71 për qind e zviceranëve duan ta ndalojnë burkan

0
813
Burka

albinfo.ch, 28 Gusht 2016

71 për qind do të dilte kjo shumicë sikur të votohej sot në Zvicër, për ndalimin e mbulesës së plotë të femrave myslimane, rezulton nga një sondazh reprezentativ, i realizuar nga gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”

Shumica e madhe e qytetarëve zviceranë me të drejtë vote do të votonin për ndalimin e burka-s në nivel të vendit. 71 për qind do të dilte kjo shumicë sikur të votohej sot në Zvicër për ndalimin e mbulesës së plotë të femrave myslimane, rezulton nga një sondazh reprezentativ i realizuar nga gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”.

Gazetat e përmendura shkruajnë se shumica e përmendur e të anketuarve janë në favor të një ndalimi të mbulesës së grave, të tillë çfarë tashmë ka hyrë në fuqi në kantonin e Ticinos, transmeton albinfo.ch.

Votimi pro këtij ndalimi është më bindës te ithtarët e partive të djathta, shkruajnë gazetat e përmendura.

Për këtë sondazh është marrë qëndrimi i 15800 personave.

Në pranverën e këtij viti një grupacion rreth deputetit nacional të SVP/UDC-së Martin Wobman ka nisur grumbullimin e nënshkrimeve për iniciativën për ndalimin e mbulesës, përcjell albinfo.ch. Iniciativa kërkon ndalimin edhe të maskave që përdoren në demonstrata dhe protesta të ndryshme.