Nuk kam dëgjuar, se kur vjen puna tek karrigia politike të ketë thënë dikush: Jo nuk mundem, shihni ndonjë tjetër më të mirë…!

0
262
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Koha e së dielës

Me rastin e aktualitetit zgjedhor në Kosovë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike nën ethet për votën e lirë të sovranit, janë rreshtuar në frontin e “betejes”, veçse për pushtet e pak apo fare pak për shtetin(sic!), që, tashti po i bëjnë llogoritë matematikore kush, si dhe çfarë…?

Nuk kam dëgjuar në këtë hapsirë të Kosovës, që dikush nga miltantët e partive politike të ketë thënë, kur e kur, vjen radha për të nominuarit për (kryeminsitër) nga korpusi i partive të ketë thënë: Jo nuk mundem unë për kryeministër të Kosovës, shihni ndonjë tjetër më të mirë se unë…(sic!).

Kështu të skajuar në udhën politike mund të shihet sesi kanë marrë vrapin pas politikës si art i mashtrimit në kohë e hapësirë, partitë tona politike në Kosovë!

Koha e së dielës: Politikë, lufta kundër pandemisë dhe e nesërmja
kush do të jetë në krye të herës për të udhëhequr shtetin e Kosovës…?

Koha e së dielës…!

Çikago, dhjetor të motit 2020


Kronikat historike shqiptare

Kur do të ndalën grabtijet e fqinjve tanë…?

Për hapësirën detare shqiptare, po bëjnë yrysh shteti helen (Greqia), ndërsa këndej gjeografisë grabitqare të tokës së Kosovës, regjimi i Serbisë fashiste të Aleksandër Vuçiç përmes “vëllait” të Rusisë së Putinit, po i bën yrysh Mitrovicës, jo për tjetër por për shkak të pasurisë së madhe nëntokësore(po i referohem Akademik Mark Krasniqi, -nënvizimi im) se regjimet e Serbisë asnjëherë nuk janë interesuar për “kultet ortodokse serbe” në Kosovë, por janë interesuar për grabitjen e pasurisë që ka toka e Kosovës(sic!).

Për hapësirën detare shqiptare, mos të trumbetojmë veçse me deklarata nga Tirana zyrtare, por qysh sot do të kërkohej që, përfaqësuesit e PD-së (Sali Berisha dhe Lulzim Basha), që e patën nënshkruar një “marëveshje për detin” me udhëheqjen e shtetit helen dhe qeveria aktuale Edi Rama të dalin publikisht para popullit shqiptar se çfarë po ndodhë me “dekretin e presidentit të Greqisë”(sic!) lidhur me zgjerimin e hapësirës detare në dëmë të Shqipërisë!

Kur do të ndalën grabtijet e fqinjve tanë në Ballkan ndaj tokave dhe hapësirës detare shqiptare…?

Çikago, dhjetor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]