Viti i Ri

0
445
Dea Halimi

Dea Halimi

Viti i Ri

Në mes të dhomës ndrit i stolisur bredhi;
Drita të kuqe, të verdha, të kaltra, pamje ylberi.
Në secilën degëz nga një dhuratë…
Në mur ndrit Skënderbeu me shpatë!

Çastet e fundit të një viti ikin me furi.
Shkon viti i vjetër, tash fillon Vit i Ri.
I çelim dhuratat rreth bredhi me urime e dashuri,
Secili i uron tjetrit fat dhe lumturi.

Mbi tryezë ca letra të bukura me urime,
Me fjalë zgjedhura, me shumë hare e gëzime.
Njëri na dëshiron punë në udhë të dëlirë,
Tjetri na dëshiron dashuri e shëndet të mirë.

I Viti i Ri I

Urime, mami e dashur, të uroj dashuri.
Urime, babi, të uroj Vitin e Ri.
Urime, motër e vogël, të rritesh në lumturi.
Rreth bredhit me yll në maje plot dritë
Me një ëndërr në zemër, me një dëshirë
Me një etje të vetme, me fat të mirë.
Eja babadimër, me mjekër të bardhë,
Kërkojmë nga ti të na gëzosh me dhurata, me liri.
Etja babadimër dhe tinëz hy nëpër oxhak
E na lë te bredhi ndonjë dhuratë, or plak
E ik, ik, nis udhëtimin e ri nëpër botë,
ta përqafosh ndonjë fëmijë pa babë e nënë,
ik me dymbëdhjetë drerët e artë nën hënë
Gjithnjë i buzëqeshur dhe pa asnjë pikë lot.

Viti i Ri III

E kemi stolisur bredhin e gjelbër,me kujdes,
Me plot lule dëbore, me plot yje të zjarrtë;
udhën ia tregojnë babadimrit nga të vijë,
të na sjellë dhurata të shumta, plot një thes.

Ne të gëzuar, shprehim dëshira me dashuri.
Babai shikon nga dritaret. Dëshiron libër të ri.
Unë dua ta kryej vitin shkollor me sukses të mirë.
Mami qeshet, s`e thotë me zë ndonjë dëshirë.

Ja, shfaqet babadimri me dymbëdhjetë drerë
E tërheqin qiellit mes yjesh karrocën e artë.
Qielli i ngjan fushës së lulëzuar me yje të zjarrtë
Yjtë ndrisin dhe qielli i ngjet detit në verë.