Kur e mashtron elektoratin tënd

1
274
Isa Mustafa

Lis Bukuroca, Bota sot

Kur politikani mashtron elektoratin e vet, atëherë e pret vetëm fundi. Nëse humb sa në Podujevë (13%), atëherë në zgjedhjet vendore, mund të bjerë nën 10%! Shpëtimi i LDK-së është kthimi i Vjosës në krye dhe përjashtimi i Mustafës, i cili veten e konsideron parti.

LDK ka fituar vota duke premtuar shkapjen e shtetit. Çka do të premtojë ajo tani?

Mustafës sa herë i ofrohet kapja e përbashkët e shtetit, e pranon me kënaqësi dhe mendon, se votuesit e vet, janë kope dhe mund përsëri dhe përsëri të mashtrohen me: „Ne jemi Parti Institucionale!“ E as me: „Ne kemi arritur rezultate ekonomike kur ishim në qeveri gjatë 2014 -2017 dhe tani“, por pa krijuar asnjë vend të punës!

Mustafa ka shërbyer për t’ia plotësuar ëndrrat Thaçit. Dhe, ka dhënë një kontribut të madh në dëmtimin e çdo gjëje në Kosovë, sa të mos na i heqin edhe vizat, ata që na çliruan. Shteteve me qeveritarë të korruptuar nuk i hiqen vizat! Kurrë! Mustafa nga LDK krijoi seksionin e PDK-së. Tani nuk guxon asgjë të kritikojë, pos VV-në dhe Vjosën!

Nuk është në natyrën e autokratit dhe makiavelistit të perceptojë çastin e largimit. Pas zgjedhjeve do të detyrohet të largohet kokulur, ndoshta edhe më keq, duke u nxjerrë jashtë si Donikën ai, sepse pasi u zgjodh kryetar pa konkurrent, refuzoi largimin me dinjitet.

Thaçi lejoi arrestimin arsimtarëve turq, tani gjendet vet në burg. Karma në veprim!

Mustafa lejoi të tërhiqej zvarrë hiç më pak se Donika Gërvalla, dhe përjashtoi Vjosën, njërën prej këtyre akteve do ta përjetojë. Ai nuk do të japë dorëheqje sepse karma nuk do ta lejojë. Ai do të përjetojë dëmin që u ka shkaktuar të tjerëve dhe këtë do ta shohim së shpejti!

Kur të largohet Mustafa, LDK do të jetë përdhe!

Budallakia, korrupsioni, nepotizmi, dëmtimi katastrofal i arsimit, institucionet formale, ministri formale, gjykata e prokurori formale dhe largimi i më shumë se 200.000 vetave drejt Perëndimit, janë fakte kokëforta, që mund të mundësojnë krijimin e Qeverisë njëpartiake.

LDK-në nuk mund më askush ta ndihmojë.

Sepse ajo ka një trajner, jo kryetar. Ai duke ditur se populli nuk e do, nuk kandidon vet, por kandidatët i përdor si lojtarët gjersa vet vështron i ulur apo i shtrirë. Ai LDK-në e ka shndërruar në Ndërmarrje Biznesi, që kujdeset për ruajtjen e interesit të disa oligarkëve, jo të popullit dhe elektoratit të vet.

Ai përjashton anëtarë pse nuk i nënshtrohen joparimësisë së tij, jo pse nuk e duan LDK-në! Për fat të keq partinë e Rugovës e pret fundosja dhe, meqenëse nuk largohet Mustafa, mund të mendohet se qëllimi i tij është pikërisht rrënimi i asaj partie. Për ta shpëtuar LDK-në, mundësia e vetme është rrëzimi Mustafës!

Ai nuk do të lejojë kandidime të lira dhe konkurrencë të brendshme, ai do të caktojë kandidatin, si trajneri që zgjedh kapitenin për skuadrën dhe vet do të ulet anash për të mbikëqyrur.

Shtëpia e re nuk mund të ndërtohet në të njëjtin vend, pa e rrënuar të vjetrën!

1 KOMENT

  1. Po edhe nese shuhet krejt LDK… çka ka lidhje… pune e madhe… ka partia tjera sa ta don zemra…
    Shum]e jane interesant keta te VV apo disa parti tjera …deshirojne te kene ma shum]e vota se LDK… e kendej ia bajne “gajlen” mos po zvoglohet apo mos po zhduket LDK/ja!!?!!!!

Komentet janë mbyllur.