëm, antihumanist, vampirist i egër nuk është formatuar në Shqipëri, por në Francë dhe Rusi.

Prandaj me iradin, ilmin teuratik apostolik i admiroj, i falenderoj gazetarët fisnikë të nderuar të kombit Shqiptar, guximtarë kreshnikë të merituar që kanë botuar dhe stenografuar tregimet e shkrimtarit Sali Leka, tregime antimizoriste, antianarshiste, anti gënjeshtaruce, anti shpifaruce, anti shtrembaluce, anti komuniste, anti monstruoziste, anti vampiriste.

Ah sa mirë do të ishte sikur të ishin 7 redaksi gazete dhe 7 studio televizive antimizoriste, anti kusariste e antikorruptiviste, anti kaotiste, anti sharlataniste, anti komuniste, por as ishin as janë.

O sa mrekulli e madhe do të ishte, sikur të ishin 700 gazetarë, 700 shkrimtarë, 700 prokurorë, 700 gjyqtarë antimizorist, antikusarist, anti korruptivist, anti kaotist, anti sharlatanist, anti komunist, por as ishin as janë.

Kurse intelektualët e kulturuar të dituruar dhe specialistët e kualifikuar as kanë shkruar, as shkruajnë nëpër gazeta artistike mediatike.

Stafetën e shkrimeve jetike publike ua kanë lënë spekullantëve, obskurantëve, mediokërve, gënjeshtarëve, shpifarucëve, fallsifikatorëve, monstruozëve, brockullozëve të jargosur të nakatosur dhe çdo ditë nxijnë faqet e gazetave, errësojnë studiot televizive me procka, zgërdhecka merimanga, llumra të pista dhe tymnaja antijetësore.

Sa blerim dhe shkëlqim me jehonë eposike shembullore do të kishte Shqipëria Iliro Arbnore kur shtatë mijë intelektualë me vullnet të aftësuar dhe shtatë mijë specialistë modernistë të dituruar të shkruajnë në faqet e gazetave, tregime të vërteta faktike të dobishme, jetike biologjike dhe të mahnitshme teuratike jetësore iradinike shembullore ilminike vasinasike.

Viti 2021, ka filluar me shkëlqim dhe mbarësi jetike eposike Atdhetare Kombëtare, por nuk e shohin, ata që e kanë mendjen e llogjikën të mangët, të atrofizuar. Kombi Shqiptar mendimtar i merituar në Ballkan, ka shumë fjalë të urta filozofike, të dobishme për jetën njerëzore. Një fjalë e urtë Shqiptaro Arbnore thotë: “Nuk shikon syri vërdallë, por shikon mendja në kokë e në ballë”.

Një fjalë tjetër e urtë Arbnore popullore thotë: “Njeriu me kokën bosh e din veten kodosh, por nuk është as tosh sarhosh”.

Jemi në fillim të vitit 2021 shekulli XXI, janë shtuar njerëzit kokbosh, janë strehuar nëpër gazeta artistike, televizione mediatike, në skalione të partive politike, por nuk dijnë asgjë të mirë, të dobishme, as për mbarësinë e demokracisë, as për drejtësinë e diturinë, as për zhvillimin, progresin e modernizimin, as për bujqësinë e industrinë, as për biologjinë, sociologjinë e fiziologjinë, as për botanikën, gjenetikën e filozofinë jetsore, as për terapinë, etikën e psiqikën shembullore.

Kokboshët dalin e kapërdisen nëpër ekranet televizive, jargosen e thonë: “Edi Rama duhet rrëzuar, ka bllokuar demokracinë, ka penguar drejtësinë, ka shtypur lirinë. Edi Rama me oligarkët e qeverinë ka vjedhur pasurinë dhe populli nuk ka bukë të hajë”.

Këto fjali i përsërisin çdo orë e çdo ditë 6 televizione, se nuk dijnë asgjë tjetër.
Disa kokbosh mbahen, si trima e cuba dhe thonë: “Edi Rama me votime fiton me 25 Prill 2021, por duhet rrëzuar me protesta”.

Unë çdo ditë punoj 8 orë, çdo natë shkruaj 7 orë dhe nuk më tepron asnjë minutë me dëgjuar bruckullat e prockat regresive të vup dupave nëpër studio televizive, por më tregojnë shokët e mi kurioz e kureshtarë.

Unë u them shumë mirë që jeni kurioz e kureshtarë, por në radhë të parë duhet të jeni dinjitoz, sederqarë e vizionarë dhe shumë dijetarë të mbarë, filozofikë të shkëlqyer.

Mos e errsoni vetveten me tymnajën e zymtuar të vup dupave dhe cubave të shtrembëruar që janë përlytur nëpër gypkat e televizioneve rrakitike dhe në kthinkat e partive politike anarshiste kaotike.

E theksoj. Unë punoj e nuk përtoj, shëndetin e forcoj. Unë shkruaj, këndoj e nuk ndaloj, etikën e llogjikën i dituroj i filozofoj. Vullnetin e aftësoj e vitalizoj.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shkrimtar e poet me 85 libra në shekullin XX. Romane e novela me tregime të vërteta, por nuk i botuan zgërdhecët e shtrembëruar, që e urrejnë të vërtetën dhe nuk e duan të mirën.

Librat e mia të mrekullueshme i fshehën, i censuruan maskarejt e kalbëzuar, bashkë me kaotistët e qelbëzuar dhe tani në vitin 2021, duan të rrëzojnë Edi Ramën me qeverinë socialiste moderniste me vepra madhështore.

Do të isha i gëzuar po të ishin botuar 85 librat e mia, por i zhdukën, i bitisën mizoristët e pamëshirshëm. Janë munduar për të zhdukur dhe eleminuar edhe mua, por deri tani nuk kanë arritur.

Prandaj jam e do të jem shumë e shumë i gëzuar, që veprat monumentale madhëshore të qeverisë Edi Rama, nuk do të mundin me i zhdukur, me i bitisur, as me i shkretuar, ashtu si bitisën e stahisën veprat e mia letrare artistike të dobishme jetike, të mahnitshme teuratike, humanitare eposike.

Libri me titull: “HAPUR TROÇ SHQIPTARÇE” ka akoma tregime të vërteta faktike me demaskime të drejta jetike kundër shtrembalucëve dhe gënjeshtarucëve mizoristëve dhe fallsifikatorëve, sharlatanistëve dhe monstruozistëve të infektuar, por në Tiranë dhe Prishtinë as kishte as ka gazetë dhe televizion me i demaskuar.

Ah sikur të ishin dy televizione mediatike eposike kombëtare, për të demaskuar dokrrat e prockat langare narciziste të munafikëve e kaotikëve të gangrenizuar.

Kam besim se në vitin 2022 do të dalin në skenën publike shqiptare dy televizione vigane Atdhetare shqiptare jetësore shembullore, për mbarë trevat e krahinat e lashta Iliro-Arbnore.

Tiranë, Janar 2021.