VUÇIQI I SHKRUAN RAMËS, UNË I SHKRUAJ VUÇIQIT!

0
233
Rama - Vuçiq

Gani I. Mehmeti Gani I. Mehmeti

(Përgjigje letrës së Vuçiqit, dërguar Edi Ramës)

Armiku im shekullor.
Unë jam zhgënjyes në rrugën tuaj të zgjedhur me Edi Ramën. Ju të dy, me kohë zgjodhët injorimin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

EU nuk ka qare pa ju injoruar. Ju hetuat EU-në dhe përpiqeni për një Minishengen të dështuar ballkanik. Kjo është zgjidhja më e keqe e juaja për Ballkanin, pse do mbetemi vetëm në Ballkan të dy popujt, duke mos i plotësuar kushtet për BE.

Për fat të keq, ka pak nga ata që hudhin gurë e pengesa në rrugën tuaj.
Armiku ynë Vuçiq, nëse doni të demaskoni dikë, më parë duhet të njohësh realitetin në Ballkan dhe duhet ta njohësh Republikën e Kosovës, dhe pastaj nuk do të kishte nevojë për Minishengen, pse do shkonim bashkë, përnjëherë, por vetmas si shtete, në Bashkësinë Evropiane.

Ti (Vuçiq) me popullin tënd serb, i keni ndenjur ngat popullit shqiptar në Kosovë e Serbi, dhe aq ngat, sa e kafshuat, e përgjysmuat atë në forma të ndryshme, duke e vrarë, prerë, masakruar, deri në ndjekje nga shtëpitë dhe trojet e tyre. Tani, dëshiron të jesh aq ngat edhe me shqiptarët e Shqipërisë Londineze, që ata t’i hash dalëngadale, sa nuk do diktohej kjo, deri sa të vërenin se janë në gojën tënde!

Vërtet, po. Udhëheqësit shqiptarë të Shqipërisë gjithherë i keni mashtruar, pse kishin vizion të qartë, duke i besuar armikut. Gjithmonë kanë bashkëpunuar me ju në dëm të shqiptarëve të tjerë, më se e vërtetë kjo që e thuani. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore i mashtruat, duke ia shkoqur Kosovën e tokat tjera shqiptare si, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe Sanxhak, edhe tani e keni atë qëllim.

Thënë të drejtën, ne kosovarët, po, jemi më ndryshe, pse e kemi hequr me lëkurën tonë të zitë e ullirit nga ju serbët. Këtu, nuk e di kujt i mungon edukata familjare, neve kosovarëve, ju serbëve apo udhëheqësve të Shqipërisë që u mashtruan prej jush gjithmonë, sa herë dashtët.

Po, edhe udhëheqësit e Shqipërisë kanë të njëjtat vështirësi sikur ju me ne kosovarët, pse nuk duam të jemi më robërit tuaj. Duam edhe ne ta shijojmë Lirinë, mos na e shih për të madhe.

Juve, nëse nuk do të mund të ju ndalim, vazhdoni bashkimin tuaj, pa ne. Edhe të tjerët, nëse ju bashkohen, do të pendohen shumë shpejt.

Nëse do duhej të prini ju të dy, në radhë të parë duhet të prinit me njohjen e Pavarësisë së Kosovës, pastaj do të mund të bisedonim. Deri atëherë – mirupafshim!

A thua, përse ne kosovarët ju njohim për racist juve, kemi apo nuk kemi të dejtë? Po, sikur ne të pushtonim tokat tuaja, të vrisnim 20 a 30 mijë serbë dhe të bëheshim zotërinjtë tuaj, si do na trajtonit?

Kur e dini se në të kaluarën kanë ndodhur gjëra të tmerrshme si për shqiptarët ashtu edhe për serbët, kush i bëri ato dhe për çka? Që t’i mbesin të kaluarës ato, çfarë duhet të bëhet, të pushtoni edhe një herë Kosovën!?

Që kur jeni vëllezër ti me Ramën?

Përse, mos vallë duhet të ju thurim lavde atyre që vranë e prenë edhe fëmijë, mbi 1400 në Kosovë, siç e tha Presidente Vjosa Osmani?

Ne kosovarët ju kuptojmë shumë mirë, na vjen keq, pse nuk ju kupton edhe Edi Rama sikur ne, do të ishte më mirë edhe për ty edhe për ne.

Ju kuptojmë se ju i doni dhe i vizitoni varrezat e shqiptarëve tradhtarë, që punuan për Serbinë, por ne do t’i luftojmë për sa të mundemi ata që luftuan në dëm të shqiptarëve.

Sa do doja, që edhe ne t’u lëmë gjeneratave të ardhshme të këndonin për ju, të ju lartësojmë e t’u vemi përmendore dhe të ju sjellim lule pranë varreve tuaja për përpjekjet dhe angazhimin që do bënit në afrinë e dy popujve serb e shqiptar, duke njohur Pavarësinë e Kosovës dhe bashkëngjitjen me Kosovën të trojeve tjera shqiptare që lëngojnë nën sundimin serb – të Luginës së Preshevës dhe të Sanxhakut.

Kësaj radhe nuk po shkoj deri në Nish.

Përjetë kundër jush Vuçiq, Gani Mehmeti!