Frankfurter Allgemeine Zeitung: Si ndërhyri Trump në politikën e brendshme në Kosovë?!

1
306
Trump takim me Hotin e Vuçiq

AKTUALE, Zëri, 03 janar 2021

Gazeta prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka shkruar të dielën se si viti 2020 ka qenë vit i trazuar për Kosovën, edhe po të mos kishte qenë pandemia.

Viti 2020 ishte i jashtëzakonshëm kudo, por për Kosovën, shtetin më të ri të Evropës, ky vit do të kishte qenë veçanërisht i trazuar edhe pa pandeminë. Kjo ka të bëjë me faktin që Donald Trump ndërhyri në politikën e brendshme kosovare, shkruan FAZ.

Me sa duket në pritje të një suksesi të lehtë të politikës së jashtme në Ballkan para zgjedhjeve presidenciale amerikane, Trump tashmë kishte caktuar ambasadorin e tij në Gjermani në atë kohë, Richard Grenell, si të dërguarin e tij të posaçëm për “negociatat e paqes” midis Serbisë dhe Kosovës në fund të vitit 2019. Këto “negociata”, të cilat në asnjë moment nuk mund të thuhej se kishin diçka si strategji, arritën kulmin në një takim në Shtëpinë e Bardhë në fillim të shtatorit të vitit 2020.

Atje, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri kosovar Avdullah Hoti nënshkruan dy dokumente të ndara me disa deklarata të paqarta, ndonjëherë të hutuara qëllimisht në prani të Trumpit, shkruan gazeta gjermane.

Nuk ishte befasi që Trump dhe Grenell festuan potpurinë e tyre të çuditshme diplomatike si një përparim historik. Fakti që memorandumet e nënshkruara në Uashington ishin aq të mira sa u harruan vetëm disa ditë më vonë dhe nuk ka prodhuar asgjë deri më sot, as nuk do ta bëjë, shkruan FAZ ndër tjerash në artikullin kushtuar zhvillimeve politike në Kosovë gjatë vitit të kaluar. /Express/

1 KOMENT

  1. Kjo gazete majtiste e Gjermanise e urren AMERIKEN pikerisht per shkak qe AMERIKA nderhyri ne punet e mbrendshme te Kosoves ne vitin 1999 dhe e shpetoi nje komb nga Gjenocidi ShakvelloRus……edhe kjo gazete e shpifur duhet te kupyoje se AMERIKA KURR NUK PERZIHET NE PUNET E MBRENDSHME TE KOSOVES….por jeni ju pisat e shitur Gjerman te GAZPROMI RUS dhe po mundoheni te nxisni qe ndonje ahmak politik ne Kosove te konfrontohet me AMERIKEN dhe sipas planeve te juaja GAZPROMIKE te terhiqet AMERIKA nga Kosova dhe pasdite te kthehet SHKAVELLORUSIA.

    Perndryshe Gjermania si nje shtet me qeveri super te poshter nuk i lejon KOSOVARET te kene VIZA sepse GAZPROMI ka urdheruar juve te mos ia liberalizoni vizat Kosovareve……sepse ju jeni ANTIAMERIKAN dhe jeni GAZPROM.

    Kosova i ka merituar vizat me 12 Qershor 1999.

    Por ju i doni Kosovaret vetem si azilanta, hajna, drog-dillera…e ju tranoheni nese KOSOVARI vjen ne DE si TURIST, STUDENT apo BIZNISMEN.

    Juve ju duhen 1.7 milion Sirian te varfer te cilet fillimisht i strehoni pastaj i punsoni me rroga azilantike…..edhe juve ju duhen 1.2 Milion femra te varfera te Bellorusise, Molldavise dhe Ukraines per ti punesuar si prostitute ne DE.

Komentet janë mbyllur.