Nga Shkrimtari, Shaqir Skarra
Vetë profesioni im më ka krijuar mundësitë që të njihem me shumë shokë e miq jo vetëm nga Dibra por e gjithë Shqipëria ku vazhdoi prej vitesh të komunikoj e mbaj lidhje të ngushta miqësore e shoqërore. E njeri prej tyre është djaloshi Tiranas, Rexhep Çullhaj. Në fakt ai tashmë për vitet që i rëndojnë mbi supe nuk mund të quhet djalosh por duke parë se me çfarë vullneti e kurajo punon çdo ditë djalosh e djalosh ndër më të rinjtë është se vrapon më shumë se sa koha.
Rexhepi ka lindur në Murth të Tiranës, rreze Dajtit ne luginen e Shengjergjit, eshte para diellit, pas Dajtit kjo zone e fillon ne Qaf-Priske nje zone turistike e vizituar nga te huaj banoret e k/qyetit ne çdo kohe.
Rexhepi pasi mbaroi me nota të shkëlqyera arsimin tetëvjeçar dhe atë të mesëm i doli e drejta e studimit për në Institutin Bujqësor të Tiranë (sot Universiteti Bujqësor i Tiranës), duke dipllomuar Zoteknik i larte. U lidh dhe u dashurua shumë me profesionin duke punuar Pergjegjes sektori deri ne shkrirjen e ekonomive bujqesore. Me pas Z/V. kryetar Komune, njekohesish mesues ne shkolle te mesme, Komuna Dajt Tirane, Sekretar i keshillit te komunes Paskuqan, Drejtor Fonderie Mek sh.a bashkia Tirane.
Specialist ne Drejtorine e bujqesise Tirane.Keshilltar ne keshillat e bashkuara, komunal e bashkiak ne Tirane. Rexhepi ka punuar në shumë detyra të ndryshme dhe kudo ka qenë një ndër kuadrot më të guximëshëm, më kurajoz ku marrëdhënjet e tij me mvarësit ishin në nivel te mire.
Gjërat më të bukura apo ato që të dëshpërojnë në jetë nuk mund të dëgjohen, të shihen ,as të preken. Ato vetëm mund të ndjehen. Rexhep Çullhaj në kujtimet e tij mbajtur ndër vite hedh dritë jo vetëm për vete por edhe për familjen, për të afërmit, për fisin por edhe për të gjithë atë brez të sakrifikuar i cili nuk ka lënë shteg për të bërë qortimin më pak të rëndësishëm, për tu kërkuar llogari për ndonjë mangësi, qoftë edhe formale, në drejtim të ndonjë detyrimi që nuk e ka kryer dot si duhet. Përkundrazi ai dhe brezi i tij përjetuan kohra shumë të vështira por që në fund të fundit ato që deshën të mbesin njerëz përsëri njerëz mbetën.
Karakter në gjëra të vogla apo mëdha do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndjehesh i zoti ti bësh.
Je i vyrtytshëm kur ndërmarjen e guximshme e bën vetiu e jo kur ta kërkojnë të tjerët. Në jetën me plot ngjarje të lakmueshme të Rexhep Çullhajt, gjen njeriun e bindur për të kryer veprime të guximshme, pa e ditur se ai ato i bën nën trysninë e ndërgjegjes së pastër dhe të njeriut idealist.
Kam parasysh këtu veprimtari të tij, të cilat kur i sjellim e i ballafaqojmë me atë çka bëjmë ne të sotmit, për vendin, për flamurin të cilit i këndojmë nga mëngjesi në darkë e nga darka në mëngjes, të duket sikur atdheu është në dorë të intrigantëve
Jeta ka provuar se ai që shpërfill mundimin, vuajtjet, përgjithësisht sakrificën për të arritur diçka të vyrtytshme, në fund ndjehet i lumtur dhe i plotësuar në shpirt e në ndërgjegje. Rexhep Çullhaj i ngjan pa dyshim shpirtit “binjak” me çdo njeri që i ngjit shkallët e karierës me urtësi, duke e konsideruar pozicionin apo një detyrë të lartë qoftë partie, qoftë administrative si një premtim të mundimit për të arritur deri aty.
Çfarë ishte ajo magji që bëri ai për të komanduar, për të drejtuar, për tu dhënë mend të tjerëve, të rinjëve e të rejave, puntorëve dhe koperativistëve, arsimtarëve dhe kuadrove të tjerë në të gjitha zonat ku drejtoi e punoj me përkushtim e devotshmëri? Por në fakt ai e kishte një magji. Madje shumë të sigurtë për ta quajtur investim të së ardhmes, të jetës së tij si njeri me ambicie e që një ditë të mos skuqej nga turpi i qortimit të njeriut me sedër tëpastër qelibar.
”Magjia” e Rexhep Çullhajt ishte dhe mbeti intelekti i tij, ishte fakti që padijen e konsideronte mjerim dhe që si mbështetje të pa zëvëndësushme të kishte këshillimin. Këshillim të cilin ua “lypte” njerëzve me përvojë, kuadrove të rrahur me vaj e me uthull në shkollën e punës dhe jetës. Nga kjo pikëpamje, ai nuk tregohej qibar, në mos ndjehej edhe i përulur për të mësuar e përfituar nga kushdo që shfaqte ide e praktika të dobishme.
Ndoshta vonë, tepër vonë, por siç thotë populli ma mirë vonë se sa fare, Rexhepi shkëputet nga puna në administratë për të dalë me biznes privat. Ishte viti 2006. Shqiptarët ishin shkëputur nga libri falë teknologjisë së internetit.
Njerëzit nuk lexonin, nuk blinin libra. Ishte i vetmi biznes me humbje sa që librat kishin mbetur stok nëpër rafte në librari të ndryshme të Tiranës.
Dhe megjithatë Rexhepi mendoi se duhej investuar për librin. Me guxim dhe inisiativë si gjithmonë, pa u konsultuar më parë me gruan dhe fëmijët, duke marrë edhe një kredi bankare hapi të parën librari në Institut ku në fillim mori ndërtesën me qera dhe nje sasi jo vogel librash që kishte gjendje ne biblotekèn e shtepisè.
Bënte një punë të madhe, punë të lodhshme, zgjohej herët e me një çantë në krah shkonte çdo ditë në qendër dhe me autobuz sillte shtypin e ditës. Ajo libraria e vogël, me pak rafte e libra shumë shpejt u hap, u zgjerua, u shtua me botime të reja, u fut dhe libri shkollor, distributor per disa shkolla. Nje vit para kishte themeluar dhe shtepine Botuese Fabler, duke bere dhjetra botime.
Libraria “Fabler tashmë u bë një vend punësimi edhe për djemtë e tij, mori emër dhe klientët vinin edhe nga Tirana në këtë librari se gjenin pikërisht këtu librin e duhur.
Për Rexhepin nuk kishte qetësi, nuk gjente rehati. Domosdo duke marrë përsëri kredi bleu fare pranë shkollë “Ibrahim Rugova” në bulevardin blu ne qender Kamëz një sipërfaqe ndërtimi te konsiderushme. Menduan miq e shokë se këtë radhë mund të hapte ndonjë supermarket të madh, por jo, imagjinata e Rexhepit ishte krejt ndryshe. Të gjithë këtë siperfaqe e ngriti librari dhe kancelari, duke u bë libraria “Fabler” në Kamëz një ndër libraritë më të mëdha në shkallë vendi.
Tashmë kur shikon nga afër se puna me librin po ecën, djemtë dhe nuset e djemve punojnë bashkë, Rexhepi qe heret eshte marre me krijimtari artistike. Me krijimtari është marrë që herët por tani siç duket koha është në favor të tij. Ka katër vëllime me poezi,një me fabula, një me tregime, një me vjersha për fëmijë, historikun e Universitetit Bujqësor të Tiranës, dy revista me ilustrim.
Hobi e Rexhepit janë udhëtimet që në këtë periudhë qetësie e relaksi duke vizituar: Parisin, Romen, Barcelonen, Vatikanin, Montekarlo, Stamboll, Ankara, Berlin, Hamburg, Bon, Pragë, Vjenë, Budapest, Moskë, Kjev, Kishinaon, Bukuresht, Sofje, Kopenhagë, Stokholm, Lubjanë, Vjene, Varshave, Prage, Talin, Riga, Vilmus, Laveta, Nikozia, Stokholm, Oslo, Shkup, Podgorice, Prishtine, Sanmarino, Transmonteria, Shenpetersburg, Athine, Budapest etj.
Rexhep Çullhaj futet në listën e atyre miqve që është fat ta kesh por edhe sot që eshte ne kete moshe eshte vështirë ta arrish. Ai vrapon më shumë se koha.