VËREJTJE
Arben Çokaj
Pse nuk del Vjosa me thanë, në lidhje me traun e rrugës në Shqipëri, që duhet paguar, se shteti shqiptar nuk është në gjendje ta mbajë dhe ndërtojë rrugën e kombit me taksat e qarkullimit, që qytetarët e Kosovës kur të shkojnë në Shqipëri, të marrin nga shteti i Kosovës një biletë kalimi në vlerën e caktuar. Pra, t’i paguajë qeveria e Kosovës shpenzimet e rrugës për banorët e saj.
E jo kjo zonja e mençur t’i kërkojë qeverisë shqiptare “hiqe traun”, që rrugën e mirëmbajtjen e saj ta paguajnë jo ata, që kalojnë dhe e shfrytëzojnë rrugën, por banorët e Shqipërisë me taksat e tyre.
Sipas sqarimit të qeverisë shqiptare, që Vjosa e Albini nuk duan ta konsiderojnë, gjendja ekonomike rreth rrugës së kombit ishte e tillë, që qeveria shqiptare më përpara, kishte marrë shumë borxhe për ta ndërtuar atë rrugë dhe rruga ishte lënë pas dore e papërfunduar dhe e pamirëmbajtur.
Nga rreth 120 milion dollarë, që mblidheshin nga taksa e qarkullimit në Shqipëri, rreth 110 milion dollarë shkonin në vit vetëm për të paguar borxhin e marrë për rrugën. Dhe u gjet si zgjidhje dhënia me koncension e saj për ta kryer rrugën dhe për ta mirëmbajtur atë, kundrejt një tarife të caktuar. Kështu që arsyeja e vendosjes së traut ishte plotësisht ekonomike, jo politike.
Pra, edhe Vjosa si patriote e madhe që është, ashtu si Albini, duan more me ia futë nanës Shqypni, nga dashuria e madhe që kanë për të. Kuptohet se po të kishin dashuri, nuk do e zinin me gojë tarifën e rrugës, se ato tarifa i kanë shtete më të forta se ne, si Greqia, Italia, Kroacia, Sllovenia etj. e nuk janë vënë vetëm për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë ata që kalojnë në ato rrugë!
Është më logjike, që dikush që blen një picë ta paguajë vetë, se sa t’ia paguajmë ne me takdsat tona. Kështu është edhe bileta për rrugën e kombit, kush kalon, le ta paguajë vetë, pse u dashka ta paguajmë ne të tjerët tarifën për atë, që e shfrytëzon rrugën?!
Prandaj si Vjosa e si Albini, si politikanë të fortë që e mbajnë veten, mos ta ulin pazarin në nivel injorantësh, por kur flasin të kenë koncepte ekonomike në ato që thonë, e jo turbo-folklorike!