Vala e madhe e baticës së kuqe të votave për elefantët e Trump, kthehet nga manipulimet katastrofike në blu për gomerët e Biden

0
471
Votes - USA

(Mashtrimi i madh zgjedhor në SHBA dhe gjithë historinë botërore)

Në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit, dhe siç ilustrohet në Tabelën 1, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Ëisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në Michigan. Në Xhorxhia, epërsia e tij ishte një dajak 356.945; dhe ai udhëhoqi në Pensilvani me më shumë se gjysmë milioni vota. Deri më 7 dhjetor, megjithatë, këto drejtime të gjera të Trump do të shndërrohen në plumba të hollë të Biden – 11,779 vota në Gjeorgji, 20,682 vota në Ëisconsin, 81,660 vota në Pensilvania, dhe 154,188 vota në Michigan.

Klajd Kapinova

Vrasja e demokracisë në qendrat e numërimit të votave

Këto ditë media anti-amerikane dhe anti Trump e kryesuar nga Big Tech, që kontrollon 98% të industrisë së informimit në SHBA, megjithë pengesën e vazhdueshme, për të informuar publikun amerikanë që ishte aktori kryesor i votimeve të 3 nëntorit 2020, janë privuar permes blokimit total (censurës totale), për tu njohur me Raportin e hollësishëm të Peter Navarro-s dhe dimensionet kryesore të parregullsive manipuluese zgjedhore në gjashtë shtetet e mëdha konsrvative republikane.

Në mënyrë esenciale, përmbledhja ekzekutive e raportit Navarro, vlerëson drejtësinë dhe integritetin e Zgjedhjeve Presidenciale të 3 nëntorit 2020, duke shqyrtuar gjashtë dimensione të parregullsive të ndodhura të zgjedhjeve në gjashtë shtete kryesore republikane, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, që përbëjnë edhe fushë betejën e zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar.

Dëshmitë origjinale të përdorura, për të kryer këtë vlerësim të saktë, përfshijnë më shumë se 50 procese gjyqësore dhe vendime gjyqësore, mijëra dëshmi betimesh dhe deklarata, një dëshmi në një larmi vendesh shtetërore, analiza të botuara dhe qendra ligjore, video dhe foto, komente publike dhe mbulim të gjerë për shtyp.

Më poshtë tregohet se parregullsi të rëndësishme kanë ndodhur në të gjashtë shtetet e fushës së betejës presidenciale, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Ëisconsin, ku janë konstatuar gjashtë permasat e manipulimeve zgjedhore. Ky zbulim, i jep besim pretendimit faktik, se zgjedhjet i janë vjedhur masivisht Fituesit Presidentit Donald J. Trump.

Nga gjetjet e këtij raporti, del se është e mundur të konkludohet se cila ka qenë strategjia e koordinuar, për të grumbulluar në mënyrë efektive kuvertën e zgjedhjeve të vjedhura totalisht, kundër republikanëve konservativë Trump-Pence.

Në të vërtetë, modelet e vëzhguara të manipulimeve zgjedhore, janë aq konsistente në të gjashtë shtetet e kuqe republikane, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, sa ato sugjerojnë një strategji të koordinuar, për t’i vjedhur hapur zgjedhjet plotësisht, për të luajtur strategjikisht procesin e zgjedhjeve, në një mënyrë të tillë, që të “mbushë kutinë e votimit” dhe në mënyrë të padrejtë, kanë anuar në favor të dyshës socialkomuniste ekstreme liberale pa mbështetje popullore: Biden-Harris.

Disa nga gjetjet kryesore të Raportit Navarro

Pesha e provave dhe modelet e parregullsive janë të tilla, që është e papërgjegjshme për këdo, veçanërisht për mediat kryesore korruptive globaliste, të pretendosh se nuk ka “asnjë provë” të mashtrimit ose manipulimeve të zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020 në SHBA.

Kështu votat në fjalë, për shkak të parregullsive të identifikuara zgjedhore, janë më se të mjaftueshme, për të lëkundur dhe përmbysur menjëherë rezultatin e tyre, në favor të Fituesit Real Presidentit Trump, madje edhe një pjesë relativisht e vogël e këtyre fletëve të votimit të konsiderohen të paligjshme.

Të gjashtë shtetet, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, shfaqin shumicën ose të gjitha, gjashtë dimensionet e manipulimeve masive zgjedhore. Sidoqoftë, secili shtet ka një përzierje unike të çështjeve, që mund të konsiderohen “më të rëndësishmet“.

Për ta thënë këtë në një mënyrë tjetër, të gjitha shtetet karakterizohen nga të njëjtat manipulime zgjedhore ose të ngjashme; por, si familjet e palumtura të Tolstoit, ku, secili shtet në mënyrën e tij është original në shkallën e lartë të parregullsisë zgjedhore.

Kjo ishte vjedhje nga një mijë prerje në gjashtë dimensione dhe gjashtë shtete në fjalë, sesa ndonjë parregullsi zgjedhore e vetme.

Në refuzimin, për të hetuar një numër në rritje të ankesave legjitime, media anti-Trump dhe censurimi i mediave sociale Big Tech, janë kthyer si bashkëpunëtorë negativë në mashtrimin masiv të publikut, tashma të shokuar nga e vërteta e hidhur, që ndodhi më 3 nëntor 2020, në zgjedhjet e korruptuara presidenciale në SHBA.

Kjo është një lojë plotësisht e rrezikshme, që minon demokracinë amerikane njëkohësisht besueshmërinë e medias dhe stabilitetin e sistemit tonë politik dhe Republikës.

Ata gazetarë, ekspertë dhe udhëheqës politikë, tani duhet të pranojnë gjashtë dimensionet e manipulimeve zgjedhore dhe të kryejnë hetimet e duhura, për të përcaktuar të vërtetën, në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit 2020.

Nëse kjo nuk është bëhet para Ditës së Përurimit (20 Janar 2021), amerikanët rrezikojmë të vendosim në pushtet një president të paligjshëm, që nuk ka mbështetjen e një segmenti të madh të popullit amerikan.

Dështimi, për të hetuar në mënyrë agresive dhe të plotë gjashtë dimensionet e manipulimeve zgjedhore të vlerësuara në Raportin Navarro, është një dështim, sinjal jo vetëm i mediave tona kryesore anti-Trump, por edhe i degëve tona legjislative dhe gjyqësore.

Guvernatorët republikanë në Arizona dhe Georgia, së bashku me shumicat republikane në të dy dhomat e Legjislaturave Shtetërore të pesë nga gjashtë shtetet: Arizona, Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin, kanë pasur të dy fuqinë dhe mundësinë, për të hetuar gjashtë dimensionet të manipulimeve zgjedhore të paraqitura në këtë raport.

Sidoqoftë, duke u venitur nën presion të fortë politik, këta politikanë kanë dështuar, në detyrat dhe përgjegjësitë e tyre Kushtetuese, për ta bërë këtë. Ata kështu dështuan si shtetet e tyre, këtë komb, ashtu edhe partinë e tyre.

Si gjykatat e shtetit ashtu edhe Gjykatat Federale, përfshirë Gjykatën e Lartë, kanë dështuar para popullit amerikan, në refuzimin e gjykimit të duhur të parregullsive zgjedhore, që u kanë dalë përpara. Dështimet e tyre korruptive, paraqesin një rrezik të madh për republikën amerikane.

Nëse këto manipulime zgjedhore nuk hetohen plotësisht lejohen të qëndrojnë në mënyrë efektive manipulimet galopante, ky komb rrezikon shumë nga demokracia e vërtetë dhe realisht që të mos ketë më kurrë më zgjedhje të rregullta dhe të lira presidenciale.

Garat e ardhshme të votimit të dy senatorëve të rinj për në Senatin Amerikan, të planifikuar të zhvillohen të martën më 5 janar 2021 në shtetin e Georgia, do të tregoj sesa e lartë dhe e thellë ishte shkalla e korrupsionit dhe e manipulimit masiv të zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale në SHBA, të organizuar mjeshtërisht dhe shpesh hapur nga partia “demokratike”, Big Tech, media etj., duke përbërë fatkeqsisht një rast unikal  fillestar të proves, për këtë rrezik të afërt dhe të madh të manipulimi, që ndodhi këtu më 3 nëntor 2020.

Zgjdhjet e natës së 3 nëntorit 20220 ishin një fitore popullore e Presidentit Trump

Në mes të mesnatës në Ditën e Zgjedhjeve më 3 nëntor 2020, Presidenti Donald J. Trump, u shfaq shumë mirë në rrugën e tij, për të fituar një mandat të dytë. Ai tashmë ishte një rast shumë i mirë, për të fituar shtetet si Florida ashtu edhe Ohio; të cilat historikisht asnjë kandidat republikan nuk i ka fituar kurrë në zgjedhjet presidenciale pa fituar Ohio, ndërsa historikisht del se vetëm dy demokratë kanë mundur fitojnë garën finale presidence, pa fituar shtetin e portokallisë së Floridës.

Në të njëjtën kohë, dyshja e suksesshme Trump-Pence kishte epërsi të konsiderueshme dhe në dukje të pakapërcyeshme në shtetet e mëdha, si: Georgia, Pennsylvania, Michigan dhe Ëisconsin.

Sipas analizëve të pavarur amerikanë dhe jo propagandistëve mediatik, del se nëse këto drejtime mbahen parasysh, këto katër shtete kryesore të fushës së betejës do ta çonin lehtësisht Presidentin Trump në një fitore vendimtare 294 me 244 në Kolegjin Zgjedhor (votat elektorale).

Pak pas mesnatës, kur të gjithë ishin të përqendruar në ekranet e televizorit, po prisnin me padurim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ndodhi një përmbytje biblike e postave të votimit (përmes miliona zarfave që erdhën nga “zyrat” postare të USPS dhe shumë drejtime të tjera të paditura) dhe fletëvotimeve që mungonin, filluan të futeshin papushim në numërim, vala e kuqe e fitores së Trump ra papritur (sikurse ndodh falimentimi në bursat financiare) dhe shtetet që deri në mesnatë ishin të fituara bindshëm me nga 400,000 deri në 800,000 vota nga Trump, filluan të zbehen dhe u kthehen menjëherë në ngjyrën blu të gomerëve të ish zv/presidentit Joe Biden.

Tashmë, vjedhja e votimeve dhe manipulimi biblikal i tyre, fatkeqsisht kishte ndodhur ditën për diell dhe natën para syve të popullit amerikan dhe vazhdoi me intensitet të lartë edhe gjatë gjithë muajit nëntor, dhjetor dhe deri në fillim të janarit 2021…

Në këtë histori apo skenarë të parapërgatitur mashtrimi dhe manipulimi, u përfshinë të gjithë governatorët demokratë, sekretarët e shteteve, avokatët, prokurorët, që drejtohen po nga ultra liberalët adhurues komunistë, me emrin hipikrit “demokrat”.

Kjo vjedhje katastrofike, u mbështet mjerishtërisht dhe sistematikisht nga mjetet propagandistike mediatike e korruptuar dhe rrjetet sociale, që filluan ti bënin një mbulim mashtrues e fallco “fitores” pa luftë, të politikanit Joe Biden, më të korruptuar në të gjithë historinë e Senatit dhe presidencës në kohës e Barok Hysen Obamës.

Këto media kontrollohen politikisht dhe propagandiskisht nga Big Tech. Kushdo që tregonte me shembuj dhe video fakte nga manipulimi dhe përmbysja biblikale e votimeve presidenciale, të senatorëve dhe kongresistëve republikanë amerikanë në të gjithë SHBA censuroheshin sistematiskisht nga Facebook, Twitter, Youtube, Google.

Ndërsa këto miliona fletëvotimesh fallco, pa adresë, firma të votuesve dhe mospërputhje të letrës me adresat e votuesve të pretenduar përmes postës apo sherbimit postar të SHBA-së (USPS) dhe ato që “mungonin”, ishin të zëvendësuar (paraqitur) nga ndërhyrjet me kompiutër dhe USB menjëherë në tabelën përmbledhëse të rezultateve fallco, kryesitë e mëdha në Georgia, Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin thjesht u zhdukën e u zëvendësuan brenda natës me votat pro Joe Biden.

Ata kanë vjedhur kaq shumë sa të kujtojnë kohën e votimeve manipulative në Shqipëri, gjatë votimeve në periudhën kur zgjdhjet u organizuar nga partia “demokratike” e Saliut të Vucidolit dhe Edvin Rama-zanit të Erdoganit (për cudi ka një koncidencë apo përputhje historike jo të rastësisht, midis “demokratëve” komunistë amerikanë dhe “demokratëve” komunistë të Shqipërisë (1991-2020).

Pothuajse në 29 shtete të SHBA-së, makinat e numërimit të votave (Dominium), u manipuluan hapur (sepse ishin të pasigurta), përmes përdorimin të internetit brenda dhe jashtë qendrave kryesorë të numëmrimit të votave, duke u kthyer kështu në bazë e fortë e korrupsionit katastrofik.

Videot e publikuara, gjatë dhe pas datës 3 nëntor 2020 dhe deri në ditët tona, kanë shukuar popullin amerikan, i cili, është i irrituar dhe zemëruar më të drejtë, për shkallën e madhe të manipulimit të votimeve, në qendrat e mëdha të votimit dhe të numërimit të tyre nga numëruesit dhe manipulatorët “demokratë” amerikanë.

Republikanët, nuk janë lejuar asnjëherë në 10 shtete, që të jenë present gjatë procesit të numërimit të votive. Me justifikimin se është Covid-19, përgjegjësit e qëndrave të votimit të gjithë “demokratë”, i kanë larguar ato 3 deri në 12 metra larg tavolinës së numërimit dhe shpesh nuk i kanë lejuar të jenë aty fizikisht por i kanë nxjerrë jashtë qendrës së numërimit të votimeve.