LIRIA DHE TË ARRITURAT QË TMERROJNË NIHILISTËT

0
626
Prishtina

Për 21 vite të lirisë në Kosovë janë ndërtuar:

-155 mijë shtëpi të shkatërruara gjatë gjenocidit serb 1998-1999.
-190 mijë banesa të reja
-180 mijë shtëpi të reja
-70 mijë biznise aktive
-3 mijë fabrika të vogla dhe të mëdha
-750 pompa benzini
-450 hotele- motele
-120 pishina
-40 kompani televizive.
-1200 spitale/ ambulanta/ dentist privat.
-2 super resorte kalërimi
-8 mije restorante -kafiteria,
-130 shoping qendra
-1000 biznise agrikulturore
-të punësuar 340 mijë puntor të regjistruar
-të punesuar 350 mije puntor të paregjistruar
-janë ble 1 milion automjete
-janë ble 3 milion smartphone
-janë në përdorim 2 milion desktop-laptop-ipad
-2 super auto-rruge bregdetin e shkurtojne nga 12 orë super të vështira në 3 orë super të lehta.
-rrugë asfalti në 95% të fshatrave
-në bankat e KS 4.2 miliard euro të kursyera
-Universitet publike me 70 mijë student
-Universitetet private me 50 mijë student
-35 mijë sportist bëjnë sport profesional dhe amator.
-shkollat fillore-të mesme me 380 mije nxënës
-5000 student u shkolluan dhe shkollohen nga qeveria Amerikane në Amerikë
-1000 student u shkolluan dhe shkollohen në Europë
-liria ua ka mundesuar 1.3 milion Kosovarëve në diasporë të vijnë lirisht në Kosovë, dhe lirisht të kënaqen , të investojnë ose të kthehen të jetojnë të lirë në Kosovë.

  • Diaspora çdo vit shpenzon në forma të ndryshme rreth 3 miliardë € !

Kosova ka marrëdhënje fantastike me Shqiperinë….në të cilin shtet tonë që nga viti 2008, Kosovarët(rreth 90%) i shpenzojnë për turizëm qdo vit 300 deri 350 milion euro. Poashtu janë ble mijëra pasuri të patundshme dhe janë hapur qindra biznise në Shqipëri.

Nihilistët thojnë asgjë nuk është ndërtuar në Kosovë, dhe se përpara ka qenë më mirë, por këta numra i tmerrojnë.

Natyrisht nuk është gjithëqka mirë, dhe ka pasë veprime dhe mos – veprime të dëmshme siq janë:

-Vrasje të shumta politike, shumica apo 99% në kohën e qeverisjes së tmerrshme të UNMIK-ut.
-Padituria ose pa-aftësia në integrimin më cilësor të veriut të Kosovës
-Mos – zbatimi i ligjeve apo zbatimi selektiv i tyre
-Mos -privatizimi i PTK-së megalomane
-Mos-privatizimi i RTK-së megalomane
-Mos -privatizimi i Trepqës
-Privatizimi falas i ELEKTROKOSOVËS dhe shnderrimi i saj ne ElektroAnadoll
-Dhënja me komision e Aeroportit Prishtina me kushte te pa- favorshme, dhe shnderrimi i tij ne HavaLiman Adem Yasharoglû.

-Duhet bërë reduktimi i universiteteve publike në 1 universitet duke organizuar vetëm studime jetike për shtet….me maksimum 8000 student, që do të rriste numrin dhe cilësinë në universitetet private, si dhe cilësine në atë publik.

-Qeverisjet komunale dhunojnë qytetarët me lejimin e parkimit te automjeteve në trotoare.

-Lejimi i mijëra OJQ-ve të huaja, që të veprojnë dhe regjistrohen pa kriteriume me të cilat do të pengohej aktiviteti i dëmshëm, që kryesisht mirren me propagandë anti-kosovare, dhe të cilat OJQ e kanë një detyrë :

të vërtetojnë se në Kosovë gjithëqka është keq.

-Mos- aprovimi i ligjit për organizata religjioze
-Korupcioni i qeverisjeve komunale dhe qendrore
-Mos zbatimi i masave të sigurisë në trafik
-Mos- regjistrimi i punëtorëve dhe bizneseve qe funkcionojnë por nuk paguajnë tatimet dhe obligimet tjera shtetrore.

Këto janë dobësitë e mëdha të qeverisjeve, gjatë kohës së pavarësisë 2008-2020 dhe periodës së sundimit të OKB-së 1999-2008.

Por Kosova në qdo vit të lirisë ka qenë më e mirë se vitin paraprak.

Referenca me e saktë e krahasimit është me vetvehten…dhe në këtë fefrencë të krahasimit Kosova ka bërë përparime fantastike në periodën 1999-2020.

Faleminderit USA dhe UK…se bashku me Italinë dhe Austrinë.

Dardan R.F. Krasniqi