“Politika” e Beogradit shëmton fotografinë e presidentit Joe Biden

0
313
Biden - Politika -BG

Këndi i lajmit dhe urrejtja

Gazeta “Politika” e Beogradit, e njohur në historinë shqiptare si dorë e zgjatur e të gjitha regjimeve, që, ka përkrahur projektet shfarosëse deri në substancën kombëtare dhe në luftën e fundit në Kosovë deri në shkallë të gjenocidit, ka dhënë lajmin për zgjedhjen e Joe Biden për president të Amerikës.

Në lajmin e kësaj gazete serbe, thuhet se në zgjedhjet e 3 shtatorit 2020 i ka fituar demokrati Joe Biden, ndërsa në brendi të lajmit të sotëm, gazeta “Politika” e Beogradit, duke përcjell mesazhin dhe pakanqësinë e regjimit aktual, e ka ilustruar me një fofografi (povokative) të presidentit Biden me (sytë e mbyllur), që në vete niste lajmin e urrejtjes me “kodet” e gazetarisë të politikës, që zhvillohet sot në Serbi karshi Amerikës.

Presidenti Joe Biden dhe Amerika janë miq të përjetshëm të popullit shqiptar dhe të Kosovës.

Çikago, janar të motit 2021