Shkruan Luan Asllan Dibrani
Azem Vllasi ish politikani nder ata qe i rezistoj shovinizmit serb për ta ruajtur Kosovën nga ripushtimi i Sllobodan Millosheviqit. Vllasi atëherë ishte kryetarit i atëhershëm i Komitetit Krahinor të Kosovës. Zoti Vllasi nga ato përplasje politike me ne fund u arrestua dhe u burgos për shkak se nuk iu nënshtrua politikes serbomadhe qe të aneksohet Autonomia e Kosovës nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi.
Zoti Azem Vllasi vlerëson lart zonjën Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin si figura qe do ti sjellin vendit ndryshime pozitive dhe te qëndrueshme…
Ai politiken shumë vjeçare të Kosovës e sheh me një skepticizëm me te cilën me një deklaratë shprehet dhe thotë se qytetarët ndihen të lodhur nga zgjedhjet, të cilat nuk po prodhojnë stabilitet qeverisës.
Zoti Azem Vllasi këto zgjedhje i parasheh si kalimtare të krizave me politikanet e rinj siç janë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Zoti Azem Vllasi vlerëson lart zonjën Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin si figura qe do ti sjellin vendit ndryshime pozitive dhe te qëndrueshme…
Politiken aktuale të këtyre dy politikajve Vllasi e sheh si zgjidhje të ngërçit politik qe nga lufta e këndej. Ai me poshtë shton për Vjosa Osmani citojmë “Vjosa Osmani është duke i bërë vetes vend të mirë në skenën politike. Së pari për shtetin dhe popullin e pastaj për vete. Ky duhet të jetë parim për njerëzit në pushtet”, ka shtuar ai nder të tjera.