PREJ ZEUSIT NIS FILLIMI YNË

0
687
Atdhe Geci - Republika e Çamërisë

– poezi nga libri, “Monumenti i fjalës”.

Pellazgji, gjaku im në tokë, në det e
fshatra, zemër e tokës së ardh, shtrirja
jonë gjeografike. E vlerë sa gjuha dhe
gjaku ynë, e shtrirë në tre kontinente
të tëra shkronjat mbajnë emrin tënd
ADN e shqipes së lashtë pellazgjike
të Alfabetit Pellazg me 54 shkronja
alfabetin e krijuar nga e folmja shqip.

Dodonë, kryeqytet i Pellazgjisë sonë
lindja e Zeusit, dhe birit të tij, Thotit
gjak i identitetit shqiptar nëpër kohë
ti, paleolitja e hershme e n´vazhdim,
je gjaklindja e qytetërimit të antikës
lindëse dhe rilindëse e atdheut tonë
shpikëse e matematikës dhe fizikës
shpikëse e gjeometrisë dhe muzikës,
shpikëse e arteve, e filozofisë etjerë,
ti je Krijuesja vetë, e Njëperëndisë.
I shenjtë është gjaku pellazg i Ipeve
e folmja shqip e pellazgjishtes dhe
shkrimet e saj po në 54 shkronja.

Tëra krojeve uji pellazg flet shqip,
shqip fliste Zeusi, Thoti e Apolloni
në shqip luteshin përënditë e lashta
dhe, kjo është arsyeja pse shqipja
quhej gjuhë hyjnore e përëndive.
Kjo tokë e lashtë në vetvete ruan e
bimon hyjnueshëm si para mijëra
vjetësh, qytetëuese në ndërtime dhe
në vepra me cilësi të mëdha të artit.
Gjuha ime e shkruar dhe e kënduar;
ke gojë të ëmbël e sy përtej qiejve
ke mendje ndërtimi dhe krijimesh
je identiteti ynë i qenies dhe gjakut
dritë është shkrimi yt dhe fjala jote!

E di se ka libra të fshehur me fjalë
të shqipes së lashtë! Bibliotekën e
e Aleksandrisë e dogjën për librat
e shkruar shqip, zili kishin Thotin,
Faraonin, Zeusin, Aleksandrin dhe
Pirro Shqiponjën. Nata i kishte zili
Ptolemejtë dhe mbretërit pellazgë.
Gjuha ime kozmike, gjuha ime e
përëndive, edhe pas mijëra vjetësh,
ti mbete po ajo hyjnorja e kësaj
bote, në luftë, në flakë dhe n´beteja.

Kjo këngë e lashtë në vetveten e saj
vazhdon e gjallë në të folmen e vet
Në Dodonë e gjithëandej pellazgo-
Ilirisë, Zeusi fliste shqip në Olimp
fliste në gjuhën e tij të perëndisë,
në gjuhën e nënës që atë e lindi.

Atdhe GeciDortmund, 29 dhjetor 2020


NJË GJAK LUMOR ME PELLAZGËT

Shkronjat e Alfabetit pellazgo shqiptar
Janë thirrje përjetësish nëpër kohëra
Janë thirrje të zotave pellazgo shqiptar
Janë shkronja që na lidhin me epokat…

Atdhe GeciDortmund, 2021