Kisha kohë që kisha planifikuar të bëj një shkrim për intelektualin shumë dimensional, mjekun e shquar dhe human, njohësin e kulturës se Krahinës e promovuesin e vlerave të saj, birin e Krahinës sonë doktor Azem Nela.
Si indicje për shpejtimin në kohë të shkrimit për të, më shërbeu një mesazh falenderimi nga ana e tij në adresën time, lidhur me një shkrim për mësuesin e ndjerë, Nezir Isaku. Duke e falenderuar, i them se do e takoj shpejt dhe i tregoj dhe arsyen. Shkoj dhe e takoj pa humbur kohë, të nesërmen në shtëpinë e tij në Tiranë. Pasi përshëndetemi me shumë dashamirësi, doktori fjalët e tij “400 dërhemëshe”, të traditës thotë: “Ku je ore burrë!?
Na ka marrë dhe malli! I pres dhe më mirë njerëzit unë këtu. E ruaj traditën”. Doktor, nuk ve asgjë në dyshim për këto pasi ju dhe familja keni dhënë prova për këtë. Arsyeja është e thjeshtë dhe shumë e komplikuar. Kohë kovidi! E sotmja dihet, e nesërmja mbetet enigmatike! Dhe ti, doktor qenke i friksuar, apo jo? Ndoshta frikë jo, por kujdesi duhet të jetë maksimal. Shpresojmë se do dalim për Shmitër (Shën Mitër) ma kthen, me shaka ai… Nga ju varet… i them, unë.
Ai, bashkëshortja e tij Tatjana dhe familja të presin sipas traditës. Pasi më servir kafen dhe rakinë, këmbëngul dhe për të ngrënë. Jo i them sapo kam dalë nga shtëpia. Mirë, më thotë kam për të dhënë një libër, kam kohë që të kam çu lajm me Cenin (Hysën) për këtë. Nuk di në të ka thënë apo jo? Po, i them prerë unë, është faji i im që nuk kam ardhur. Çohet nga vendi dhe në një vend të bibliotekës së tij shumë të pasur, merr librin dhe ma jep mua si dhuratë me dedikim.
Librat janë vlerë, vlera të padiskutueshme! Libri me titull: “Nga udha e artë e bluzave të bardha deri tek urdhëri i mjekut shqiptar” i autorëve Ylli Merja dhe Zenel Anxhaku, është një vlerë e shtuar pasi fliste për portrete mjekësh të shquar si doktor: Frederik Shiroka, Shaban Pëllumbi, Ymer Dishnica, Llambi Ziçishti, Azem Nela, Ruzhdije Qafmolla, Muharrem Çepani, Paskal Prodani, Lyzhiana Abazaj…E padyshim një hapsirë të veçantë autorët i kushtojnë dr. Azemit. Kjo është nder dhe krenari për të, për familjen, për Selitën e Malit, Bendën, Tiranën dhe më gjerë.
Azem Sali Nela lindi në Selitë të Malit më 03.01.1953. Lindi në një familje thjeshtë, të madhe, të respektuar dhe me emër, me tradita të spikatura patriotike dhe atëdhetare. Prindërit e tij Sali dhe Hajrie Nela lindën shtatë fëmijë: Xhavidin, Bahriun, Azemin, Naimen, Lutfiun, Eqeremin dhe Sejfullanë.
Me gjithë vështirësitë e kohës dhe terrenit, ato arritën ti shkollonin dhe ti edukonin më së miri fëmijët e tyre.
Azemi shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Selitë të Malit, ndërsa atë 8 vjeçare në Mojsit. Shkolla 8 vjeçare e Mojsitit qe “trëndafili” i parë që çeli në krahinë, falë rrugës auomobilistike që e lidhte me Tiranën…Më pas lindën të tjerat…Duke kujtuar atë periudhë doktori shton: “Isha i vogël, rruga qe e largët, ndaj daja im Qamil Meta më mori te shtëpia e tij…Kishim mësues model dhe shumë të përkushtuar”. Po Azem, i tillë qe arsimi i atyre viteve, e tillë qe shkolla, duke hequr, në optikën e sotme, politizimet e skajshme të saj!
Në të dy ciklet ai doli me rezultate të shkëlqyera, me nota maksimale dhe fletë nderi. Kjo bëri të mundur që Azemi të shkonte në njërën nga shkollat që dëshironte. Duke kujtuar atë periudhë Azemi kujton: “Unë doja të bëhesha inxhinier elektrik. Babai shkoi në Seksionin e Arsimit në Tiranë dhe një mik i tij në Seksion nga Alimehmetët (Besimi) i kish thënë se nuk ka degë më të bukur se shkolla e mesme mjekësore për ndihmës mjek. Me ndihmën e tij, Azemi vazhdoj Shkollën e Mesme “Jani Minga” në Vlorë”. Këtu merr udhë karriera mjeksore e dr. Nelës. Sa njerez ka ndihmuar në atë periudhë, tiransi i mirë, Besim Alimehmeti!
Shkollën e mesme mjeksore Azemi e filloi në vitin 1968 dhe e përfundoj në vitin 1972 me rezultate të shkëlqyera, shoqëruar me fletë nderi për secilin vit shkollor. Ai flet në shkallën superiore, për profesorët e Jani Mingës, punën plot pasion, dhe kërkesën e rreptë dhe shumë dashamirëse të tyre! Sa i bukur portreti i këtyre mësuesve, që zgjidhnin rrugën më të bukur por dhe shumë të vështirë! Dhe ja dilnin!
Rezultatet e shkollës së mesme dhe njohuritë e qëndrueshme që kishte marrë e favorizuan për vazhdimin e Fakultetit të Mjekësisë të UT dhe rezultatet shumë të mira që arriti aty.
Në fakultet ai erdhi me një bazë njohurish nga mjekësia. Pasi ra në kontakt me profesorët dhe pedagogët më të përgatitur e të njohur të kohës,ai arriti në nivele të larta të mjeksisë dhe u angazhua dhe me studime dhe tema të vështira shkencore. Ndër të tjera për këtë periudhë të artë të jetës së tij ai shprehet: “Të gjithë pedagogët i kishim mjaft të përgatitur, shumica kishin mbaruar jashtë, ishin me grada dhe tituj shkencor dhe mjaft të përkushtuar. Suksesin e rezultatet e mia, ja dedikoj dhe atyre!
Njeriu i vlerësuar, di të vlerësojne të tjerët. Mirënjohja është virtuti më i lartë i shoqërisë njerëzore! Azemit fatmirësisht nuk i mungon kjo. Ndër profesorët me emër ai veçon Petrit Kokalarin, profesorin e lëndës së Farmakologjisë, si shef Katedre dhe më pas Drejtor i Institutit të Mjeksisë Popullore. Ai do e angazhonte në lëvrimin e ndjekjen e mjeksisë alternative, me tema dhe studime të shumta shkencore si:
▪︎ Mbi trashëgiminë iliro-shqiptare në fushën e mjekësisë.
▪︎ Të dhëna mbi trashëgiminë mjekësore në Malësinë e Tiranës.
▪︎ Vetitë mjekuese të shushunjave.
▪︎ Vetitë mjekuese të helmit të bletës.
Gjatë kohës që ka punuar si mjek ka bërë disa kualifikime jashtë shtetit, ka bërë tema dhe studime të shumta shkencore dhe kryesisht në mjeksinë alternative dhe jo vetëm. Në periudhën e shërbiimit si mjek komuniteti, në vitin 1998-’99 studioi pranë shkollës së lartë në Itali në “Omopati-Bioterapi”. Ka bërë dhe studimin e rëndësishëm mbi:
▪︎ Studimi i vetive udhqyese dhe kuruese të vajit të ullirit në vitin 2008, të cilin e ka botuar.
▪︎ Trajtimi i djegieve me preparate natyrale.
▪︎ Vlerat ushqyese të bukës së zezë etj.
Sa bukur! Ai shprehet : “Unë kam ditur të kaloj vetë nga farmacia e mbyllur në një farmaci gjigande që quhet “Natyrë”. Dhe kjo është më se e vërtetë për dr. Nelën “farmacia” e tij, nuk mjafton vetëm me Malin me Gropa, Dajtin, Çajret e Selitës, Bjeshin, Gamtin, Qafë-Shtamën por vazhdon dhe në masivet malore të KMV-së, KMJ-së, Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit e gjetkë në Evropë. Mjek me shumë pasion! Nuk mjafton vetëm pasioni, duhet studimi, eksperimentimi praktik, duhen dije të gjëra dhe studim i vazhdueshëm. Doktori është modeli që duhet ndjekur, shembulli i mirë, është intelektuali që njeh e zotëron gjuhët e huaja : Frëngjisht, italisht dhe rusisht.
Ky është një avantazh i madh në fushën e studimeve shkencore dhe shkëmbimit të përvojës. Doktori falë punës e ka një privilegj të tillë!
Doktori ka një përvojë të gjatë dhe shumë të sukseshme pune. Në vitin 1978 emërohet Drejtor i Qendrës Shëndetsore Zall-Dajt. Ishte i ri dhe erdhi me forca she energji të reja. Shkëlqeu puna e tij si mjek dhe në menaxhimin e Spitalit të Zall-Dajtit. Mbulonte 12 fshatrat e krahinës, priste pacientë dhe nga Mati dhe Malsia e Krujës. Gjithmonë human, i palodhur, komunikus me njerëzit, kuadrot dhe vartësit. Infermjerja Haxhire Dajti thekson: “Kam punuar shumë vite me dr. Azemin. Eshtë një mjek me dije të thella shkencore. Eshtë i pa përtueshëm për njerëzit, bënte 7-8 orë në këmbë rreth e përqark Krahinës nga Qafmolla në Qafë Shtamë dhe ne asnje rast nuk lodhej e ankohej kurrë.
Eshtë shumë komunikues dhe i lidhur pazgjidhshmërisht me Krahinën”. E këto fjalë zemre i gjen te të gjithë ish kolegët, shokët e shoqet e shkollës, gjithë komuniteti i i Zall-Dajtit, Zall-Bastarit, Dajtit ku ai punoi për mbi 40 vjet me radhë, flasin dhe miqtë e shokët që e kanë njohur dhe e njohin! I tillë është doktor Azemi! Ai ka shëruar njerëz, ka shpëtuar jetë. Duke kujtuar këtë periudhë ai shprehet: “Kalova këtu një pjesë të bukur të jetës sime që më formoi shpirtin dhe zemrën dhe që më njohu me mjaft njerëz, miq, pranë vatrave të tyre, me fjalën e tyre të mençura e me mikpritjen tradicionle shqiptare”. Fjalë malli dhe dashuri për vendlindjen! Për të Selita dhe Benda janë të veçanta! Po e tillë është vendlindja!
Në vitin 1991 Azemi u transferua në Qendrën Shëndetsore Dajt dhe punoi deri sa doli në pension në vitin 2018. Megjithëse në pension, vazhdon tu shërbejë me përkushtim njerëzve në klinikën e tij private, në Rrugën Myslym Keta, te Antibiotiku.
Doktori është edhe një veprimtar i spikatur shoqëror. Ai ka dhënë dhe jep një kontrobut të çmuar si nënkryetar i Shoqatave “Benda”, “Selita” dhe Shoqata e Pajtimit “Bena”. Puna e tij në sferën shoqërore të merret si model nga brezat e rinj. Ky model të çon drejt suksesit, ndiqeni!
Për të gjitha këto ai është vlerësuar gjatë karierës së gjatë mbi 40 vjeçare. Shoqata “Tirana” në dhjetor 2018 i akordoi doktor Azemit titullin e lartë “Fisnikëria e Tiranës”. Ky është vlerësimi më i lartë që i bëhet intelektualit dhe mjekut tonë Nelës. Ai është Fisnikëria e Tiranës dhe Krenaria jonë! Le ti vlerësojmë e respektojmë njerëzit sa janë gjallë, më pas ato lenë vepra të mira dhe respektojnë vetveten…
Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e suksesshme, Tatjana. Çifti Nela, të dy mjek të përkushtuar, kanë dy fëmijë; Dritanin dhe Blerinën, të dy me arsim të lartë që kanë krijuar familjet e tyre. Fëmijë të shkolluar dhe edukuar që vazhdojnë traditën e familjes së tyre. Dardha bie nën dardhë, nuk ka si të ndodhë ndryshe!
Azemi është dhe artist në shpirt, respekton artin, traditat dhe kulturën e trevës nga vjen.
Te ai gërshetohet e reja moderne, me traditën e të parëve. Ka një bibliotekë të pasur me libra të të gjitha “zhanreve”. Në albumin e tij gjen një numër fotosh që nga njeriu i thjeshtë, tek malsori me tradita, nga njeriu i kulturës deri te bujku e blektori. Këtu duket thjeshtësia e figura intelektuale e tij.
Për të janë bërë shkrime, janë thurur këngë:
▪︎ Vargje për doktor Azem Nelën.
Nga mësuesi veteran Nuri Gjoni:
Në shtëpinë bujare
Ku hapur qëndroj dera
Për të qenë human
Lindi Azem Nela…Linde në Selitë të Malit
Punove në zonën tonë
Për ne je krenaria
Doktor i parë me shkollë…Si ditën dhe natën
Shtëpi më shtëpi
S’doje të dije a është vapë
Baltë, fortunë apo shi…Si doktor i rrallë
Në punë ke lënë vepra
Do jetosh i gjallë
Piedestal në breza…▪︎Vargje për doktor Azemin.
Nga mësuesi veteran Hysen Hysa:Fisnik të vërtet
Fisi Nela në Selit të Malit
Ruan traditat e të parëve
Skalitur te dera e kullës:”Rroftë flamuri i shqiptarëve”.…Me ton krenar
Sqaroje shoqërinë,
Se si Veli Alla
Vrau Haxhi Alinë.…Me suksesin tënd
Polimika ndeze,
Shkruan arritjet tuaja
Revista Franceze.…E don zonën e Bendës
Si rrallë njeri.
Humanizmi yt
Jo, nuk njeh kufi
Shoqata “Selita”
Të ka krenari.
Këto janë disa nga vargjet e arta që kanë thurur për doktor Azemin dy mësuesit e mirënjohur të, zonës sonë… Bravo autorëve, i meriton dr. Azemi këto! Për doktorin janë thurur edhe këngë! Nuk ka si ndodh ndryshe, doktori si dashamirës i artit ja merr shtruar këngëve patriotike si për: Veli Allën, Lim Hoxhën, Isuf Pulën dhe Islam Lilën, Cenin e Canit. Po kaq bukur këndon dhe këngët lirike, të dashurisë…Një figurë e kompletuar!
Si të till e trajton atë dhe rapsodi i mirnjohur i zonës sonë Haxhi Gjoni.
Këngë për doktor Azem Nelën.
Disa vargje me tekst, muzikë dhe kënduar nga Haxhiu:
Moj Selitë, Selitë e Malit
Lum oj nanë që linde djalin
Lindi djalin që na e do zemra
Emri i tij është dr Azem Nela…Dora jote shumë njerëz ngjalli
Me lloj, lloj bimësh nga fusha e mali
Vllazën dhe motra të erdhë tek dera
Tu shtoftë jeta o Azem NelaTu ngjall njerëz jetën kalove
Shumë urata nga nanat more
Dorën dhe zemrën e Azem Nelës
Dalin e presin tek pragu i derësAsht rrit fëmija, del tek oborri
Po na vjen Azem doktori
I urojmë të gjithë nga zemra
O tu shtoftë jeta o Azem Nela!
Duke u bashkuar me urimin e vargut të fundit të këngës, përfundojmë këtë shkrim të vonuar, por shumë të dëshiruar, për doktorin ikonë, pinjollin e “Familjes Oxhak” të fisit Nela.
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 27.12.2020
Doktor Azemi një mjek i përkushtuar. Një jetë punojë me devotshmëri në mjekësi. I urojmë të jetojë sa ti dojë shpirti i tijë! Mbarësi në familje! Urime Bimit për shkrime të tilla, që promovojnë vlera!
Doktor Azem Nela eshte nje mjek i mrekullueshem. I uroj gjithe te mirat dhe respekte. Eshte nje vlere e shtuar e krahines tone.
Urime dhe Profesor Ibrahimit per kete shkrim per nje person te nderuar.
Intelektuali i veçante qe interesohet per intelektualet dhe bijte e denje te Bendes. Nje analist dhe njohes i holle i historise se zones se tij. Shkrim i gjetur per doktorin e njohur dhe te zotin te zones sone. Suksese te metejshme!
Dua te falenderoj prof. I. Kabilin, per vleresimin e bere ndaj figures sime, shoqerore, profesionale e te tradites. I uroj shendet e mbaresi personale dhe familjare. Me respekt.
Shkrim shume domethenes, per nje njeri qe i ka dhene njerezve dhe mjekesise
Nje shkrim kuptimplote nga Ibrahim Kabili per mjekun e shquar te krahines bendes dr. Azem Nela – ju uroj te dyve suksese dhe jete te gjate, me respekt Julian Hida.
Me lejon t’iu bej nje pershendetie nga tej oqeani,une si-85 vjecar;!
Me te lumte i nderuar Ibrahim Kabili,per shkrimin kushtuar te mirit e te nderuarit, Dr.Azem Nela,une,marre si Sihariq,lindjen(1janar1953) te tij,si djali i trete i families se,Sali Nelit,(minator ne kantieret e ndertimit te Hidrocentalit-Selites,*Uje e Drite* sjelle Tiranes,ne Nendor1951,une punesuar,njeheresh nx.ne shkollen*10Koriku* ,,,*Korier i Tuneleve*,(im vella Drejtor Kantjerit).Aty une deri ne krye te fshatit Selite e Malit,shpinja gazetat e dites sa Letrat..)
Ne familien e Sali Nelit,sa te bashkekohesit e kolegut tim,Ibraim Dema,(si une Ai, *Korier i Kntjeri I-re-*ne vite *50-51,im vella drejtor i kantjereve te ndertimit te Selites,Hidrocentralit), une kaluar nga tuneli pare te sektorin pare e me radhe te tjeret deri te i nenti-Tunel.shpinja Gazetat e letrat me Gazin veture.(Ani se nxenes shkolle ne Tirane),Makine e Drejtorit ndermaries,te ndierit Rahman Hanku,)Gaz,me shofer Lam Zhegu(Babain e kengetarit te njohur ne vite,Luan Zhegu,ne ato vite ai lindur)l -Ja ne ate lugine Dr. i sotem Azem Nela lindur,(1953),rritur e mbaruar 8 vj.1967,une njohur ate nxenes te dalluar te shkolles Mojsit, (si Drejtor Zone-(1967 deri 1973),me kerkesen e te jatit Sali e shpura te ispektori i nderuar-Besim Alimehmeti,(ndjese paste),qe do e dergonte ne Vlore,Teknikumi mjekesise,si thohet ne shkrim,pas saj,si i shkelqyer nxenes, derguar ne fakultet te mjekesise.Dr. i nderuar Dale. Nje jete ne Zonen e Vendlindies punuar,sa pas 2000jes ne Tirane dhe me shtepi.Mire e ka pershkruar rrugen e Dr te nderuar Azem NELA,Autori shkrimit, po do te doja te shkruhej me gjuhen e nje profesionisti mjek,per arritiet e Tij, vertet te shkelqyera,sa do te thoja,pake te vleresuara nga organet kopetente… Nje jete njohur ne vite pensioni,me te shkuar fashtareve te asaj Zone,marre pershtypjet une, deri keto vite pensioni. I fundit takim e shkuarje me te ne ate zone, deri ne feste ne Zall-Bastar,ne mbyllien e vitit shkollor 2019te,une 83 vjecari,kthyer na emigracioni tej oqeanit mar pershtypje e mbresa te pa harruara nga baoret e Zones *Bendes*. Dr Azem Sali Nela,me rastin e dalies ne pension,duhet ti behet nje rivleresim i punes tij,sa pse jo, nje LIBER i vecante;*Doktori i Pare i Krahines se*BENDES*Azem Nela*. Dite NJEMIJE i uron! (Une ne vite me miq e shoke te mij,Mjeke te nderuar,deri themeluar te Spitalit te Zall-Dajtit,mes viteve 50t e ne vazhdim,une Drejtor shkolle.(nisur e lene une Faklutetin e Mjekesise 1964). Azem Nela-Pensionin gezuar e pa tjeter,- pa u ndare nga ai profesion HUMAN,jeten perkushtuar. Nga tej oqeani ju uroj Familiarisht,me kolege vite ne Zall-Dajt, sa Kunatin tim Petaq Kristo,(pas mbi 20 vite Ai mjek ne Carcove te Permetit.lene gjurme),sot si Azemi Dale ne Pension.Miresi ju uroj.
Faleminderit i nderuar Ibrahim Kabili,nje jete mesues e Drejtor shkolle ne ate zone-Vendlindie-lene kujtime e arrite te pa harruara.Me Ju -85 vjecari Guri NaimitD. (nipi marre emrin sot e 18 vjet.*Dite njemije*-rrugeve te emigracionit LINDUR e po rrite,)
Komentet janë mbyllur.