Në Doganë

0
254
Petraq Pali

Petraq Pali

– U futa në autobusin e linjës “Shqipëri-Athinë” me një biletë të prerë në çast me urgjencë mbasi më kishte vdekur një kushëri im i afërt dhe duhet domosdo të merrja pjesë në varrimin e tij.

Ishin momentet, kur autobusi do bënte nisjen drejt shtetit Helen, shtet ky,ku jetojne e punojnë qindra emigrantë shqiptarë nga çdo krahinë që me mundin dhe djersën e tyre janë përshtatur e akomoduar si qytetarë të atij vendi prej vitesh.
Isha në ndenjësen 39 dhe në 40-tin, ishte një djalë simpatik tek te 25-tat, një tip “kaubojs” që deri sa udhëtuam për rreth 16 orë. Nuk e mora vesh nga ishte.

Në autobus nuk dëgjova të flitej fare shqip, që nga shoferi, dublanti i tij, plaka, pleq nuse e djem nga çdo krahinë e Shqipërisë që ishin.
Kisha mërguar edhe unë disa vite te fillimit në Elladhë, në atë kohë që nuk na linin të flisnim shqipen tonë të bukur dhe i dija fill e pe për pe gjithë hallet e tyre.

Ajo kohë e ato vite të vështira natyrisht lanë gjurmë të thella në ndërgjegjen e në karakterin e kujtdo që i sforcuar dhe i detyruar për bukën e gojës arritën të ndërojnë edhe emrin e tyre, gjë që greku e quajti se bënte “detyrën” gjithsesi djemtë dhe njerëzit tanë jetuan, punuan, u lodhën, mbijetuan, por mësuan dhe një gjuhë të huaj, atë të “bukës”.

Djali që kisha ne ndenjësen pranë, ishte nga ana e dritares. As ma feshkelleu, as u be kureshtar të mësonte kush isha unë, bashkëudhëtari i sediles 39. Mua më griu të mësoja nga ishte ky “gango”që me Iphon në dorë e me kufje në vesh, për 12 orë rresht vetëm fliste qeshte shkrihej e bente cubin me partnerët (kuptojme bashkefolesit) e tij qofshin te seksit femer a mashkull kudo qe ishin.

Greqishtja ime natyrisht nuk ishte si e tij, ai ishte “profesor” unë me shumë vështirësi kapja nga një fjalë aty këtu, se gjithë rrugës ai fliste me code; miu ,macja, mali, kalorësi, shigjeta, nishani, mullixhiu… O zot, u befasova! Ishte shume simpatik pavaresisht se kishte goxha mjekër dhe trupin e kishte të qëndisur si “spartan”, i mirëushqyer dhe i mirëmbajtur. Ndoshta bente dhe “gym” në ndonjë palestër.

Gjithsesi krijova bindjen se ose ishte përdorues droge, ose shpërndarës dhe mendova se qe pak “pordhac”, po shume paralli, se me bashkebiseduesit gjithmonë përdorte codet…000000013 E, ose i thoshte ,”hiqi tri zero, shto dy, hiq një, vendos kater……dhe shkruaj 11″. Hajde te perllogaritja une se çfare donte të thoshte ky “lango”.

Sinqerisht m’u mërzit udhetimi se hera-heres, shqetesonte dhe të tjeret…
I rashë nja dy-tre herë me brryl në parakrah qe desha t’i thoshja “folm më ulët more djalooo se e ke kambanë zërin , se ishte dhe momenti që gjatë nates pasagjeret e robtuar “rrëmbejne” dhe dremitin nga nje sy gjumë, po ai s’donte t’ia dinte.

Me thënë të drejtën fillova ta urrej dhe më bezdiste qëndresa pranë tij. Hera -heres pasagjerë të tjerë kthenin kokën për t’i thënë ule “grykën” se nuk ta kemi oreksin….,por “gangua” bënte të fortin edhe cubin..
I thashë në greqisht se nuk durova më mbas disa orësh:

– Nuk e kupton “pedhimu” se u bere i bezdisshëm për këdo….Pse bën të fortin kur ne autobus janë përgjithësisht moshatarë dhe jo të radhës tënde, aq më keq u sollën shoferi dhe partneri I tij ( dublanti )si folën fare gjatë gjithë rrugës.

Për çudi “gangua”, sapo afroheshim pikës doganore ndërroi qimen, taktikën. Uli zërin dhe bënte indiferentin duke u shperqëndruar tek muzika me kufjet. Kishte një çante dore të cilën e hapte dhe e mbyllte me dhjetra here, hap zinxhirat e xhepave të çantës e mbyll zinxhira. Nxirrte prej saj, natyrisht duke u ruajtur edhe nga pasagjeri i sediles 39 lloje shamiash me ngjyra, që gjoja në to ai kërkonte ndonje “send të humbur”.

U binda që ishte trasportues droge, se u bë pulë, kur po i afroheshim kufirit dhe doganës. I iku humori, buzeqeshja, krenaria, tangërlleku, diçka e mundonte, hap e mbyll çantën….. Siç duket e pa veten keq. Unë bëja indiferentin e të pavëmendshmin, por nga ana tjetër nuk desha të më shpëtonte asnjë çast nga veprimet e tij. Po më shtohej kurioziteti, krijova bindjen se dicka e mundonte.

Autobusi ndaloi para shkopit të doganës. Do bente kontrollin çdo pasagjer te plaçkave e çantave, valixheve e sendeve vetjake nga te dy anet e kufirit sic behet zakonisht. Shoferi mbledh pasapaortat pa pergjegjesi, ia jep një polici ose ndonje pasagjeri, (po pa pergjegjesi) dhe dikush tjeter i merr e i shpie në sportel te vulosen. Një kontrroll rutinë pa patyr personin fizik perpara per ta verifikuar (kjo eshte nje histori me vete ne doganat tona..papergjegjshmeria me dokumenta këtu arrin kulmin, besoj se dhe ne Kandahari do jete me i saktë ky kontrron).

Me çantat e dorës në dorë, zbritën një nga një pasagjeret. U hapën kapaket e bukaportave te autobusit dhe secili pasagjer do të vinte ne bangon e kontrrollit doganor palckat e tij, valixhe, thasem trasta, pako te tera te lidhura me mitriban e me teni…..nje lloj levizje “arexhinjsh”….!

Unë si gjithë shoket kisha dorëzuar pasaportën marresit pa përgjegjesi dhe as pyeta per të, por ndoqa me kujdes dhe pa bere ze pasagjerin e sediles 40, i cili levizte si në maje të gjembave dhe vështronte majtas e djathtas si i trembur. E kuptova që po i afrohej “çarku” doganor dhe gati po i binte te fikët këtij trimi që gjithë rrugës bënte “kokoshin”. Me pak fjalë u pordh. Çanten njehere e vinte ne bango nje here e merrte në krah. Gje kjo e perseritur disa here. Ishin caste qe une si nje “dedektiv i sprovuar vullnetar” desha te qetesoja kureshtjen, gje qe me ka munduar gjithe jeten. Jam kureshtar dhe jo indiferent, me gjera qe bien ne sy si antipod i realitetit shoqeror e social,

– E kujt eshtë kjo çante,- tha polici doganier,- ta hap pak,- pyeste te zotin.
– Po me kenaqesi…..e keshtu vazhduan e vazhduan me ate stil.

40-ta, po vinte si pordha nëpër breke sa andej -ketej bangos , sa në krye ne fund, me çanten ne dore dhe me fytyrë limoni. Nuk priti më dhe e pashe që nxorri një nga ato shamite me ngjyre si tip zarfe dhe me marifet ia vendosi një çante tjeter siper bangos qe i takonte nje vajze po kaubojse qe kishte kaluar kontrrollin. Vajza e thithi, e kuptoi, terhoqi çanten, mori zarfin dhe me shume “pushtllek” marifet, ia fut ne xhep te uniformes doganierit, pas policit…..(pa e kuptuar katekorikisht doganieri).

Djali e pa i buzeqeshi vajzes….me buzeqeshi edhe mua duke ditur se e ndiqja.
Ishte mafioz.
Kur hypen në autobus me tha…”sa ka zanati xhaxha!”
Më vjen mire qe te erdhi zëri i thashe, se qëpare u bere si “mut çifuti”!
Ora 4 30 e mengjesit na zuri ne Athine…..!

Korrik 2017
pjp