Një vit që shumë kishim dashur ta harrojmë!

0
221
Skënder Mulliqi

Në fund të vitit

Nga Skënder MULLIQI

Po përfundon edhe një vit, të cilin shumë do të dëshironim ta harrojmë, por të cilin për fat të keq shumë gjatë do ta mbajmë në mend. Dhe ate jo për të mirë. Ky vit ishte takim ndërmjet COVID 19, pushtetit dhe popullit. Ky fenomen me emrin Corona ishte sa i befasishem, po aq edhe i fortë. Se sa na gjeti të përgatitur është pikë pyejte e madhe, sigurisht së mbarë botën e zuri në befasi. Ky takim, është prekje e realitetit nga i cili nuk kemi nga të ikim, që qytetarëve te Kosovës, ju solli njërin nga vitet më të mbrapshta në kohën e fundit.Kjo në një farë mënyre e hapi Kutin e Pandorës, e cila shumë po na kushton si në njerëz, e po ashtu në të mira materjale.

Çdo pushtet, edhe pushteti ynë sikur e shfrytëzon rastin për lavdata, së situatën më virus e kan mëngjuar mirë, që është shumë e diskutueshme për secilin shtet, e jo më për Kosovën e vogël dhe të varfër. Të varfër edhe në mentalitetin tonë ballkanik. Nga anash kjo duket shumë më ndryshe, me reale. Nga njëherë duke i ndëgjuar këta njerëz te dobët të politikës, na vijnë mendimet së a mos jemi bërë superfuqi. E vërteta është së nuk e gjetëm formulën më të mirë të mundshme për tu mbrojtur nga kjo murtajë e shekullit. Nuk e gjetëm pse ia prodhuam vetit njëmijë e një probleme edhe të pa qena. U zhytem pa nevojë në kriza politike dhe institucionale, së krizën ekonomike dhe sociale moti e kemi të dera.Sa ishte në gjendje pushteti gjatë pandemisë tu dalë qytetarëve në ndihmë?

Unë thëm shumë pak, e kështu mendojnë më duket shumica.As nuk u ndihmuan njerëzit, as nuk u ndihmua ekonomia në gjendje kolapsi. Kuvendi dhe kuvendarët më zor sollën Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që nuk është kushedi çka, sikur nuk sollën shumë ligje tjera, më talljët e tyre, jashtë asaj për çka janë të thirrur. Ne, që po jetojmë në këtë vend, këtë realitet po e shohim dhe po e përjetojmë. Kjo klasë politike është për çdo kritikë, as nuk treguan zotësi në shtetndërtim dhe mirëqenje, dhe as treguan zotësi në politikat jashtme, që janë shumë dështuese. Shteti është mbyllur që 20 vite si në karantinë, dhe tash kjo karantina nga korona, që po mbytë njeriun tonë edhe psiqikisht.

Kjo mbyllje pa investime të jashme, pa liberalizim vizash, pa inkuadrim në strukturat relevante të BE-së, Kosovën e kan pru afër gjunjëzimit. Dikush për dështimet në planin politike dhe në planin ekonomik, ishte dashur të përgjigjet. U shpëznuan shumë para, u vodhën shumë më shumë nga Thesari i shtetit dhe askush nuk jep përgjegjësi morale dhe materjale, sikur që nuk dhanë për milionat e deritashem të vjedhur. Kosova nuk është Gjermani që ti mban mbi supe gjithë këto barrë të rënda.

Ka pasur mundësi gjithqka të menagjohet më mirë edhe në kohë pandemie, por kjo nuk u bë sikur që u mengjua keq paraja publike (u keqëpërdor) krejtë pas luftën. Ne këtë situatë serioze politike, e më zgjedhje të shpeshta, po biem edhe shumë qesharak. Kështu më gjëra jo të mira po e përmbyllim edhe këtë vit. Njeriun e mban gjallë shpresa, e shpresa e qytetarëve të lodhur, janë njerëzit e ri, që pritët të vijnë në pushtet, pas këtyre zgjedhjeve të fundjanarit 2021.