PERQAFOMË, I DASHUR!… dhe GËZUAR KRISHTLINDJEN!

0
665
Violeta Kadriu

Violeta Kadriu

Të lutem, i dashur, sonte përqafomë fort
përqafomë fort e me zjarr, si të ishte përqafimi ynë i mbramë,
mu sikur atëherë, mu sikur atë natë
kur për herë të parë u përqafuam me sy
në momentin që u pamë
e zemrat tona i ngujuam me dry
e më kurrë s’u ndamë!…
Përqafomë aq fort, i dashur, ti sonte,
mos thuaj asgjë, vetëm më përqafo,
këtë shpirt të zhuritur për dashurinë tënde
e si mëngjes pranveror mua prap më ago!…
Përqafomë e me lotë malli të qajmë në heshtje,
sikur ky përqafim të jetë për lamtumirë,
lëre, le të pikojë loti si gjethe vjeshte
se të duash kaq shumë është shumë e vështirë!
Përqafom fort, sonte i dashur,
më dhuro lule e më përqafo
e tregoji gjithë botës së ligë e hileqare
thuaji… Zemra ime vetëm këtë e do!…
Përqafom si atëherë, kur dielli
me afsh e zili, prej së larti na shikonte,
kur urdhëronte hënën mbas reve të fshihej
e duke na lakmuar përtonte të perëndonte!
Përqafom fort, sonte i dashur, pashë t’Madhin Zot,
si të ishte për ne përqafimi ynë i mbramë,
që as ajëri mes nesh mos të depërtojë dot
e nga smira botë e ligë të lëshojë t” fundit piskamë!…
Mos vono, i dashur e mos më lë të pres,
mos harro kur dhamë një të shenjtin premtim,
…Për këtë Diell e Hanë dhe ditën që do vdes,
dua të jap shpirt në tandin përqafim!…

VIOLETA KADRIU, 12.11.2020, PODUJEVE, KOSOVE


ME KETE POEZI, TE GJITHE BESIMTAREVE SHQIPTARE, KATOLIKE E TE KRISHTERE JU UROJ KRISHTLINDJEN! GEZUAR PER SHUME MOTE!

GEZUAR, KRISHTLINDJEN, NGA POETJA MUSLIMANE ME GJAK SHQIPTAR!…

Gëzuar, të krishterë e katolikë besimtarë
kjo ditë, që në botë solli bardhësi,
ditë, kur Perëndia rifilloi, në këtë botë mëkatare
ta tregojë Hyjninë dhe Madhështinë e Tij,
ditë, kur dëgjoi dhe plotësoi Lutjen për një fëmijë
të një shpirtbardhe Virgjëreshë,
që ishte dhe mbeti me kurorë hyjnore
mbretëreshë e Shenjtëri mbi cdo nënë e murgeshë!
Gëzuar për shumë mote, Lindjen e Krishtit
për vëllezërit shqiptarë, katolikë e të krishterë kudo që janë,
Lindjen e Të Dërguarit, nga e Shenjta Mari,
të cilën e pati, njëkohësisht, edhe babë edhe nanë,
misioni i të Cilit, në këtë botë ishte fanar drite,
që lartësohet aq shumë, në Bibël e Kur”an,
të Udhëzojë e të Ndihmojë mbarë njerëzimin
të jetojë me dëlirësi e mëkatet e kësaj bote si t’i lanë!
Gëzuar Krishtlindjen, edhe për shumë mote,
vëllezër katolikë e të krishtarë besimtarë,
edhepse jam poete me fe myslimane,
në dejtë e mi rrjedh gjak shqiptar,
kam ndarë e ndaj me ju cdo gëzim e dhembje,
nga nëna Dardani jam rritë e kam pirë gji,
GEZUAR, për shumë mote, vëllezër besimtarë kjo ditë
për një ZOT, një KOMB e një SHQIPERI!

VIOLETA KADRIU, 24.12.2020, PODUJEVE, KOSOVE