Viti 2020 ishte vit i frytshëm për shoqatën” Trojet e Arbrit”

0
308
Gjergj Kastrioti - shtatore Prizren, 28.12.2020

Nue Oroshi

Viti 2020 ishte vit i frytshëm për shoqatën” Trojet e Arbrit” dhe dështimi i planit turko-serb për heqjën e monumentit te Gjergj Kastriotit nga Prizreni, fal përkrahjes që mora nga miqtë gjerman

Çdo institucion qoftë shtetëror apo organizatë joqeveritare në botën perëndimore i bën edhe arritjet vjetore mbrenda një viti, si dhe planet e punës per vitët në vijim. Me një fjalë ata që janë aktivë gjithmonë i bëjnë publike të arriturat vjetore gjatë çdo viti, kurse ata që kritikojnë e kanë gojën e mbyllur sepse pwrveç kritikave ndjellakqija asgjë nuk kanë arritur jo vetëm në periudhën nje vjeçare por as në atë jetësore, pra, me një fjalë i përngjajnë asaj fjalës popullore se kur të vetë pleqëria ku e ka lanë te rijtë pa kryer asnjë angazhim kombëtar të tillët janë vëtem lloj i tupangjijeve që i mëshojnë pa asnjë akordim. Shoqata “Trojet e Arbrit “që në janarin e vitit 2020 e nxori nga shtypi një libër enciklopedik që e kishte futur në shtyp në dhjetorin e vitit 2019, me titull: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Heroi Komëbtar i Shqiptarëve”. Ky libër erdhi si fryt i sesionit shkencor që mbajtëm në Lezhë me rastin e 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Libri ka 50 autor dhe 550 faqe. Pas këtij libri Shoqata “Trojet e Arbrit” bëri botimin edhe të tre librave të tjerë, njërin me titull: “At Shtjefën Gjeçovi shkenctar dhe atdhetar”, që erdhi si fryt i sesionit shkencor që mbajtëm në Zym të Hasit me rastin e 90 vjetorit te vrasjes së “At Shtjefën Gjeçovit”, ky libër ka 30 autor dhe 294 faqe ku u zbuluan shumë gjëra të reja sa i përket jetës dhe veprës së at Shtjefën Gjeçovit. Ndërkohë shoqata “Trojet e Arbrit” i botoj edhe dy libra të tjerë njëren të Nue Oroshit me titull: “Shqipëria Etnike është një realitet dhe jo ënderr romantike” dhe tjetrën të dr. Besim Morinës: “Gjendja kishtare në Kosovë në Periudhën Paraosmane shek. VII-XV”.

Ky ishte libri i katërt enciklopedik që botoj shoqata “Trojet e Arbrit” në vitin 2020.Por suksesi me i madh i kësaj shoqate është vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren. Për këtë projekt punuam hiç me pak se dy vjet ku edhe ja arritëm qëllimit. Pas 552 vitësh e rikthyem Kastriotizmin në qytetin e Besëlidhjeve Shqiptare në Prizren. 28 nëntori 2020 e gjeti Prizrenin të veshur kuq e zi. Edhe pse ishte pandemia në këtë aktivitet gjithëkombtar morën pjesë shumë shqiptar nga mbarë trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Shqiptarët atdhetar kudo i shihje të gëzuar për rikthimin e Kastriotizmit në Prizren.

Natyrisht se nuk kishin pasë qëndruar duarkryq as forcat pro-turke dhe pro-serbe. Ata gjashtë muaj më herët e kishin bërë një plan shumë të sofistikuar për heqjën e monumentit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut nga Prizreni. Shkaku ishte gjetur ana artistike, pavarësisht se si do të dukej monumenti. Plani ishte bërë mirë, por fati e deshi që ky plan ishte deshifruar dhe dekoduar, katër ditë para se të vendosej monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren, dhe katër ditë më herët e kisha në dorë këtë plan falë punës që kishin bërë miqtë e mi gjermanë, që janë në politikë. Ku për këtë edhe mora disa masa shtesë duke e përforcuar edhe fjalën që do ta mbaja për këtë eveniment gjithëkombëtar, ku e mora premtimin nga miqtë gjermanë, se do të më përkrahin në mbrojtjën e monumentit të Gjergj Kastriotit në të gjitha aspektet.

Madje edhe i kisha edhe emrat e te gjitha mediave si në Kosovë e Shqipëri si dhe emrat e personave që do të reagojnë.

Tash opinioni gjithëshqiptar i din emrat e të gjithë atyre që kanë reaguar dhe që ishin pjesë e planit turko-serb për heqjën e monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren, kinse nuk i plotëson vlerat artistike por plani ishte të hiqej dhe mos të vendosej më kurrë.

Edhe ndonjë person i pa qëndrushem në aspektin kombëtar, kishte rënë pre e këtij plani, që më pas më kishin kërkuar falje dhjetra herë, por gëzon fakti se asnjë intelektual i shoqatës “Trojet e Arbrit” si dhe asnjë donator i monumentit nuk kishte rënë pre e këtij plani fatzi. Plani turko-serb për heqjën e monumentit të Gjergj Kastriotit nga Prizreni ju dështoj me turp. Për herë të parë shqiptaria korri një fitore të madhe në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare.

Projektët e vitit 2021 të Shoqatës “Trojet e Arbrit”

Meqë tashë e 17 vite për çdo vit e bëjm edhe planin e aktiviteteve vjetore edhe per vitin 2021 Shoqata “Trojet e Arbrit” ka planifikuar që të ketë shumë aktivitete shkencore dhe kombëtare. Aktivitetin më të madh shkencor do ta mbajmë në muajin korrik të vitit 2021 në Drenicën e Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës e Adem Jasharit, ku do ta mbajmë një sesion të madh shkencor me temën: “Masakrat serbo-malazeze dhe maqedonase në trojet shqiptare 1912-1999”. Në këtë sesion shkencor që pritën të ligjerojnë studiuesit nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare do ti shenojmë të gjitha maskrat qe janë kryer gjatë periudhës kohore 1912-1999 në trojet shqiptare. Shoqata “Trojet e Arbrit “për këtë vit ka planifikuar edhe ndërtimin e një murane në nën kalanë e Prizrenit.

Projekti tashë më është i gatshëm dhe është dërguar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës ku fillimisht presim që të paisemi me lejën nga kjo ministri dhe me pas për të filluar me procedura tjera ku edhe do ta themelojmë një komision me historianët më të shquar të Mesjetës Shqiptare nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora, që do ta përcjellë këtë projekt. Shoqata “Trojet e Arbrit “në vitin 2021 nuk do të ndalet me kaq. Ajo ka planifikuar që gjatë këtij viti të bëj botimin edhe të pesë veprave të reja shkencore ku do të dalin në dritë shumë fakte të reja qoftë për historinë tonë të pashkruar ende, qoftë edhe për veprimtarët shqiptar që kanë kontribuar shumë gjatë për çështjen kombëtare.

E gjithë kjo arritje është duke u kryer falë dy shtyllave kryesore:

  1. Falë intelektualëve dhe studiuesve shqiptarë që për 17 vite me radhë janë duke na përkrahur panderprerë ku me punimet e tyre shkencore kanë bërë që historia jonë shqiptare te shkruhet ashtu siç ka ndodhur e jo ashtu siç deshirojnë të tjerët të ketë ndodhur-pra për herë të parë po shkruhet historia jonë shqiptare me të vërtetën e saj historike.

2. Falë donatorve mërgimtar të cilët janë duke na përkrahur tash e 17 vite pa nderprerë. Këta donator po bëjnë që historia e vërtetë shqiptare të mbetët e shkruar. Si dhe monumentët të vendosën aty ku duhet në vendin e duhur.

Edhe pse angazhimet kombëtare nuk janë të lehta kur i sheh frytet e punës e gjithë ajo lodhje shëndrrohet në forcë për të zhvilluar veprimtari të reja. Të mos dish se çka ndodhi në të kaluarën do të thotë të mbetësh gjithmonë femijë sepse çka nevojitet jeta e njeriut në qoftëse nuk është e gërshetuarë me ngjarjet e se kaluarës që i shënon historia. Të thyesh tehun e shpatës në përplasje, në një kohë kur vringllimat e qytetrimeve po kryqëzohen në trojet shqiptare është një punë e ndershme dhe atdhetare. Secili qytetrim do të ngadhënjej do të mirret vesh shumë shpejt. Por një gjë duhet ditur që djalëria dhe vajzëria shqiptare gjithmonë e kanë mundur tradhëtinë dhe paftyrsinë e atyre që i kanë ngrënë paret e sulltanëve dhe të krajlëve për ta dëmtuar çështjen shqiptare.