Kur anashkalohen qytetarët, bien qeveritë!

0
623
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Qeveria Hoti ra! Duhet të kishte rënë më parë! E këtu nuk e kam fjalën për vetë Hotin. Me gjithë rezervat që kam për qeverinë e tij, përsëri atë e vlerësoj si intelektual. Ai s’mund të ishte vetvetja! Mënyra se si ai erdhi në pushtet dhe si u bë kryeministër vlen për të dëshiruar! Dhe fundi do ishte i tillë, i pa lavdishëm, i pa dinjitetshëm për të. Nuk kishte si të ndodhte, ndryshe. Ai erdhi me dredhi, pelivanllëqe politike, me pazare sharlatane, me marrveshje kulisash, me veprime të pa dinjitetshme, nga binomi; Thaçi-Mustafa, me thikat pas shpine ndaj Kurtit dhe Osmanit, me kurthe ndaj tyre. Sa keq për politikën Kosovare!

Lider të pa fytyrë, që mbi interesat e Kosovës, vënë interesin e tyre. Nuk duhej dhe nuk duhet, që bashkë me Thaçin dhe Mustafën, të “digjej” dhe “ikte” dhe Hoti. Ai nuk duhej të bëhej kryeministër me votën e deputetit të dënuar, Shala. Në këtë rast, Qeverisë Hoti, ishte e “rënë”, ende pa u “formuar”. E keqja, vazhdon se ai u “bekua” edhe nga Grenell! E kështu rrjedha e ngjarjeve, mund të kishte marrë drejtim tjetër… Qeveria Kurti mund të mos binte, dialogu me Serbinë mund të kishte marrë drejtimin e duhur, nga marrveshja e Vashingtonit, ndoshta nuk do hiqej pika jetike e projekt marrveshjes për Kosovën, ajo e njohjes reciproke… Mirpo, dhe Hotit, ashtu si “batakçijve” të tjerë politikë i pëlqej karrikja e pa “merituar” e kryeministrit dhe u përfshi në këtë “tallava” qeveritare të ideuar e realizuar nga “liderët” në fjalë.

Hej “lider” sa bukur tingëllojnë edhe sot për ju vargjet te: Këngë për liderit – të Kreshnik Avdiut ku ndër të tjera thuhet:

Ngjoni mir shqiptarët e mi
Na ka hy n’midis një dreq
Hapni syt o populli jem
Ka nis puna me u ba keq

Kan nis vuajtjet me u harru
N’krye t’venit njerëz pa mend
Dallkaukët shumë jan shtu
Doj me ba copa ket vend

Sot po baj thirrje me zemër
Jem shqiptar e kem nji emër
Na kan shkel e na kan vra
Me armiq muhabet ska…

Fjalët e këngë më sipër janë lapidare, janë një aktualitet i shimbshëm politik, flasin për politikanë të dështuar dhe që shohin interesat e tyre dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë për popullin… Shumica e politikanëve punojnë vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Ato tregohen “zemërgjërë” me kundërshtarin, “bujar” me pasurinë kombëtare, “të moderuar” e pa parime për interesat kombëtare, “europianistë” dhe shumë “largpamës” për probleme madhore që shpesh nuk i rrok dot truri i tyre… Dhe pas kësaj vijnë prapaskenat, marrveshjet banale, pse jo, dhe bashkëpunimi me armikun vetëm për të mbajtue pushtetin…

Më tej në vargjet në vijim citohet:

…Prej Karpateve qent e zi
100 vjet na kan coptu
Sot me ta po pin raki
Buzën n’gaz e pa u turpnu…

…Kurr armiku s’bahet mik
Vendin tan me vjedh nuk ban
Kujt kto fjalë pa trem qerpik
Amanet mu mi kan lanë…

Më bukur nuk ka si e përshkruan autori veprimtarinë e tyre, se në këto vargje!

Dhe kur këto vargje këndohen mjeshtërisht nga Shqipërimi, Zefi dhe Flora Gashi, këto merrin një rëndësi të veçantë dhe nxjerrin më në pah fytyrën e vërtetë të tyre! Bravo, këngëtarëve, të mrekullueshëm! Urime dhe vetëm urime! Me të till njerëz bëhet shqiptaria!

Kurrë armiku nuk bëhet mik thotë një fjalë e urtë popullore. Serbia ka qenë në shekuj, dhe do mbetet armiku i shqiptarëve. Kjo nuk do thotë që shqiptarët ti mbajnë armët gjithmonë “ngrehur” kundra saj. Me të duhet bashkëpunim, duhet të nënshkruhet marrveshja finale, por pa prekur interesat e Kosovës dhe ato kombëtate. Duhet marrveshje midis të barabartëve, ku secili, të ketë “shtëpinë” e vet… Kur pretendohet të merret “dhoma” me gjithë “guzhinën” ti mbetesh vetëm me një “dhomë”, mbetesh ngushtë, pa shtëpi… Duhet që pas 100 vjetësh e gjithë shtëpia me dy dhomat dhe guzhinën ti bashkohet, trungut amë. Jo vetëm guzhina!!! Ajo nuk mjafton, vetëm ajo!!! Dhe përse? Që “dikushi” të bëhet president apo kryeministër i saj! Se cektësi politike! Sa varfëri intelektuale!

Janë sakrifikuar breza për shtëpinë e përbashkët që quhet DARDANI.
Turp për politikën gjithkombëtare! Politikanët vijnë e shkojnë, Atdheu mbetet! Kosova nuk pranon më NDARJE! Ndërgjegjësohuni shqiptar! Reziku me këtë kastë politike është më se real. Ku është rinia UNIVERSITARE?!

Çohu rini, çohu, bota është e jote -Thoshte dikur, Migjeni i madh. Çohuni në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe territorit të tij! Në kundërt, fatura është e madhe, këtë e paguan Kosova, e paguan shqiptaria…

Shpresa vdes e fundit… Ajo nuk ka për të vdekur kurrë në lidhje me Kosovën… Zgjedhjet e reja janë një shpresë…Që të shkohet deri te këto, dhe më pas, mendoj se duhet:

● Të largohet me votë e gjithë klasa e vjetër politike.
● Të votohen bindshëm politikanët e ri të tipit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.
● Vjosa dhe Albini duhet të bashkohen dhe duhet të dalin me një program para qytetarëve.
● Alternativë e tyreduhet të jenë “politikanët” më të ri që do vijnë nga bota universitare.
● Të ngrihet shoqëria civile në bashkëpunim me botën akademike dhe kërkojnë largimin e kastës së vjetër politike e cila është bërë një kancer për Kosovën dhe popullin e saj.
● Ti thuhet prerë në një marrveshje të mundëshme me Serbinë: JO:
☆ Ndarjes së Kosovës.
☆Ndryshimit të kufijve.
☆Shkëmbimit të territoreve.

● Të paditet Serbia në Gjykatën e Hagës për Krime lufte dhe Gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës në vitet 1998-’99.
● Të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë të vihen në mbrojtje të UÇK-së së lavdishme.
● Ti kërkohet me shkresë zyrtare nga Kuvendi i Kosovës, Kuvendit të Shqipërisë që: Të dënoj gjenocidin serb mbi popullsinë e Kosovës në vitet 1998-1999.
● Të unifikohen qëndrimet midis dy shteteve shqiptare, për problemet KOMBETARE.
● Ti thuhet jo kultit të individit dhe PO institucioneve të vendit.
● Ti thuhet jo në shkallë kombëtare, zgjerimit të Greqisë me 12 milje në Detin Jon.

Zgjedhjet e reja dhe fitorja e Bidenit në SHBA, një shans për mbarë Botën, një vlerë e shtuar dhe për shpiptarët. Amerika nuk do e lerë vetëm Kosovën, kjo e fundit është sfidë për Të.

Ibrahim Kabili
Tiranë më 05.01.2021