Sllogani i listës së Vjosa Osmanit „GUXO“ me frymën e rilindësve tremb Milazim Krasniqin

0
282
Vjosa Osmani - Guxo!

Sllogani i listës së Vjosa Osmanit „GUXO“ me frymën e rilindësve tremb Milazim Krasniqin dhe shumë kundërshtarë të tjerë politik!

Nga Luan –Asllan Dibrani

Ish imami-profesor në Fakultetin Filologjik Milazim Kasniqi, përkrahës i PDK-së, se të birit Memli Krasniqit, me të pa drejt mundohet të elaburojë negativisht sloganin e listës së Vjosa Osmanit „GUXO“!

Ky njeri është i një familje sahan lëpirës, duke nxitur, ndikuar dhe imponuar me qindra të rinj në rrugën e pa kthim drejt Sirisë. Ky është profesori bashkë me Shqfqet Krasniqin indoktrinuan me mijëra të rinj qe dhanë jetën në luftërat e huaj dhe lanë eshtrat atje qe su kthyen ma kurrë ! Me qindra motra tona mbeten vejusha e me mijëra fëmijë jetim.

Hoxhe – imam-profesori Milazim Krasniqi me paratë tona i ka ndërpre ligjëratat studentëve tanë për t’i zbatuar ritet e fesë islame në fakultet, gjë qe ka irrituar rininë studentore me sjelljet e tilla!

Mirëpo në lidhje me sloganin e Vjosa Osmanit kanë reaguar edhe nga partia e PDK-së, LDK-së etj, duke u shprehur që është marrë nga partia e tyre ky slogan që ata e kanë publikuar në vitin 2004!!!

Sipas kësaj po del i biri i Milazim Krasniqit këtë logo e paska vjedhur shkrimtari Ndre Mjeda. Nëse slogani “Guxo” do ishte e kësaj partie atëherë asnjëherë nuk e kemi dëgjuar, as nuk është pa se paku ne fushatat zgjedhore.

Prandaj Vjosa Osamnin e përgëzojmë qe ka një vizion Kombetar,po edhe frymëzim nga rilindësit tanë.

Milazim Krasniqi ka reaguar edhe pasi u.d se presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova nga i cili rast akuzon dhe shton si me poshtë ja citat i tij!

Homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, e jo si nderim historisë, lirisë e njerëzve të gjallë të kësaj shoqërie, na kanë sjellë në këtë derexhe. Duke kërkuar unitet te të vdekurit e duke ndezur zjarrin e përçarjes ndër të gjallët, nuk ecet përpara”, ka shkruar Krasniqi.

Këto vlerësime apo fyerje qe i bëhen zonjës Osmani nga Milazim Krasniqi, LDK-ja, PDK-ja etj. nga sot vetëm e përforcojnë partinë si forcë në vete e Vjosa Osamanit, kur shihen hapur se janë vlerësime dhe kundërshtime të jete primitive dhe të ulëta pa krip. As kush ma nuk u beson.

Vjosa Osmanit i urojme mbarësi dhe suksese me partinë e saj „Guxo“. Guximi i saj me sloganin „Guxo” do ti gjej guximtarët qe ta përkrahin deri në fitore dhe të përmbyset një politikë mbi 20 vjeçare, shterpë nga të korruptuarit, hajnat dhe abuzuesit e Lirisë së Kosovës.