ODISEJADA E ÇMIMIT TË PAR NË POEZI – MILANO 2014 ME NË FUND NË DORË

0
1162

Agim Desku

Në shenjë falëndërimi për urimte e familjes dhe miqve për ditëlindjen time më 25 gusht 2016
Kam nderin dhe konsideratën që të ndaj sebashku me ju Medaljen e artë për çmimin e parë në poezi – Milano 2014

Pas një odisejade dyvjeqare me në fund më arriti në dorë Medalja e çmimit të parë në poezi nga konnkursi ndërkombëtar Milano 2014, më 13 gusht udhëtova nga Shëngjini për në qytetin e bukur të Durrësit ku më priti gazetarja dhe mikja shumë e nderuar z.Rita Hoxha, që kishtë bërë të pamundurën deri ka arrit tek Medalja dhe ashtu siq kishte programue me telefon djali im, Armendi vend takimin pranë Pallatit të Kulturës në një lokal veror, ku u shërbyem edhe me nganjë kafe.

Ishte një atmosferë e pashpjegueshme takimi me gazetaren z.Rita Hoxha, një zë shumë i ëmbël, por dhe shumë falëndërues sepse kishtë bërë një punë të madhe deri në sjeelljen e medaljes,andaj falëndërimet ishin të pakta në krahasim me miresjelljen e kulturës se gazetares. Çmimin e parë në poezi më kishin ndarë me 15 Mars 2014, por cermoniali i dorëzimit bëhej me 1 Qershor 2014, shih per ironi Ambasada Italiane në Prishtinë më refuzoj vizën dhe mbeta me lot në sy për të qenë pjesë e cermonisë së dorëzimit të këtij evenimenti.

Pastaj Ishte “Flaka e Janarit” 2016 në Paderno (Itali), që bashkoi krijuesit shqiptar në Itali, që njëherit më dhuroi fatin dhe privilegjin e madh të takoj maestron e vargut poetik, të madhin Agim Desku, i ardhur enkas për këtë aktivitet kulturor nga Peja (Kosovë). Poetët e mëdhënjë të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, siç është Agim Desku, janë të rrallë; thjeshtë, i sinqertë, me kulturë të lartë qytetare, me karakter të fortë njerëzor, që kapërceu të gjitha vështirësitë, vetëm për të mbajtur fjalën e dhënë, …për të ardhur në aktivitetin kulturor të mërgatës shqiptare në Treviso (Itali). Shkruan maestro e gazetarisë shqiptare e italiane z. Florim Zeqa që bëri edhe moderimin e takimit poetik, ku po japim në tërësi shkrimin e tij për gazeta italiane dhe shqiptare.

http://gazetaora.com/…/ceshtja-e-pazgjidhur-shqiptare-plag…/


NGA TAKIMI ME POETIN AGIM DESKU

Nga: Florim Zeqa

Ashtu sikurse heronjët, dëshmorët dhe figurat e mëdha kombëtare, që nuk u përkasin vetëm familjeve të tyre, subjekteve apo ideologjive politike,…edhe poetët dhe krijuesit janë vlera kombëtare, nuk janë anëtarë të asnjë partie, janë bijtë e atdheut.
Atdheu është baba dhe nëna e poetëve,e poetët janë njëkohshëm bijtë e atdheut të tyre.

Zëri i shpirtit të poetëve përkthehet në “shpërthim” letrar, ku e bukura gërshetohet me të shëmtuarën, e ftohta me të ngrohtën, dielli me shiun dhe e qara me të qeshurën…përkufizuar me një fjalë të vetme, POEZIA është mbretëreshë e krijimtarisë letrare.
Një poet apo krijues i cili nuk kujdeset dhe as nuk vrapon pas shkrimeve të tija, ashtu siq kujdeset dhe vrapon një prind pas fëmijëve të tij,…ai poet apo krijues nuk e meriton të nderohet dhe respektohet, e aq më pak të lexohet dhe interpretohet prej të tjerëve

Ishte “Flaka e Janarit” 2016 në Paderno (Itali), që bashkoi krijuesit shqiptar në Itali, që njëherit më dhuroi fatin dhe privilegjin e madh të takoj maestron e vargut poetik, të madhin Agim Desku, i ardhur enkas për këtë aktivitet kulturor nga Peja (Kosovë).

Poetët e mëdhënjë të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, siq është Agim Desku, janë të rrallë; thjeshtë, i sinqertë, me kulturë të lartë qytetare, me karakter të fortë njerëzor, që kapërceu të gjitha vështirësitë, vetëm për të mbajtur fjalën e dhënë,…për të ardhur në aktivitetin kulturor të mërgatës shqiptare në Treviso (Itali).
Sytë dhe pamja e fytyrës së çdo njeriu tregojnë karakterin dhe shpirtin e tij, vetë duhet ditur t’i lexosh. Karakteri është sikurse bima : rritet i fortë aq sa i ka rrënjët e shëndosha.

Përderisa kultura është si pema : në qoftë se dëshirojmë fruta, duhet kultiviuar me kohë dhe nën kujdesin e vazhdueshëm.
Poezitë e Agim Deskut jo vetëm që janë tërheqëse për t’i lexuar, edhe më tërheqëse për t’i dëgjuar me shprehjen artistike nga ana e poetit, …thjeshtësia e komunikimit e lartëson akoma më tepër poetin nga Peja.
Me të drejtë Sokrati kishte thënë për poetët; “Poetet janë si unë, si ti, hajnë, pijnë, dehën, por kur shkruajnë flasin me përenditë”.

Biografia e një poeti është poezia e tij. Megjithatë, ja vlenë të përshkruajmë një biografi të shkurtër të poetit nga qyteti i bukur i Pejës, Agim Desku.

Biografia e pasur e poetit

Agim Desku u lind me 25 gusht 1957 në fshatin Siqevë, komuna e Klinës, shkollimin fillor e kreu në Ticë të Skënderajt (klasën e parë fillore), pastaj vijoj mësimet në Ujmirë, gjimnazin e kreu në Klinë, ndërsa ShLP Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Gjakovë.
Agim Desku deri më tani ka botuar këto vëllime poetike;

“Pëshperitje drite” (poezi për të rritur,1995, Shkëndija–Pejë), “Kënga e Pranverës” (poezi për fëmijë, Drini graf-Klinë,1996), “Në cilin varg mbes” (poezi për të rritur, Dukagjini-Pejë , 2007), “Dua të pi verë Çamërie” (Vllamasi –Tiranë,2011, promovuar në Dajt, Tiranë , Ministria e Kulturës, në Durrës, në lokalin “Shi dhe lot” nga Pegasi në Tiranë, promovuar nga Kongresi i Rrjetit të gruas shqiptare më 24 Nëtor 2012 në Vlorë dhe në Pejë, në kuadër të kulturës pejane,…”Vargje që sjellin lot Çamërie”, (vëllimi i pestë që i dedikohet dhimbjes dhe plagës Çame), “Këngë Ilirshte” (2015), “Monografi per mësuesin Tahir Abazin Berisha” (2015), “Rrefej diellit” (Athinë 2015, përkthyer edhe në gjuhën greke).

Nga çmimet letrare me të cilat është shpërblyer poeti Agim Desku veçojmë këto; çmimi i parë në poezi ,nga Konkursi letrar “Të rinjtë e Çamërisë” (2011, 2012), çmimi i tretë “Flaka e Janarit” (Gjilan 2011), personalitet i vitit 2012 në Vlorë (nga Kongresi i Rrjetit te gruas shqiptare), çmimi i parë në “Flakën e Janarit” në poezi (Gjilan 2014),…e deri të çmimi i parë në konkursin letrar, “Poezia dei Poopoli” me 2014 në Milano-Itali.

Agim Desku ishte pjesmarrës dinjitoz edhe i shumë aktiviteteve poetike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Mesazhet e vargjeve të Agim Deskut

Secili vëllim poetik, secili varg dhe secila fjalë e poetit Agim Deskut ngërthen në vete mesazhe të qarta për lexuesin; siq janë dashuria ndaj atdheut dhe bashkombasve të tij, optimizimin dhe shpresën për ardhmëri.

Në poezitë e Agim Deskut, secili lexues e gjenë vetën në vargjet e tij,…e sidomos ata që kanë përjetuar ndarjen fizike nga atdheu i tyre.

Janë te mallkuar nga zoti ataqë na ndanë, janë te mallkuar ata që e kanë në dorë botën dhe nuk na bashkojnë, edhe zoti është fajtor, më falë o zot, por kur flas me çamet jam një rebel, dhe nuk mundem të rri i qetë pa e thenë të vërtetën, se nuk ka zgjidhje te rahatshme askund në Evropë nëse një popull mallkon, edhe pse ne jemi popull që falim, e duam lirinë, por e duam atdheun mbi te gjitha ,edhe dashurinë e falim ,vetëm atdheu të ndihet ilirë, shprehet Agim Desku në vellimin e tij “Dua të pi verë Çamërie”.

Çështja kombëtare e ka përcjellë çdo gjeneratë të kombit tonë, por edhe si poetë, prej Buzukut e këndej, janë poetët ata që në një formë janë arma e mbrojtjes së atdheut dhe në çdo kohë e kanë treguar se indentifikohen me Shqipërinë, me atdheun e tyre,…pra janë çdo herë pararojë e vlerave kombëtare.

Çeshtja e pazgjidhur shqiptare mua nuk më lë rehat si Çamëria, Kosova, Malësia e Oso Kukës, Kosova lindore, Ilirida, janë këto plagët e secilit shqiptar, andaj kam te drejtë edhe unë në to dhe të përpiqem te bëj një varg a një strofë, se e meritojnë, dhe nuk jam as unë i lirë kur e di se si ndihen fëmijët, nxenësit duke levizur të pasigurtë në çdo hapërim të tyre, përfundon rrëfimin e tij poeti pejan Agim Desku.