Qeveritarët e lodhur – poezi nga Neki Lulaj

0
533
Neki Lulaj

Neki Lulaj

Po shkon

Po shkon
Në qendër të një cikloni
Po shkon
Veterani i mëkateve-i vrastare
Veterani i mëkateve gënjeshtare…

Klyshit të zgjebosur
Po i bien çizmet
Po kundërmon despoti
Si hienë e ngordhur…

Klyshi i foteleve të buta
Qeni i përkëdhelur i diplomatëve
Burracaku i lig
Pre e gjeopolitikës vrastare

Po shkojnë
E Bibla mban vetëm shënime
Pa dhenë garanci
Se dikush mund te jetë i përjetshëm

në tokën ku ka dhe do të
ketë varre

Qeveritarët e lodhur

Ne këtë shekull plot shtërngatë
Pëllasin e pëllasin për pushtet grabitqarët
Gojën plot „atdhetari“
Janë lodhur zv.ministrat orrlat e zi.

Janë lodhur pa punëtorët të pamerituarit
Janë lodhur me thirrje (nga)e të mbijetuarit
Janë lodhur me zërat e në nave fëmijëve, nuseve
Që kurrë s’i gjetën me të dashurit e kidnapuar

Kështu zv. kryeministrat tanë
Fyejnë të shenjtit të mbijetuarit
Harrojnë betimet të mallkuarit.

Janë lodhur me pandërgjegjen
Qe e kanë
Janë lodhur me papunësinë
Që e tregojnë
Janë lodhur me premtimin
Që kurrë nuk e mbajnë.

Janë lodhur me pagat e majme
E invalidit të luftës.
Në konak mungon buka
E zjarri që të ngrohet pak.

Këta nuk dinë të lodhin vetëm
Me kërkesat që ja u bë n armiku
Ai që na vrau masakroi e na dhunoi
Na vrau fëmijë e pleq
Na dogji vatrat e larg na degdisi.


SHKREPËTIMË LAJMI

(Adem Istrefaj)

Sonte shkrepëtiu fort Hisja e Diellit te pragu
Ndaloi në pellgun e dashurisë së madhe e të ndarë
I lëshoi dritë hije shenjtërie tanë mustaku
E lajmi na gumëzhiti si zhuzhitje e zjarrit bubulak.

Vargu u ngulfat në guackën e dhimbjes së madhe
E rimat u strukuan në magjen e pikëllimit.
Lajmi na u duk si zjarri që djeg lisa në male
Ky lajm për artin na futi në kularin e trishtimit…

Të thinjura i le dyert e oborrit në pritje malli
Me kujtime të tjerrura si ajkë ndarë nëpër vite
Aso kohe diellit ndrinte pas një gardhi.
Netëve të pagjuma kaloje pragun në vendlindje

E netëve te molisura nga Tirana kujtoje Strellcin
Fjalaurtia, o psherëtimë e pandalur ndër breza
Nëntori çuditërisht na ka ngrysur ballin e mëngjesin
Të ka bërë flakadan ku s’shuhet rrezja…


MOLLË GJYLJA E NËNËS

Nëna me faqe te skuqura dhe e djersitur
Nxori nga gjiri një mollë gjyle të skuqur.
Me dorën saj thatanake
Gishtërinjtë i dridheshin nga pleqëria
E molla lëshonte aromë malli të lumtur.
E dorën tjetër lidhur rreth qafës
Nga buzët e thara i belbëzon fjala.
Biro, udhët e mërgimit janë të gjata,
Por pragu fëmijëror më i ngrohtët si gjiri
Është i ëmbël se këtu të pret vatra..
E një lot kristali i rrodhi rrudhave në faqe
Portat e dritareve ju errësuan
Nga malli dashuria e vetmia.
Edhe qielli u zhgreh në shi në pullaze
Në shoqëri me lotët e nënës zemërshkëndija…
Eh, malli pllakos dhembjen e gërryen si mokra
Kjo mollë e shartuar nga baba
Për ty, për nipër e mbesa
Gëzohen edhe muret gurët e pragjet.
Kthehuni te shtëpia
Që të gëlojë me gëzime të gjata!


PARA BRONXI

Ju keni ditë të lumnueme te ky shekull.
Majekrahu me pushkë, torbë e municion
Në shi. borë, n`furtunë e mjegull
Ju ishit kënga, gëzimi, sakrifica, pushka
Amanet i atdheut…që ju kujton.

Lum ju për ecjet tuaja UÇK-ja
Për uniformën tuaj erë baroti
Për betejat tuaja sublime
Për gurin e nxjerrur thellë gabzherri

Lum ju për lindjen tuaj
Pa u frikësuar prej vdekjes…

Ju keni vetëm një datëlindje gëzimi lavdie
E unë e ne pranë jush jemi memec
Jo me larg se një fjalë
Testament për gjenerata e reja në vite
Pushka juaj, burim i lirisë në vepra
Krenari është kënga për ju në breza…

Juve kurrë nuk do ju kalbet dashuria
Për atdheun ku zgjohet lumturia.