NGA KALOSH ҪELIKU
(Poeten “maqedonase”
e shëroi Babashehu)
Ulem në Tavernë me një poete “maqedonase”
Ajo, porositë një kafe. Unë, një birrë Rrapi.
Ankohet, se ka probleme me “maqedonasit”:
Burrat e këtij Shteti “demokratik maqedonas”.
I thonë, se është shqiptare. Ia mbyllin dyert
Avansimin e saj si poete. Vendet e punës.
Përmëkeq, edhe Dashurinë. Burrin e Jetës.
Ehu, më dhimbset, Poetja “maqedonase”
Thotë: Nuk dua të rri në këtë shtet. Ferr:
Dua të ik në det mes maleve. Shqipëri.
Nuk ka problem. Unë, ta gjej një burrë
Edhe, atë: Burrë fushe. Dhe, Mali kaçak.
I them: Gjatë, një jave të ikin problemet
Me një burrë Mali. Jo, prift, As, hoxhë.
Edhe, atë: Në Shqipëri. Male. Dhe, Det:
Plagët e tua, i shëron vetëm Babashehu
Me mjekër, mbi Varr, në Baba Tomorr…
(Covid -19 në Shkup me Mua
në dyluftim si Poet)
O burra mali! Dhe, Gra të mia besnike
Covid -19, ende rri, strehohet në Shkup:
Gjithë jetën, jam në dyluftim si Poet.
Ai, me “armikun” koronavirus. Burg
E, Unë me raki rrushi. Verë. Dhe, Poezi.
Edhe, kët Vit të Ri 2021. Dimër Madh
Kokëmëkokë e përcjellim “armikun”.
Ai me Covid -19. Burg, Neokomunist
E, Unë Poeti me raki rrushi. Dhe, Poezi…
(Përçudi ende hapim hendeqe
mes Shqipërisë Dhe Kosovës)
Përçudi, e dëgjoj zërin e Partive politike
Partizanëve tyre, të shitur një torbë taxhi:
Rroftë Nëna jonë Parti! Lideri politik.
Jo, të Shqiptarëve. Rilindasëve Historik
Hendeqe, hapin mes Shqipërisë. Kosovës
Edhe, atë: Vetëm për liderët e tyre politik.
Përçudi, bindje kam, se: Sot, politikanët
Dhe, Partizanët e tyre; Janë çmendur.
Hendeçe, hapin mes Shqipërisë. Kosovës
Edhe, atë: Sot, vetëm për një përdorim.
Jo, o “burra”! Kjo, nuk është Shqipëria
Sot, nuk i duhen fare liderët politik.
Po, i duhen: Liderët Shqiptar Historik…
(Përpak shpëtova Natën
nga Nihma e shpejtë)
Helmuan, në Tavernë në Shkup
Gati, një orë pushova në toalet.
Kamarieri, vjen dhe më pyet:
A, ke o burrë nevojë për ndihmë?
Jo, i përgjigjem. Do, ngrihem vetë.
Përpiqem, të çohem më këmbë
Edhe, kapem për lavabos: Kot.
Duart i kam krejtë në rregull
Këmbët, nuk më punojnë dot.
Pas pak kohe, dal disi nga toaleti
Ulem. Edhe, jashtë dëgjoj një zë:
Thirreni, vrik ndihmën e shpejtë!
Papritur, vjen djali Deni. Dhe, më merr
Inspektorit policisë i them: Faleminderit:
Nesër, do të ta jap një libër timin dhuratë.
Përgjigjet: jo, burrë. Nuk jam i atyre punëve
Po, të kesh me veti, ma jep një libër biznesi!
Shpëtova nga spitali. Toksiologjia. Parajsa
Që, pasi do më “shëronin” nga koronavirusi.
Nesër, do dilnin me diagnozë. Publikime:
Vdiq nga koronavirusi. “Armiku i pabesë”…
(Ende ju mbajnë gjallë
Rilindasët Shqiptar)
Ende, ju mbajnë gjallë Rilindasët Shqiptar
Ju, rriqëra politike me torbë taxhi përqafe:
Dhe, shitni mallëra të skaduar në Pazar.
Edhe, atë: Kalbura. Vetëm, për një përdorim.
Turp. I keni rrokur herdhet e Rilindasëve
Herdhet, e tyre: Ende ju mbajnë gjallë.
Përndyshe, moti si “patriotë” do ishit në Varr…
Një koment që merr shkas nga poezia “përçudi ende hapin hendeke mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Mbasi i lexova këto poezi, si çdo njeri që është shqiptar, më shkuan mendimet para 80 viteve, kur në kopshtin e familjes time, një repart i ushtrisë italiane, kishte ngritur një vend pushimi. Në një mëngjes unë, një fëmijë afro 4 vjeç i pashë ushtarët italianë të rrjeshtuar me gaveta dhe lugë alumini në duar një nga një mbushnin me çaj gavetën, merrnin bukë. Ata kur më panë që unë zbrita shkallët dhe dola në oborr më morën, më futën në rrjesht, më dhanë gavetë dhe lugë. Ata qeshnin, më përkëdhelnin dhe sëbashku pinim çajin. Kur shkova në shtëpi, gjyshja, rreth të gjashtëdhjetave në atë vit, më tha: “Pive çaj nga indalanët, more bir?. Mirë bëre. Thonë që kjo ushtri dhe ajo e Allamanit, do na shpëtojnë nga gërqia e do na bashkojnë me Mëmën tonë, Shqipërinë“. Kjo ndodhi u bisedua dhe në darkë kur babai erdhi nga puna në shtëpi. Gjyshja e vuri në dijeni babain. Babai më mori pranë dhe tha: “Kemi besim se edhe rajoni inë (Çamëria) do bashkonem me truallin Amë, sepse jemi një gjak dhe një fis me Shqipërinë dhe Kosovën“.
Këto thënie më kanë shoqëruar gjithë jetën dhe dashuria ndaj Atdheut, i ka rrënjët që në vitet kur unë sapo kisha mësuar të ecja. Prindërit e asaj kohe, të atij trualli, nuk e shikonin ardhjen e ushtrisë italiane si pushtim të rajonit, por si shpëtim nga vuajtjet, masat tepër të ashpra që kryente qeveria greke prej 32 vitesh ndaj popullsisë së atij rajoni etnik shqiptar. Shteti grek që nga viti 1913 u suall ndaj tyre me egërsi çnjerëzore, i çpronësoi, i dhunoi fizikisht dhe moralisht.
Asnjë rast nuk i quajti shtetas të tij, por i trajtonte të padëshirueshëm, të këmbyeshëm, bile u mohonte dhe autoktoninë, asnjë të drejtë demografike nuk u ofronte. Në këto kushte, ata prindër me zgjuarsinë natyrale, e kuptonin se ardhja e ushtrive të huaja, pavarësisht taktikave që mundohej të aplikonte në terren, strategjia nuk i përkiste mbrojtjes së të drejtave të atij komuniteti, por pushtimit të një shteti, në rastin konkret shtetin grek. Ishte kjo e vërtetë që burrat dhe djemtë në moshë, të Çamërisë, nuk u renditën krah italo-gjermanëve. E djathta greke, me strategjinë e qartë anti etno-fetare, shfrytëzoi taktikat luftarake të kohës, duke i përdorur masakrat çnjerëzore ndaj një komuniteti të caktuar, duke kryer gjenocid dhe shpërngulje të përgjakshme të një popullsie të tërë nga vendi i tyre mijëravjeçarë.
Sakrificat e prindërve tanë, të shtrirë në rreth 80 mijë km/2, gjatë këtyre 200 vjetëve ndaj strategjive greko-serbe me “megalloidea” dhe “naçertania”, nuk harrohen, as nënvlerësohen, por ato mbeten të trashëgueshme ndër përjetësi sepse kundër tyre është arritur mbijetesa, gjë që ngren lart lavdinë dhe krenarinë e çdo zemre dhe shpirti shqiptari. Trajtimi i kësaj ecuria, siç e thashë, mori shkas nga një poezi, por me shigjetim serioz ndaj çdo politikani, analisti, studjuesi, shtetarëve dhe jo shtetarëve si në Republikën e Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisl së Veriut, të Malit të azi, arvanitasve dhe çamëve në veriperëndim të Greqisë, që të ndalojnë përpjekjet e mbrapshta për përçarjen e shqiptarëve kudo ndodhen. Të mos harrojnë se ndasitë inatçore për interesat partiake, nuk i vlejnë aspak unitetit dhe vëllazërimit të shqiptarëve, por pa më të voglin dyshim janë të vlefshme për armiqtë dhe i shërbejnë antishqiptarizmës.
Nisur nga sa sipër, duke ndjekur dhe zhvillimet, gjoja politike, të këtyre ditëve mes lojës së pingpongut të shtetarëve Kosovë-Shqipëri dhe euforizmave të pa ndalshme mes opozitave dhe pozitave në të dy shtetet, do të ishte e llogjikshme që të dy shtetet të nxjerrin një LIGJ TË PËRBASHKËT, KU TË NDALOHET ÇDO PËRPJEKJE ME SYNIM PËRÇARJEN MES DY SHTETEVE NGA KUSHDO QOFSHIN.
Sakrificat sublime të paraardhësve tanë, nuk mund ti zhbëjnë disa politikanë të sotëm që euforia e pushtetit u a err sytë dhe mendjen. Në se një ligj i tillë do të realizohet, këta “disa politikanë të ligj”, apo spurdhiakë, të konsiderohen tradhëtarë etnikë”.
Fahri Dahri, më 20 dhjetor 2020
Komentet janë mbyllur.