POETI NUK MPOSHTET

0
268
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

POETI NUK MPOSHTET

S’më mposhtë plumbi as shigjeta,
Misionin tim kurrë pa mohuar, as
Vë vargje në këngë pa i verifikuar
N’këtë çast t’më shkurtohet jeta!

T’drejtat e veta si profetizon poeti,
Mbështetën në bindje të shpresave,
Bilonjat të rriten larg këmesave, me
Forcash t’mia le të tundet dhe deti!

U tërbofshin grafomanët nga inati!
Vargu im me paqë fletësh flatron…
Mburoja e rimash i kundërsulmon,
Pa trill t’mendjes – jam poet fshati.

Gëzimi vjen në jetë kuptimplotë!
As thesaret fare s’i pata lakmi, as
Floririn se honepsa dot për poezi;
Por këngën mos të ma vrisni dot!

Ju vërsulem si kamikazë më trim,
Pas artit jam i dhënë përjetësisht,
I lirë të gjejë frymëzime qetësisht
Pena ime urtake kërkon dyluftim.

Me shpifje finoke më keni dënuar!
Kurorë vargjesh ja po iu gërshetoj,
Ditësh lavdie gjethe lari ëndërroj, e
Pas shpine dushmanët’poshtëruar.

Udbashë ziosh le t’iu jam fajtuar,
Jam betuar universit e n’gjithësi!
Turmën pa tru ndalon imja poezi;
Paqe jo! Për shpagë jam betuar!

E martë, 28 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire

KORI I PIKAVE TË SHIUT

Ngadalë zbresin si këngë lashtësie…
Aguliçet e moteve më lagen n’ballë,
Kori i pikave të shiut loz mbi qepallë
Jehojnë zemrash tingujsh simfonie.

Shelgu u zgjua me degë plot premtim,
Vijat e shiut paqe n’udhëtime gjetën –
Në dy zemra gëzimet s’u tretën, shih
Shiu puth gjethet pa zë, as trokëllim.

Kori i pikave i rrafën defet e qeshjes,
Sikur pëshpërisin rrezet n’largësi, një
Rè pikturon portrete – guaska në shi;
Lulet rendin pas ngjyrash të veshjes.

Tempullit t’shiut hapen dyert e arta.
Shijavinës një grua prehje ka gjetur,
N’arabeskë gjiri fshihen yjtë e etur-
Tej lumit lypi zogun-flatra të zjarrta.

Dëgjoj ylbere nga larg që thërresin,
Shiu është dekor drame në natyrë…
Udha e qumështit ka sall një ngjyrë,
As kori i pikave pa begati s’zbresin.

E enjte, 31 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire

TAKIMI ME TË VJETRIN E FSHATIT

Xhaxhin Nuhë n’udhëkryqe e takova,
U përshëndetëm përplotë me njerësi,
Me stërnipa – tha – jam bërë fëmi –
Shekullin tim n’lakmira e mashtrova!

Sa rrefenja ke ende të pashpjeguara?
Me sa arna ke arnuar të tëra kujtimet,
Malit të lashtë sa mirë ia din burimet;
Po dasmat sa ngelën të pa dasmuara?

– Tepricat at dit’e sot si kam kuptuar!
Këto me dhunë na i kërkonte qeveria…
Ne iu ofronim morra, tartabiçe e thnia;
Aksion’i armëve lemeri e pashpjeguar.

Xha Nuhën e tromaksin dhe vizikat,
T’linim vatanin – shpinës ngulur thikat!

E hënë, 27 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire