Çfarë dimë për shtamin e ri të Covid-19 në Angli?

0
248
London

Britania e Madhe vendosi një bllokim të ri në të gjithë Londrën dhe zonat përreth në Angli, për të luftuar një shtam të ri të Covid-19.
FOTO: HOWARD JONES / ZUMA SHTYPI

Varianti i ri besohet se përhapet 70% më shpejt se versionet e mëparshme të virusit

Wall Street Journal – Nga Stephen Fidler, 19 dhjetor 2020Përktheu Arben Çokaj

Shkencëtarët po nxitojnë të kuptojnë pse një shtam i ri i koronavirusit, që u shfaq në Angli në Shtator, duket se po përhapet shumë më shpejt sesa variantet e mëparshme.

Përfundimi i hershëm, sipas shkencëtarëve britanikë, është se virusi ka mutuar për të ndryshuar të ashtuquajturën proteina spike (majë, kulm) në sipërfaqen e virusit, duke rritur aftësinë e proteinave për t’u kapur dhe për të hyrë në qelizat njerëzore. Këto ndryshime lejojnë që mutacioni, i njohur si N501Y, të përhapet 70% më shpejt se versionet e mëparshme të virusit, sugjeron analiza e hershme.

Neville Sanjana nga Qendra e Gjenomit në New York thotë se nuk ka prova që sugjerojnë se varianti është përhapur në ShBA.

Viruset mutohen gjatë gjithë kohës dhe koronavirusët më pak se disa të tjerë, siç janë ata që shkaktojnë gripin. Ndonjëherë këto ndryshime aksidentale ndryshojnë atributet e virusit dhe nganjëherë jo.

Shkencëtarët kanë identifikuar 23 ndryshime gjenetike në variantin e ri, një numër jashtëzakonisht i madh, disa prej të cilave shoqërohen me ndryshime në proteinat që bën virusi.

Proteina spike (majë, kulm) është e vendosur në majë të majave të përshkruar në paraqitje grafike të virusit dhe i jep asaj pamjen e ngjashme me kurorën nga e cila marrin emrin koronaviruset. Proteina spike përmban aminoacide, që përdorin një enzimë në trup, të quajtur furin (tentakula, kurora bulboze), për të shpërndarë veshjet qelizore dhe për të lejuar hyrjen e virusit.

Tani po hetohen tre pyetje kryesore: A është varianti i ri më ngjitës, a ka më shumë të ngjarë të jetë fatal apo të shkaktojë sëmundje serioze dhe a ka më shumë gjasa të mposhtë përgjigjet imune të trupit, përfshirë ato të inkurajuara nga vaksinat?

Përgjigjet e përkohshme për ato pyetje, siç përshkruhen nga këshilltarët shkencorë britanikë të shtunën, janë po, jo dhe jo.

Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, tha të shtunën se tre lloje studimesh – përbërja gjenetike e virusit, statistikat dhe në laborator – janë bërë së bashku për të treguar se ky variant është dukshëm më i prirur të transmetohet mes njerëzve sesa shtamet e mëparshme.

Ai tha se varianti kishte ndodhur për herë të parë në shtator në Londër – ku u identifikua më 21 shtator – ose në qarkun afër Kent, ku u gjet më 20 shtator. Nga mesi i nëntorit, 28% e rasteve në Londër i atribuoheshin variantit të ri. Në javën që filloi më 9 dhjetor, ajo ishte përgjegjëse për 62% të rasteve në kryeqytet.

Po bëhet varianti dominant; është duke mundur të gjithë të tjerët për sa i përket transmetimit,” – tha ai në një konferencë për shtyp të shtunën.

Një përshkrim paraprak i variantit, botuar në internet nga shkencëtarët e lidhur me një përpjekje britanike për të gjurmuar variacionet gjenetike të virusit, sugjeroi që lloji i ri mund të jetë zhvilluar tek dikush që vuan nga infeksioni kronik, ndoshta për shkak të një sistemi të dobësuar imunitar.

Z. Vallance tha se përfundimet se mutacioni ishte më pak i rrezikshëm dhe nuk kishte gjasa të kompromentonte efektivitetin e vaksinave ishin paraprake. Ai tha se kishte arsye teorike pse varianti i ri mund të ndryshojë përgjigjen imune, megjithëse nuk kishte prova deri më tani që ishte rasti.

Supozimi i punës është që përgjigja e vaksinës duhet të jetë adekuate për këtë virus, por ne duhet të jemi vigjilentë për këtë,” tha ai.

Sipas Dr. Sanjana nga Qendra e Gjenomit në New York, “mutacionet e vetme nuk do të ndryshojnë performancën e vaksinës“.

Zyrtarët britanikë thanë se nuk kishin prova, se mutacioni ishte i pranishëm jashtë vendit, megjithëse shkencëtarët thonë se një mutacion i ngjashëm është shfaqur në mënyrë të pavarur në Afrikën e Jugut.

Brianna Abbott dhe Jason Douglas kontribuan në këtë artikull.

Shkrimi nga Stephen Fidler[email protected]

Të drejtat e autorit © 2020 Dow Jones & Company, Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

WSJ zgjedh artikuj për bisedë me lexuesit, për të promovuar dialog me mendimtarët. Shihni zonën ‘Bashkohu me Bisedën’ në të djathtë, për histori të hapura për bisedë. Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni udhëzimeve tona të komunitetit. Dërgoni reagime dhe pyetje me email tek [email protected].