Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, parë në ndërtekstin poetik

0
491
Vilson Blloshmi - ushtar

Vepra Blloshmit dhe Lekës i bashkohet humanizmit europian

Poetët e Librazhdit kanë tash 30 e ca vjet që e dhanë jetën e tyre për Shqipërinë dhe vetëm 16 vjet që u dihet varri. Dëshmorët e çdo kohe, e pra, poetët dëshmorë apo dëshmorët poetë, janë të pakrahasueshëm e të pavlerësueshëm për të ardhmen e atdheut dhe të vetë kulturës kombëtare.”

Nga Bujar Leskaj

Kushërirës së tij artiste, Lumes, i dërgon një përkthim të Francis Carco: “A është i vdekur, apo i gjallë/ Ai që sjell erën? Ai na ka folur shpesh Duke ardhur bashkë me erën Dhe ne e dëgjonim shpesh Është i vdekur, apo i gjallë ai që sjell erën?” fq.189.V.I. Kjo njihet si letra e fundit që i dërgoi piktores dhe simbolika i bashkohet qartë asaj parandjenje të pareshtur se ai s’do të ishte më në jetë. Dënimi, “helmi estetik” në hetuesi “Në këto blloqe, ka shënime të ndryshme në formë proverbash, fj alë dhe shprehje të ndryshme të mbledhura andej dhe këndej, të përkthyera në gjuhë të huaja”. f.186.V.2. Dhe M. Xhaxhiu duket sikur mezi ka pritur ta bëjë aktekspertizën. Naivi duhet të ketë qenë xheloz me kulturën e Blloshmit, sepse pa asnjë argument të fortë shkencor akuzon me fj alët më të përshtatshme që i duhen një gjyqi komunist për ta dënuar poetin. “poezitë fl asin qartë për një tendencë nihiliste, pesimiste, fl asin për mërzitjen, për vdekjen, mohojnë jetën, shkruan ai, dhe së fundi shkruan idiotësinë më të madhe që është parë në rrafshin estetik, që “poezitë e Blloshmit mohojnë kuptimin e punës së dobishme”. (Po aty).

Xhaxhiu duhet të jetë mahnitur nga antologjia e poezisë frënge që kishte Vilsoni, por mezi ka pritur rastin ta quaj fajtor edhe për këtë. “Vjershat në frëngjisht janë të autorëve dekadentë, regresivë, pesimistë, reaksionarë”, thoshte ai dhe justifikohej se në Shqipërinë komuniste “nga këta autorë nuk është përkthyer asgjë, sepse kanë përmbajtje reaksionare” (Po aty). Të lexosh veprën e Vilsonit, kupton motivin pse shteti, udhëheqësit dhe komunistët e këtij shteti e patën në shënjestër Vilsonin. Ai ishte një diell që u vriste sytë, nuk i linte të qetë të punonin në natën e zezë. “Saharaja” edhe me natën nuk shkon mirë”, shkruante poeti. Ajo që të le pa mend, është cinizmi me të cilën, jo policia e shtetit, por vetë shkrimtarët e çuan Vilson Blloshmin drejt vdekjes. Gjuha e tyre në aktekspertizën që i bënë “Saharasë” ishte e njëjtë, kopje të njëri tjetrit, ishte gjuha e kërkuar, helmi i gatshëm që ua kishte lënë në dorë Sigurimi. Edhe “eksperti letrar”, K. Petriti thotë të njëjtat fj alë.

“Vjersha ka frymë pesimiste, nihiliste, ka përmbajtje reaksionare”. Fq. 190.V.II. E njëjta gjuhë është përdorur edhe nga shkrimtarja Diana Çuli. Këta të tre ishin breshëria e parë e plumbave që ranë mbi shkrimtarin, përpara plumbit më të fundit që i mori jetën. Mënyra se si po ndëshkoheshin poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka na çon drejt zgjidhjes së “enigmës së kulturës shqiptare”, ku ka nisur të na drejtoj sakt studiuesi i njohur Sabri Hamiti. Në librin e tij “Albanizma”, në kapitullin “Diaspora shqiptare”, fq. 43, Sabri Hamiti, pasi hedh një vështrim mbi krijuesit e diasporës dhe rrëfen momentin e ndritur kur krijuesit më të mëdhenjë shqiptarë vendosën të jetojnë e krijojnë në Shqipëri, njëherësh na tregon dhe fatkobin tonë duke shkruar se: “Mirëpo Shqipëria nacionale e shekullit të 20-të mbeti e ndarë, e përgjysmuar, dhe ky përgjysmim (duke prodhuar karaktere ekstreme, apo egërsimin e kthyer në vullnet të çeliktë pushtetor), bëri që toka shqiptare të mos jetë ambjent i përshtatshmëm për shkrimtarët dhe dijetarët e vet të mëdhenj.”

Pasi rrëfen se në ç’mënyrë të dhunshme Shqipëria kthehet në një shtet ideologjik “për të prodhuar karikaturën e fuqisë së pushtetit që përfundon me dhunë, në shpikje kundërshtarësh të brendshmëm, të cilët duhet të kundërshtohen, madje të likuidohen….!”, Sabri Hamiti ka parashtruar pyetjet e hidhura: “Pse, pra, u përjashtua Fishta, kur qe bërë vetë ai një institucion kultural nacional; Pse erdhi, veproi dhe u arratis Fan Noli, kur ëndërroi Shqipërinë e përparuar; Pse s’u kthye për të gjallë Faik Konica, ndoshta intelektuali më i madh i shekullit. Ku mbaroi i fundit i Frashërve, Mithat Frashëri, që krijoi një bibliotekë nacionale, pasi erdhi nga Stambolli; Pse mbeti jashtë Asdreni, që inaguroi kalimin në letërsi moderne shqiptare; Pse nuk u kthye përjetë Andon Zako Çajupi që këndoi e vajtoi Shqipërinë?”.

Pikërisht ku Sabri Hamiti i ndal këto pyetje të hidhura, unë do të shtoja një tjetër pyetje të hidhur: Pse u vranë poetët Blloshmi e Leka? Nuk është fj ala që t’ia jap unë përgjigjen e plotë, por bëhet fjalë të qëndrojmë te enigma dhe misteret e zgjidhjes së saj që ka përgatitur më parë Sabri Hamiti, sepse të njëjtat përgjigje dhe hipoteza përskaj kësaj enigme na zgjidhin edhe enigmën e ndëshkimit të dy poetëve në moshë shumë të re. “Apo mos paqëndrueshmëria e tyre në Shqipëri ka të bëjë me një moskuptim, mospëlqim edhe personal, ndërmjet Shqipërisë së ëndrrës nacionale e politike me Shqipërinë reale të detit dhe të dheut”, aludon S. Hamiti.

Përderisa ne nuk do të vendosim të zbulojmë krijimtarinë e intelektualëve të sipërmendur, përderisa ne ende nuk do ta njohim atë, kjo enigmë në derën e së cilës ka trokitur studiuesi Sabri Hamiti, do të na mundojë, por edhe do të na lëndojë për një kohë të gjatë, ndaj unë vazhdoj të këmbëngul që t’u kthehemi këtyre veprave, t’u referohemi atyre në të gjitha shprehimitë letrare dhe estetike, nacionale dhe historike, me qëllim që mosdurimi dhe përjashtimi i të mëdhenjëve nga Shqipëria të mos ndodh edhe më vonë, ashtu siç ka ndodhur me Ernest Koliqin, Mitrush Kutelin, Ethem Haxhiademin, Lasgush Poradecin, Anton Pashkun e Selman Rizën, të cilët siç pohon studiuesi Hamiti “morën arratinë e jashtme, apo izolimin e brendshëm”.

“Duaje atdhenë edhe kur të vret”, shkroi me dhemshuri Mitrush Kuteli në testamentin e vet. “Mos të harrojmë që fenomeni nuk ka mbaruar as me Bilal Xhaferin dhe Ismail Kadarenë”, thekson Hamiti në librin e tij “Albanizma”. Dhe unë do të shtoja që, të mos harrojnë se ky fenomen ka ndodhur jo rrallë herë për shkak të krimeve komuniste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, në përballje të përhershme me qëndresën antikomuniste kombëtare, e cila më së shumti shprehej nëpërmjet intelektualit, krijuesit, të cilit siç e dimë të gjithë, atij edhe i pritej më parë koka.

Ndaj e kam theksuar dhe e them, përfshi së fundi edhe pozicionin tim si politikan se nuk ka Kujtesë Historike, pa dekomunistizimin e saj. Këtij “udhëtimi” në veprën e Vilson Bloshmit dhe Genc Lekës, desha t’i mëshoja me një një indikacion më konkret dhe të drejtëpërdrejtë në këtë auditor, pra: Nuk ka Kujtesë Historike, pa dekomunistizimin e saj Në vitet ‘90 në Shqipëri u përmbys diktatura komuniste, për t’u vendosur një shoqëri e lirë demokratike mbështetur në: 1) shtetin ligjor demokratik 2) ekonominë e tregut të lirë Kjo e dyta duket e realizuar 100%, por sesi dhe në dobi të kujt u realizua mbetet për t’u parë, megjithatë tranzicioni në këtë fushë përfundoi. Po a ka përfunduar ky tranzicion në drejtim të vendosjes dhe konsolidimit të demokracisë? Druaj se kemi patur sukses… Ngjarjet e ’97-ës, privatizimet korruptive, përqëndrimi i monopoleve, fuqizimi i njerëzve të nomenklaturës komuniste janë tregues jo pozitiv për demokracinë në Shqipëri.

Krimet e komunizmit duhet të studiohen nga Instituti i Kujtesës Historike në bazë të programeve kërkimore shkencore me studime reale e të mirëfi llta të mbështetura mbi dokumenta historike të arkivave tona të ish–Ministrisë së Brendshme, ish-Partisë së Punës dhe institucioneve të tjera të diktaturës. Dekomunistizimi realizohet kur historia të rishkruhet duke denoncuar publikisht krimet e komunizmit, metodat, zbatuesit e krimeve nëpërmjet fakteve, shifrave, veprimeve të dhunimit të ligjit që janë kryer në atë kohë. Nëpërmjet këtij procesi, demaskimi e dënimi njëkohësisht ne luftojmë rrënjët e nostalgjisë për praninë edhe sot të metodave e mjeteve propagandistike të regjimit të djeshëm antikombëtar.

Duke ditur këto krime, mbi një kujtesë solide historike ne do të konsolidojmë të ardhmen demokratike që nisëm në vitin ’90, ne do të shmangim ide, metoda të vjetra pse jo dhe individë që nuk ndryshojnë dot dhe deformojnë zhvillimet e kohës, zhvillimet e sotme dhe të ardhme. Është e qartë se krimet komuniste kanë patur një qëndresë të fortë antikomuniste. Duhet studiuar kjo simbiozë fatale e zhvillimeve nga vitet 1940-1990 në Shqipëri: Krimet komuniste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve – në përballje të përhershme me qëndresën antikomuniste kombëtare.

Mithat Frashëri na mëson se: “Elita intelektuale përfaqëson jo vetëm pjesën më të vlefshme të një kombi, por është udhëheqëse e shoqërisë për ide, për gjykim, për kulturë, për jetën kulturore dhe tendencat historike, për besim dhe fi lozofi . Popujt zgjohen, iluminohen, qytetërohen vetëm me anë të përhapjes së ideve fi lozofi ke dhe politike”. Unë mendoj se është detyrë kombëtare dhe është për t’u përgëzuar Qendra e Studimeve Albanologjike që po zhvillon veprimtari në këtë fi ll demokratik kombëtar.

Ne sot kemi nevojë për demokratizim përmes dekomunistizimit. Giovani Sartori në veprën e vet madhore “Teoria e Demokracisë”, duke trajtuar problemin e formimit të opinionit thekson: Lidhja midis opinionit publik dhe demokracisë është konstituive: I pari është baza emërore dhe vepruese e së dytës. Opinioni publik s’është diçka “e lindur”: Ai është tërësia e pikëpamjeve të përhapura (opinioneve) që ndërveprojnë me fl ukset e informacionit.

Proceset e formimit të opinioneve zhvillohen sipas tri modaliteteve: Rënie në formë kaskave prej elitave poshtë; Zierje nga baza përpjetë; Identifi kim me grupet e referimit. Zbritja dhe përhapja e opinioneve prej elitave vizatohet mirë nga modeli i kaskadës i Karl Dojçit. Te Dojçi nivelet, apo depozitat e kaskadës janë pesë: Vaska ku qarkullojnë idetë e elitave ekonomike e shoqërore, Ajo ku takohen e përplasen elitat politike e qeveritare. Rrjeti i komunikacionit masiv dhe kryesisht personeli që transmeton e përhap mesazhet, “Liderët e opinionit” në nivel lokal Vaska e madhe e publikut. Pra, në fund, gjithçka derdhet në demos, në rezervuarin e publikut masiv. Gjëja themelore e modelit është përzierja e vazhdueshme.

Brenda çdo rezervuari ka opinione dhe interesa që s’pajtohen, kanalet e komunikimit janë të shumta e polifonike. Lëvizja rezultante e kaskadës është zbritëse. Përhapja e opinioneve nuk është një proces që ka vetëm një shkak dhe as nuk është linear. Brenda çdo niveli,
procesi, çdo vaske proceset e ndërveprimit janë horizontale: ndikuesit kundër ndikueseve, transmetuesit kundër transmetuesve, burimet kundër burimeve.

Së dyti, gjatë çdo kalimi nga një nivel në tjetrin ndërhyjnë faktorë të rinj: çdo herë rinis një cikël i plotë që përzien gjithçka dhe duke përzier bën modifi kime. Pra, shihet qartë që shoqëria shqiptare, opinioni publik dhe ngjizja e këtij opinioni ka nevojë për mendimin e kualifi kuar akademik, mendimi demokratik i të cilëve (integruar natyrshëm nga Qendra e Studimeve Albanologjike), do të përshpejtojë dhe çel ide e shtigje të reja në demokratizimin e vendit përmes dekomunistizimit, vendosjes së këtij të fundit mbi baza shkencore e kulturore kombëtare. Ne nuk duhet të harrojmë se megjithëse partitë politike në Shqipëri janë ekstroverse (të hapura), politikanët shqiptarë si individ janë introverse (të mbyllura), të prirur të gjithë të manovrojnë brenda një bote të mbyllur të lojës së pushtetit. Pra, politikanët shqiptarë kanë nevojë të ndihmohen nga ju, të nderuar akademikë, për t’a iluminuar e përshpejtuar procesin e dekomunistizimit.

Konferenca si kjo e sotmja, të këtij institucioni prestigjioz akademik janë dobiprurëse edhe për këtë proces. Në Kuvendin e Shqipërisë përpara një viti kam theksuar: Ne sot, të vetëdijshëm për atë guxim të munguar dje, më së pari duhet të nderojmë ata që i shkaktuan frikë diktaturës me punën, jetën dhe veprën e tyre. Zhvillimet historike na mësojnë se shtetet totalitare bien, por poetët mbesin; jeta dhe vargu i tyre janë monumenti më i përkryer i thelbit të njeriut, janë dëshmitari i përjetshëm i triumfi t të lirisë mbi tiraninë. E pikërisht këto vlera, të prodhuara në kohën e diktaturës dhe të kuptuara gjithnjë e më shumë, sot i bëjnë poetët martirë dëshmorë për të gjithë shqiptarët që ishin në kërkim të ndërgjegjes së humbur dhe të ruajtjes së karakterit kombëtar.

Për këtë ata e kanë vendin në altarin e kombit. Altari është apo, më saktë, duhet të jetë i prekshëm, i vizitueshëm, i përfaqësuar nga të gjithë dëshmorët e Kombit. Ky altar, pra Varrezat e Dëshmorëve të Kombit kanë vite e vite që presin dëshmorët e rinj të Atdheut të rreshtohen krahas atyre të mëparshëm, të vlerësuar nga të gjithë. Dhe poetët e Librazhdit kanë tash 30 e ca vjet që e dhanë jetën e tyre për Shqipërinë dhe vetëm 16 vjet që u dihet varri. Dëshmorët e çdo kohe, e pra, poetët dëshmorë apo dëshmorët poetë, janë të pakrahasueshëm e të pavlerësueshëm për të ardhmen e atdheut dhe të vetë kulturës kombëtare.

Rishkrimi i domosdoshëm i historisë, veçanërisht asaj të këtij 70-vjetori, larg çdo pasioni politik, larg çdo demagogjie, duhet të bëhet me akte konkrete dhe pikërisht ky do të jetë një akt nderimi moralo-politik, për ata që dhanë jetën për liri, duke kundërshtuar diktaturën më të egër të Evropës, ashtu si qindra djem dhe vajza idealiste që ranë kundër fashizmit gjatë Luft ës së Dytë Botërore e të nderuar nga të gjithë ne sot. Këta dëshmorë poetë ishin disidentë në një kohë frike dhe terrori dhe treguan krenari e dinjitet, duke e paguar dinjitetin dhe antikomunizmin që treguan me çmimin e jetës së tyre, kur ne të tjerët, më e pakta, ishim kokë ulur a indiferent ndaj saj.

Të njëjtën gjë, për Atdheun, kanë bërë edhe Trifon Xhagjika, Havzi Nela dhe shumë të tjerë, që do të dokumentohen nga historia, morali dhe politika, më mirë se kurrë përmes punës së Institutit të Kujtesës Historike, që ne duhet dhe do ta ngremë, si detyrim moral, ligjor dhe politik për “dekomunistizimin” e shoqërisë shqiptare, larg çdo fryme revanshi.

Kjo kërkesë tashmë është e bashkuar edhe me detyrimet për integrimin evropian që ne aspirojmë, të shprehur përmes deklaratës së janarit 2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, nëpërmjet rezolutes 1481.

Si diktatura totalitare dje, por edhe periudha e turbullt dhe shpeshherë e pasqaruar e postkomunizmit, ca nga amullia dhe ca nga mungesa e vullnetit politik, e kanë ngadalësuar piedestalin e këtyre martirëve të vërtetë të shpirtit tonë demokratik, piedestal, i cili, për fatin e tyre tragjik dhe heroik njëherësh, kaloi nëpërmjet një krenarie dhe formimi kombëtar demokrat, të ngritur, përveç të tjerave, edhe nga plumbi e litari që diktatura rezervoi për ta.

Izet Shehu ka cituar: Herët a vonë, Shqipëria do të dekomunistizohet dhe do të pastrohet nga ferrat e së kaluarës së egër. Pa hezitim e mbështes propozimin e zotit Bujar Leskaj, që poetët e pushkatuar Blloshmi e Leka të vendosen në Altarin e Nderit të Kombit, të shpallen dëshmorë të Atdheut dhe eshtrat e tyre të prehen të qetë atje ku e meritojnë. Shpreh besimin tim se këtë propozim do të mbështesin edhe shumë e shumë të tjerë.

Duke nderuar e vlerësuar këta dy poetë të martirizuar me këngë në gojë, ne nderojmë dhe vlerësojmë lirinë e shenjtë të fj alës, mbajmë të gjallë kujtesën kombëtare, sepse një popull pa kujtesë, s’ka të ardhme. Ndaj unë e kam theksuar dhe e theksoj edhe njëherë se; në aspiratën për të shkuar në botën demokratike, ne përpos dëshmive të rënda dhe përpjekjeve të thella, duhet të tregojmë letrat e fi snikërisë dhe, së pari, atë të disidencës antikomuniste, të prodhuar në atë kohë nga heronjtë dhe poetët e kohës.