Frika e ndryshimit shqiptar

0
256

Instumentalizmi i shqiptarëve të Kosovës në politikën e Shqipërisë komuniste shërbente për të fshehur defektet e diktaturës, sa herë që diktatura merrte përplasje ose plasaritje e saja në Shqipëri, instrumentalizohej veçmas çështja e Kosovës në dem të saj( demet ishin në inteligjencë, njerëz, ekonomi dhe një fushatë e egër dhune në tërë Kosovën), me këtë diktatura merrte hekurosej e vet të re, pa e ndërruar edhe kostumin e saj, të njëjtë. Sot Kosova nuk mund të instrumentalizohet siç u privua më herët ajo është më e ndikueses tek të gjithë shqiptaret.

Nga Bekim Rexhepi

Nuk mund ta shkoqim pa ndonjë efekt idenë se marrëdhëniet ndërshqiptare ishin dhe janë “artifice komplomentare”, ngase mes këtyre marrëdhënieve ka pasur dhe dukshëm ende ka frikë se kush kë po e dominon në të ardhmen politikisht. Domeni i dominimit ndërshqiptare ka pasur periudha të saja të sforcuara, Shqipëria e Rilindjes ishte më e integruar në aksiomë implicite, ngase përqindja e përfaqësimit ishte goxha e balancuar për faktin se kjo Shqipëri nuk ishte aq indipendente. Ndofta ky qe fakti qe i bashkonte veprimet dhe ato dukeshin me komplementare, tek pas indipendecës së Shqipërisë filloj të sforcohet artificeja nacionale dhe kjo la në agjendë ndarjen shqiptare, e cila ndër vite krijonte frikë të ndërmjetme.

Sidomos Shqipëria Komuniste vet përcaktohet ose fare krijon hendekun e ndarjes, shqiptaret e Kosovës u instrumentalizuan tej mase në rrafshin politik dhe ata përdoreshin në masë të madhe nga Shqipëria Komuniste si subjektivizëm politik i parëndësishëm dhe i dëmshëm për Shqipërinë politike Komuniste.

Instumentalizmi i shqiptarëve të Kosovës në politikën e Shqipërisë komuniste shërbente për të fshehur defektet e diktaturës, sa herë që diktatura merrte përplasje ose plasaritje e saja në Shqipëri, instrumentalizohej veçmas çështja e Kosovës në dem të saj( demet ishin në inteligjencë, njerëz, ekonomi dhe një fushatë e egër dhune në tërë Kosovën), me këtë diktatura merrte hekurosej e vet të re, pa e ndërruar edhe kostumin e saj, të njëjtë. Sot Kosova nuk mund të instrumentalizohet siç u privua më herët ajo është më e ndikueses tek të gjithë shqiptaret.

Çështja e Kosovës kur tashmë është agjendë ndërkombëtare, për këtë ndaj ka shqetësime të brendshme në Shqipëri, por edhe jo njëtrajtshëm edhe në Shqipëritë tona. Në Shqipëritë tona duhet ta pranojmë se tashmë ky shqetësim nuk është aq i madh, i madhe mbetet vetëm në Shqipërinë aktuale politike, sepse ndërrimi i pushtetit në Kosovë pritet ose reflektohet më frikë.

Çfarë e bënë Shqipërinë të frikësohet nga ndryshimi politik i Kosovës? Një Kosovë e ndryshme politikisht më një pushtet më afër gjithë shqiptarëve, siç duket nga opinioni i Shqipërisë aktuale, i frikëson tej mase elitën e saj politike, për faktin se kjo Kosovë e fortë mund të penetrohet në gjithë sipërfaqen e saj dhe se frika ku mbeten ata pastaj, është një fatkeqësi që ndjehet prej kohësh në Shqipëri.

Ditëve të fundit kur Vjosa Osmani (si ushtruese e detyrës – Presidente e RK-së) po përfundon vizitën e saj në Shqipëri, pas deklaratave të saja po ndjehet një lloj drithërime e forta tek elita politike sepse për këtë ndryshim të mundshëm të Kosovës ata mund të prapëtohen nga pushteti politik dhe të mbesin dytësor…

Këto shqetësime ishin rritur sidomos me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, i cili edhe tani ka gjasa dhe shanse të rikthehet më i fuqishëm në pushtet. Formimi i LVV-së edhe në Shqipëri është një alternativë e re për politikën atje, e cila mbase edhe mund të jetë ndryshim rrënjësor. Nëse Albini dhe Vjosa përafrohen më shumë politikisht ka mundësi që pushteti i qytetarëve të kthehet në shërbim të tyre, në interesa përfundimisht të tyre dhe të bijën oligarkët politike që u ngritën dhe u pasuruan pa ligjshëm në emër të Shqipërive tona.

Albini ka arritur të penetrohet ashtu siç më parë ishte Ibrahim Rugova, në besimin e gjithë shqiptarëve por edhe Vjosa gjithashtu ka marrë një besim të mjaftueshëm, dhe nëse këto dy figura të rëndësishme dhe shpresëdhënëse, përafrohen politikisht ahere duket që ata do të mund të marrin shumë vende në parlament e ardhshëm dhe të qeverisin, mbase më gjatë edhe në shërbim të qytetarëve dhe të vendit me nderë. Sepse ky nderë ka rënë për tokë, për baltë krerët e saj kanë rënë në hapsane dhe atje ky nder mund të bije edhe më fortë, janë bërë gjëra jo të mira për kombin ndaj duhet pastërti politike që vendi të mund të ngritët serish, me një freski me një ditë të re.

Shqetësimet për ndryshim janë frikë edhe përtej elitave të korruptura shqiptare, janë edhe shqetësime të armiqve sepse nuk do të mund të llogarisin më në koncesione të dhimbshme dhe në serinë e hileve politike në dëm të qytetarëve dhe vendit. Shqetësimet mund të mbesin në luksin e të tjerëve por jo më të shqiptarëve qe e druajnë atdheun e tyre me nderë e me zemër.