ISA MUSTAFA AS ME RUGOVËN, AS ME ALBININ

0
241
Isa Mustafa - Agim Veliu

Nga Binak MAXHARRAJ

(Më kënd je Ti Isa Mustafa, me PDK dhe SHIK-un?)

Ç’prej së e la shoku i idealit Hashim Thaçi, dhe nga debakli i mafiozit në Amdrikë ambasadorit Richard Grenellit, por edhe qe nga shpallja e verdiktit të GjK të cilin Isa Mustafa as qe ka pritur, atë e kanë kapë xekrrat,po zihet në vehte, vendi vend nuk po e zënë, po merret me halucinacione sikur ka rënë në klapi, në agoni klinike.

Por edhe në këtë gjendje Isa Mustafa po gjuan shkelma duke u munduar që për punën e vetë dhe deshtimet e LDK i bënë fajtor te tjerët por jo vehten duke thënë se LDK është parti ideale, pa shibla, parti institucionale që për te gjitha të këqijat e saj fajin e paskan te tjerët. Kështu veproi ky gjahil i LDK që nga momenti qe e zapoi LDK me tradheti dhe forcë duke krijuar klane mafioze mbrenda saj, kështu veproi mbi 10 vite në krye te partisë kur i humbi te gjitha zgjedhjet, kështu veproi edhe kur marrezishtë dhe turpërisht e humbi Podujevën bastionin e fundit të LDK.

Isa Mustafa ka mbetë në skenen politike si një dele e zëzë, si pulë e lagët, si qura pa kokë, si një njeri i turpit si njeri i tradhëtisë së vendimeve të LDK, si njeri pa qendrme dhe parime i cili aq shumë ka mbetë i vetmuar sa qe tashti askush më nuk po e bën hesapë.

Isa Mustafa sot i paska reaguar edhe falamurit Dardan, i cili është simbol i liderit historik dr Ibrahim Rugova të cilin nuk deshiron të shohë me sy. Ai sot, si çdo herë paska vjell xeher e vnerë ndaj Vjosa Osmanit cili ia pask bërë një respekt këtij flamuri Dardan qe te valoi i lir se bashku me flamurët tjera të Kosovës dhe Evropës. Por çka ka këtu të keqe, kujt i pengon kjo askujt, pos santrapit Isa Mustafa.

Si për çdo deshtim tjetër të Isa Mustafës edhe kur flamuri Dardan valon lirshëm ky mistrec politikan ia lënë fajin Albin Kurtit, i cili këtij njeriu iu ka bëerë obsecion duke theksuar se Albin Kurti dhe LVV nuk kanë lidhje më vlerat rugoviane. Sipas tij nuk funksionon formula edhe me LVV me Rugëvën dhe simbolët Rugoviane.

Por ne ielogji nuk asgje te përbashët midis LVV dhe Albin Kurtit dhe Listes se Vjosa Osmanit me ideologji rugoviane, bashkimi paraelektoral është punë intersi për qedverisje me te mirë, për çkapjën e shtetit dhe luftimin e korrupcionit qe Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi anipse bënë krushqi me vite të tera nuk bënë asgje në këtë drejtim.

Është e pa qartë se pse Isa Mustafa e përzien Albin Kurtin, i cili edhe nuk është rugovian, me flamurin dhe simbolet dardane, rugoviane të cilin Vjosa Osmani e vuri ne funksion te valoj ne lartësitë e pavundme. A mos e detyroi Albin Kurti të valoj lirshëm flamurin, simbolin dardan dhe rugovian, jo se jo dhe pyetja tjeter pse ky strucë i LDK e përzien Albin Kurtin me Vjosa Osmanin.

Këta nuk kanë asnjë të përbashkët ne ideologji, pos qe pajtohën ne ndertimin e një shteti funksional te cilin e ka kapë Isa Mustafa dhe nuk e deshiron nje shtet te tillë funksional, por afrohet me kupolën e krimit te organizuar, në luftimin e korrupcionit, kjo është tjetër gjë. Po, pse aeherë Isa Mustafa iu rras aq me deshirë më PDK, SHIK-ut te Hashim Thaçit për te gjitha këto vite duke i anashkaluar vendimet e partisë së vet. Kjo është e qartë sepse akrani e lypë akrann, krimi shkon te krimi, i korruptuari shkon te i korruptuari sepse vetem kështu ata mbijetojnë.

Të gjitha këto trambulenca politike, te gjitha këto mashtrime dhe dredhi Isa Mustafa i bënë për ta shpetuar vehtën dhe shkaterruar LDK te cilën nuk e ka si mision por shkaterrimin e sajë. Më mirë është sikur këto ditë Isa Mustafa qe e qojë LDK buzë germinsë te merret me LDK qe ta shpetoj, por jo nuk e ka si mision, ai nuk e lenë fajto vehten por te tjerët, te vemd se te merret me atë se pse LDK ngadal po fundoset ai i hudhë shigjet në drejtim te gabuar.

Në vend se te merret më reformimin e LDK ne prag te fushates elektorale ai e heq çdo përgjegjesi nga vehtja, e heq nga vehtja edhe fajin dhe bile nuk merret fare me te se pse sot në Ferizai i iku gjysma e Partisë duke iu bashkuar Listes se Vjosa Osmanit. Ky trend i ikjës këto dite do te vazhdoi edhe në te gjitha deget e LDK nëpër Kosovë, sepse Isa Mustafa krejtësishte e tjetersoi LDK, e bëri paçavër dhe stervinë qe kundërmon erë te keqe.

Nuk ka dhe nuk do te këtë përparim dhe ngjallje te LDK me Isa Mustafën mbrenda, ai është kancer i pasheruar e ndaçi edhe Covid 19.
Ikë Isa Mustafa i turpit nga LDK sepse kjo parti qe e zapove me dhunë e dredhi nuk ka asgje me ideologjin tende katërdhjetë vjeçare nepër politikat me ideologji te ndryshme.

Ikë Isa Mustafa nga LDK sepse nuk është pronë private e jote qe po luan me te.
Ikë Isa Mustafa nga LDK sa nuk te ka zënë taksirati. Ikë Isa Mustafa nga LDK sepse te ka kaluar koha e përdorimit je bërë i papërdorshem, je bërë si një cung i këlbur qe ia ke zënë rrugën LDK.