Politika sot për nesër nuk sjell fryte, si dhe propozimi im për mënyrën e zgjedhjës së Presidentit të Kosovës

0
497
Nue Oroshi - CDU

Nue Oroshi

Të jesh në politikë dhe të bësh politikë profesionale janë dy botra dhe një mur i madh që i ndan në mes. Është interesant se ka vite të tëra që në Kosovë bëhet politikë sot për nesër. Kjo lloj politike e cila krijon një partneritet të përkohshëm me te gjithë dhe e përfundon këtë partneritet politike në momentin që të vjen një shans e dytë nga një partner i ri më të cilën deri dje janë sharë dhe kritikuar deri në pafundësi krijon një jostabilitet qeverises e më së keqi krijon një mosbesim në mes të partnerve politik.

Ajo që deri më tani ka shkaktuar një krizë të madhe të qeverisjes në Kosovë është mosbesimi në mes të partnerve qeverisës të cilët në momentin që ju vjen shansa më e mirë nuk merzitën fare që t’i fusin partnerit qeverisës thikën pas shpine. Futja e thikës pasë shpine të partnerit qeverisës nuk është metodë e politikës Evropiane por është metodë e politikës bizantino osmane ku gërshetohën tradhëtitë e ndryshme që ndodhin në mes të partnerëve qeverisës.

E keqja është se kjo politikë sot për nesër është duke e sjellur Kosovën në një rrugë qorre ku do të jetë shumë vështirë të dilet. Tash problemi më i madh që po diskutohet në politikën e Kosovës është çështja e presidentit. Këtë post e lakmojnë hiç me pak se gati të gjitha partitë politike në Kosovë. Shtrohet pyetja a ka parametra matëse ky shtet i joni që duhet të jetë shtet demokratik.

Apo çdo njëri me stilin çdo gjë le të shkatrrohet nëse unë nuk zgjidhem e bie vendin dhe shtetin e Kosovës në buzë të një gremine që nuk dihet se ku i vjen fundi. A thua më i rëndësishem është posti i Presidentit se sa shteti i Kosovës? Është e vërtetë se çdo lider partie në Kosovë thotë se është më i miri, madje e ndijnë vehtën më të mençuritë, por është populli ai që në momente të ndryshme kohore vendos se cilën parti ta vendos në krye dhe në bazë të kësaj renditje edhe duhet të veprohet politikisht.

Pasi që në Kosovë inatet personale gjithmonë vendosën para interesit shtetëror dhe kombëtar atëherë bëhet luftë bërrylash, dhe në këtë luftë bërrylash nuk shikohet asgjë nga liderët politik madje aq iu kanë errësuar sytë sa që edhe ëndërr kur shohin e shohin vetën president në kolltuk të butë pa menduar fare se a i posedojnë aftësitë politike, të jenë burrëshetas dhe ta udhëheqin shtetin e Kosovës.

Nëse ka vullnet që të gjindet një zgjidhje atëherë ajo mundët me egzistu. Partitë politike Parlamentare të Kosovës të ulën në një tryezë të përbashkët politike të paraqesin së paku 4 kandidatë të mundëshem për President të Kosovës jashtë partive politike, dhe të diskutohet për të gjithë veç e veç. Pas këtij diskutimi dhe analize të ndahën se paku dy kandidatë të cilët në një seancë të Parlamentit të Kosovës të shkojnë në votim dhe cili nga ata dy e fiton shumicën të zgjidhet në postin e Presidentit.

Me këtë do të tregojmë edhe një seriozitet para faktorit politik ndërkombëtar. Dhe mos të bëhemi sikurse ata fëmijët e lazdruar se sa herë të kemi për të vendosur për një punë të rëndësishme shtetërore të ndërhyjë edhe faktori ndërkombëtar përmes ndonjë zarfi për të na i kryer punët tona.

Është mirë që të mos humbët shumë kohë por që të ulën partitë politike në Kosovë në një tryezë të përbashkët politike ti paraqesin propozimet e tyre dhe të zgjidhet njëri ndër ata të propozuar President i Kosovës. Presidenti i Kosovës nuk duhet të jetë person i cili ka një të kaluar të zymtë politike qoftë në aspektin korruptiv apo kriminal. Duhet të jetë person me kredibilet intelektual dhe kombëtar. Ai apo ajo duhet të dinë që me mençuri ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në këto momente historike kur kredibiliteti i shtetit të Kosovës ka rënë në pikën më të ultë të saj.

Ta krijon një ekip ekspertësh që me gjuhën e argumentit ti lëshon për tokë pseudo tezat serbe lidhur me Kosovën. Shkurt e shqip Presidenti i ri i Kosovës duhet të jetë personaliteti politik i cili shumë ngushtë duhet të bashkëpunoj me partitë politike në Kosovë dhe të ndërtoj një strategji shtetërore që pa marrë parasysh se si ndërrohen Qeveritë në Kosovë duhet vendosur disa korniza të politikës shtetërore të cilat nuk do të ndryshohen fare pavarsisht faktit se cila nga partitë politike do të vjen në pushtet. Vetëm në këtë mënyrë shteti i Kosovës do të ecën përpara. Bërja e politikës sot për nesër siç janë duke e aplikuar partitë politike shqiptare në Kosovë i ngjan asaj shtëpisë e cila është e vendosur në katër rrota në mes të rrugës dhe varësisht nga propozimet e udhëtarëve duhet të kthehet hyrja.

E koha është duke ecur shumë shpejt.Kosova nuk ka kohë të pret dhe te mirret me apetitet e çdo njërit lider politik që e shohin vehten në postin e Presidentit. Politika sot për nesër na ka sjellë në këtë gjendje që mos ta ndërtojmë një strategji shtetërore dhe kombëtare ku së paku të kemi një mekanizëm mbrojtës karshi propagandës serbe e cila e ka vërshuar botën, ku edhe propagandën e saj e bën me kishat tona që na i ka vjedhur dhe ne nuk jemi në gjendje që ti përkthejmë argumentët historike dhe t’iu tregojmë botës se këto kisha nuk duhet t´iu ipet eksterritorialitet por këto kisha duhet t´iu rikthehën shqiptarëve sepse historikisht ato janë kishat tona. Është fjala për kishat që na i kanë marrur serbët në Prizren, Deqan dhe Pejë, kurse në vendët ku jeton pakica serbe ata mundën që ti shfrytëzojnë pa problem ato karshi ligjeve të Republikës së Kosovës.