NË BISEDË ME NJË TRUMPIST TRUSHPËRLARË…

0
261
Baloshi - Trump
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Nga Arben Çokaj

Trumpisti i neveritshëm thotë, prit datën 6, Trump do të fitojë… sepse Trump don gjëra të mira për botën, dhe bota e don atë. Dhe se ky trumpisti trushpërlarë e mbështet Trumpin, pasi sipas tij, ai lufton të keqen e botës, që kuptohet se janë fantazitë, xhindtë, Iluminati, Deep State, Cabalet dhe reptilët e Cakos…

Një përgjigje nga unë:

Po sikur të donte të ndihmonte botën, nuk ia rrasi koronën e nuk e sulmoi vaksinën, derisa populli e ktheu me këmbë prej diellit… Pastaj do e donte edhe bota atë. Pse nuk e duan pra? Fillo tani sqarimet me fantazitë e rrenat, që ai me njerëzit e tij të ka imponuar… Iluminati – thua, Deep State, Cabalet etj. etj. Totalisht jo-realiste. Punët në botë i kryejnë shërbimet sekrete, jo iluminati, etj.

Nëse krahasohet Saliu me Trump, Saliu nuk del aq gomar sa Trump, dhe nëse i ka bërë dëm Shqipërisë, Koli gjeturaku po vuan me e sjellë prapë në pushtet. Pra, ka njerëz që ende e duan edhe Saliun si Trumpin. Por Saliu nuk kishte mundësi me e dëmtua gjithë botën si Trump. Ky është ndryshimi!

Thoni ju ndjekësit e Trump se koronën e futën globalistët, për të rrëzuar Trumpin… Corona e mbylli botën, pra corona i shërbeu në fakt anti-globalizmit, siç e theksoi Scaramuchi. E si mundeshin globalistët të bënin një veprim, që i shërben politikave të Trump? Pastaj çfarë bëri Trump për ta mbrojtur poullin amerikan e botën nga corona? Sulmoi vaksinën me teoritë konspirative, sulmoi shkencën, sulmoi Dr. Faucin, OBSH-në, Gates, etj. i nxorri të gjithë ata, që donin të na mbronin nga pandemia, si të inkriminuar…

Pra, Trump jo vetëm që e përdori koronën si mjet për të ardhur në pushtet pa votë, gjë që po përpiqet prapë ta bëjë duke e paraqitur votimin e fundit si të manipuluar e të parregullt, për të mos njohur zgjedhjet e lira e demokratike në SHBA, por ai i përmbushi politikat e tij, e mbylli Amerikën e botën me anë të koronës dhe shiko veprimet e tij për të kuptuar kush e hodhi koronën në botë, kush po i sulmon masat mbrojtëse ndaj Covidit? Trump me njerëzit e tij, që financuan edhe teoritë konspirative të rrenave e fantazive. Rezultati: deri tani 354,215 vdekje nga Covid-19 në Amerikë vetëm… Ku është mbrojtja, që erdhi nga Trump?

Prandaj po mundohet shumë ta ndihmojë botën Trump, se ta ka pjerdh trurin ty si Muhamedi muslimanëve dhe harxhon njeriu frymë kot me ty. Ti ma mirë do Trumpin e coronën se e do botën e lirë e pa corona e pa Trump. Ti je gati me pranua një proces të parregullt e jo-demokratik të kapjes së shtetit në Amerikë nga Senati, duke injoruar votat e miliona amerikanëve, që votuan për Biden President, se e donin shumë baloshin.

Trump vetë tha se nëse Kolegji elektoral e voton Biden për President, edhe ai do e pranojë rezultatin. Kishte besim te gjykatat se do e ndihmonin deri me dt. 14 dhjetor, që të pengonin procesin dhe Biden të mos ishte në gjendje nga bllokimi i procesit, të zgjidhej nga elektorët si President. E kur u zgjodh, Trump i hëngri fjalët, ua mbushi mendje ju prapë, se ju po luftoni kundër të keqes, ndërsa ai liroi nga burgu njerëzit e “mirë”, si babai i Jared Kushner, Charles Kushner, i cili kishte paguar një prostitutë për të bërë një video me të shoqin e motrës së tij, dhe videon ia kishte dërguar më pas të motrës, për ta ndarë nga i shoqi. Këta njerëz të “mirë” liron Trump nga burgu, se e din se po ikën nga pushteti, dhe idenë se po lufton të keqen ai ua futë baloshave si puna jote, që i hanë rrenat kallup prej tij, se duan me i hangër ashtu, e jo se nuk i kuptojnë rrenat e tij, se edhe mos me i kuptua, ja ku po ta sqaroj unë, e nuk ke nevojë me luajtë rolin e budallait.

Bill Maher, një gazetar i njohur amerikan thoshte dikur para zgjedhjeve si Koli gjeturaku (alias Sokol Pepushaj), se Trump po i fitoi këto zgjedhje do shikojë të marrë edhe një mandat të tretë. Unë nuk e besoja këtë, se zakonisht dy mandate rrinë Presidentat amerikanë. Por jo, kur shoh këtë që po ndodhë me Amerikën, e shoh se unë nuk e paskam njohur Trumpin si ata që e kritikonin, si Bill Maher psh. dhe të kuptoj edhe ty, që ende nuk e njeh Trumpin, ai bën gjithçka që të rrijë në pushtet.

Ai e injoron Kushtetutën e SHBA-ve, nuk njeh ligje e rregulla ai, i sulmon ato si iluminati e deep state, për të justifikuar veprimet e tij jo-demokratike, që ai po përdor për të ndenjur në pushtet dhe u futë inatin ju, që të humbni arsyen e logjikën dhe të vlerësoni me urrejtje. E urrejtja u verbon sytë! Shpresoj të mos mundet t’ia dalë. Se ashtu si nuk e ndihmoi gjykata në marrinat e pretendimet e tij të rreme, ashtu besoj se do ia bëjnë edhe Senati e Kongresi, që e dinë se pushtetin në Amerikë e ka populli me votën e tij.

Biden tha para fushatës se “do e rrehë Trumpin si daulle!” Ai mund të thoshte si ne, se “do e rrehë Trumpinn si qen!” – por respekti që sot kanë për kafshët, është më i madh edhe se respekti, që ndonjëherë kanë edhe për njerëzit, kështu, që do i merrej kjo thëie për kapital, dhe do e akuzonin për disrespekt ndaj kafshëve këto OJF-të që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Pastaj Biden ka qen në shtëpi, dhe duke luajtur me qenin e tij, ai ndrydhi edhe këmbën… :p Por në fakt, e pabesueshme, nuk e besojsa kurrë se Biden do e rrihte baloshin kaq keq, si qen! E rrahu populli amerikan, me votë!

Nisur nga sa më sipër, besoj se Trump e futi Coronën në shoqëri, që ta përdorte atë si mjet për të siguruar edhe një mandat tjetër në rrugë jo-demokratike, pasi ai nuk besonte se mund ta merrte edhe një mandat tjetër me votë. Se ia kishin kuptuar rrenat e stilet… Por trumpistat si ti besojnë se Trump fiton përsëri, se kujtojnë që politika është ndeshje wrestling (keçi), ku fitohet me muskuj, e jo me vota.

Dhe atë që ti ke bërë deri sot me teoritë konspirative të frikësimit të njerëzve e kënjaqësisë që ndieje kur me rrenat konspirative u fusje frikën njerëzve si Koli gjeturaku me arrestimet nga ambasada amerikane, ashtu po vazhdon ti edhe ndonjë ditë, derisa Trump të bjerë si loqe nga pushteti. Hajt se po ua durojmë marrinat tuaja edhe ndonjë ditë… Dhe pastaj do filloni të qeshni me veten, se nuk mund të trembni më kënd me rrenat e fantazitë tuaja.