IMAZHE TË DASHURISË

0
289
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

IMAZHE TË DASHURISË

Shkrifem krejt e i ngjajë një fëmije,
(Jorgo Bllaci, 1938 – 2001)

Për ty pata ndjerë zjarr e nostalgji,
Heshtja jonë u bë ndryshk i vjetër
Ngul vështrimin shoh pamje tjetër;
Më fanitesh në shtrëngata e stuhi!

Flas me vargje me shoqen e rinisë
Lotët me forcë në shpirt i përmbaj,
Me askend dhimb’e derte s’i ndaj-
Në ty shkëlqen sall acar’i bukurisë.

Një hap larg ike fatin për ta arritur,
Vet je fajtore çdo çast t’djeg malli;
Ta fala jetën, ti po qanë për s’gjalli
Dhe shkoi e vate ah, dielli i ndritur.

Për mua ishte dhe mbeti një parim,
E kaluara le të dremisi përjetësisht,
Jam si bredhi marr frymë qetësisht
Dhe paç e morra botën n’shtegtim.

Testamenti thonë s’ka kurrë të sharr;
Oqeani fsheh mijë hektolitra dashuri…
Ti vet ke mohuar at bunacë përjetësi:
Dokra! “Me të parën – jo – deri n’varr!”

E premte, 11 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire


FSHATI PA MBIEMËR

Jo rrallë kredhen thellë n’mendime:
Pse fshati im i lashtë s’ka mbiemër?
Ulur si plak n’pragun e sht’pisë sime,
Emrin e sikletshëm ia dua me zemër.

Në vend t’mbiemrit e ka një toponim,
I kam pyetur gjyshërit mjekërbardhë…
Verrat e gjatë mos marr një shpjegim,
Që shekujve qëndrojnë radhë – radhë.

Dhe breglumit shelgjet bëjnë zhurmë,
Na shiko ne sa jemi kaq t’panumërta.
Fshati brezash ka lënë mjaft gjurmë-
Në themel bazilikash janë t’mundura.

Shikoj livadhesh ende rrisin kallmishte,
Plori kur ngulitet bën hullinj në arë, e
Fshati kishte toponimin KËNETISHTE,
– Gurët e vatrave shfaqen të bardhë…

Xha Osmani 108 vjeç fliste aq bukur,
Shpesh në kuvende na ka treguar:
“Në teftere që ende nuk janë zhdukur,
Kronikash shumë sende lyp gjurmuar!”

E mërkurë, 9 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire


A LODHET LUMI

Rrjedhës së lumit kurrê si zura shteg,
Maratonën e nisëm tok të vrapojmë …
Në vrapim forcën tonë ta sprovojmë;
Ai shtratit’vetë, û çapash jete n’breg!

Davanë me lum’e ndamë paç bashkë,
Vrapimet t’i nisim n’agime t’hershme:
Pranverë, verë deri n’jonxhë vjeshte;
Unë me fyell, lumi me muzikë t’lashtë.

Vitesh s’ndalej vrapimi jonë-suferinë,
Vapës’verës lumi nivelin e zvogëlonte,
Gëzimesh çapat kush s’mi ndalonte…
Fletat e plepave – djersën ma fshinë.

Valavin’e lumit çdo vite rriste forcën,
Vrapi me lumin m’doli krejt i gjatë,e
Takati vinte gjithë duke u shalakatë,
N’kufi të huaj ujit humba pasaportën!

Dikur maratona m’dukej një pëllëmbë,
Nga dielli kapitës – faqkat si prushi…
Lumi më freskonte n’vapë gushti,tani
Idilë e këputur mezi qëndroj n’këmbë!

E premte, 11 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire


A PLAKET LUMI

Rrjedhës së lumit kurrë si zura shteg,
Maratonën e nisëm tok të vrapojmë…
Në vrapim forcën tonë ta sprovojmë;
Ai shtratit’vetë,û’ çapat e jetës n’breg!

Davanë me lum’e ndamë paç bashkë,
Vrapimin ta nisim n’agime t’hershme:
N’paraverë, verë deri n’jonxhë vjeshte;
Unë me fyell, lumi me muzikë t’lashtë.

Me vite s’ndalej vrapimi jonë – suferinë,
Vapës’verës lumi volumin e zvogëlonte,
Në det gëzimi çapat kush s’mi ndalonte!
Fletat e plepave – djersët që m’i fshinë…

Valavinë e lumit çdo vite e rriste forcën,
Vrapimi me lumin më doli krejt i gjatë, e
Takati im vinte gjithë duke u shalakatë,
N’kufirin e huaj ujit humba pasaportën!

Dikur maratona më dukej një pëllëmbë,
Nga dielli përzhitur – faqet sikur prushi,
Lumi më freskonte në vapë gushti, tani
Idila e këputur mezi qëndroj në këmbë!

E premte, 11 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire


MALI KRYELARTË

Terse zbresin rrëkezat ujëkulluar,
Faqeve të malit veshur me lajthi…
Me malin jemi dashamir të çmuar,
Mikut mali peshqesh i jep poezinë.

Gjithë gjelbërimin – qindra vjersha,
Me mburrje futen indesh n’çdo cep,
Nëpër qafa, gryka – varg n’kreshta,
Do ia them me zogj sqep më sqep;

Sqep me sqep pa bërë dot burbujë,
Si në fëmijërinë time të argjendtë –
Pa grindje bagëtia ngopeshin ujë…
As jehona s’më hiqet nga mendtë.

Shkozinash ia thonë turtulleshat,
Grishësat i emitojnë prej mërisë!
Kaherë mali mbeti pa bareshat –
Pa fyejt e artë – roshk i dashurisë.

Tunikëzezë m’mbuloi dëshpërimi,
Mallëngjimi m’i lëngëzoi me lotë…
Deri mbi gju është rritë gjelbërimi
Nuk gjenden bagëti për ta kullotë!

E hënë, 24 korrik MMXVII, në
Dardaninë Ilire


MOJ, ZËPARAJSA INVA MULA

Nga goja jote derdhet zëri ngadalë,
Buçet këngën:”Moj e bukura more!”
Ujëvarë sërmi – zëri magji plot hare,
Perlash me safiresh e ke çdo fjalë.

Shkëmbinjtë shkrinjë nga timbri saj,
Me muzikë hyjnore bulzë ësht’ rritur,
Në Valësin e lumturisë muzash kolitur
Prindërit se lenin as si shelgu të qaj!

Vasha e ëmbël, vasha u bë e madhe,
Talenti kurrë nuk shkon kot së koti…
Vashës Inva, sezame i hapte Zoti, e
Flora e fauna fluturuese në livadhe,

Nga zëri saj kurora perla dhe korale,
Flutura ngjyra-ngjyra, miliona ylbere
Ballin ia stolisnin me lulesh paravere;
Burime të argjendta dikonin në male.

Moj zëparajsa Inva – me syt’e zjarrtë,
Maji shkund rubinët herak n’agim, se
Zërit tëndë engjëllor i jep frymëzim –
Shpirt e zemra i pranon me drit’artë!

Hymn ke këngët, flori fjalë e ngrohtë,
Inva kur këndon…gëzimet s’i përmbaj!
Shkrifem bujarisht-një fëmije i ngjaj –
As polit të veriut acari s’ësht’i ftohtë!

Kordhash zëri ke mëndafshin diellor,
Zemra n’barkushe ka bilbilat pasion…
Fshehtësit e zërit kush s’t’i zbulon-
Talenti të bëri kinge s’u bëre me zor!

E diel, 6 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire


* * *

Nga jaz i jetës vadë më vjen malli,
Si brumi i bukëçerepesh të arritur.
Urinë tonë e ngopi-dielli i ndritur;
Im at tha mirë që jemi për s’gjalli.

Zgjatna dorën, o mëma Dardani,
Na rritë në gjirin tënd të shenjtë,
Çdo lulëkuqe gjaku ke t’shtrenjtë,
Etnik’e natyrale zonjëza Shqipëri.

Zëri i kosovareve seç po na jehon,
Me timbra mrekulluar prej argjendi,’
Ujëvarë cicërimesh derdh shpendi:
“Kosova trime – shpirtin ngopi liri.”

Shqehët i vunë flakë, zjarr e tmerr!
Gjakderdhje fëmijësh pati çdo thikë
Shqiptari prej luftës kur nuk ka frikë,
Se jeton në botë për flamur e nder…

E shurnë, 12 dhjetor 2020, në
Dardaninë Ilire


PËRSIATJE VETMIE

(Dekadë e trishtë, 1956 – 1966)

Pjesa e dytë

E mërkurë, III

E mërkura duket rrëpirëse
kacabjerrëse, largvajtëse, e drojtur
(as me shehër, as f. Barilevë), i ka
qepallat e përgjumura të vegimit.
(S) mundohem ta qartësoj miqësinë
në zanafillën e fuqishme me at’ veleten
çobankën, të bijën e Demlush Agës,
po ç’meshkuj nursëz i kishte vëllezërit,
por edhe qentë e stanit sygjak,
veçse shtrati i përroit të thatë, eh, një litar
samari na ndante, blanës ngarendnin
tri buzëqeshje me pasion djaloshar, ah!
(Sikur ta pija një dolli me të) n’at shteg?
Oj, vajzë, o zanë mali, oj, malësore-o!
Mos të na vënë kufi etërit, tashmë
s’jemi fëmijë, bjeshkës ia shkul lisat,
bëj diçka të dashur, bëj diç’ diellore!
Kam vetëm një nënëloce dhe tufën në
Bjeshkën-sofër të përbashkët, kafshatat
i ngjyej në buzët e tua, në burim të
njejtë gjerbim, ujë me guackat e lotëve,
në të njejtat imazhe po dashurohemi,
shprehì të fituara nga nënat shtojzavalle.
Po ne, përsiasim vetëm për një gjë, së
pari – punë e lehtë për ne, të jemi të
bashkuar, si lumturia e lirishteve…
Armiqësia, mallkuar qoftë!
Begatia jonë, fëmijët, na u shtofshin
fëmijët, për të kullotur qengjat e delesykave,
na u bëfshin shkollarë e mençurakë…
Skena e blertë:
Të dy u ngritëm të përqafuar…
Jonet e fyejve derdheshin si suvale
përrenjve… bjeshkës nga një
bërçik i rriteshin bulëzat…

E enjte, IV

Gjysma e javës ia behi me sejsane,
do ëndrra të trishta më trandën…
(Im atë, më pëshpëriti vetëtimthi në vesh:
“bir, gojën kyçe, me hesap po
tollovitet hyqmeti (pushteti), mora
një haber, në Beligrad s’janë punët
kurqysh…).
Disa korba të zes harkonin lart hapësirës,
merrnin drejtime të kundërta, era me
ngadale na gdhelte me një fllad…
Lulet dashuroheshin derisa ne rriteshim,
aktronim me ogiçët fshehur prapa trungjeve të lisave,
me hobe i godisja laraskat gjagajdurka dhe grifshat harakate,
pastaj stinët e mia i fsheha kaçubave
në shtrojera dhe sohishta, bjeshkët nuk
kanë pullaze.
Kisha përshtypjen e llafeve
të tim eti, të s’ardhmes së mbushur –
përhershmëri, e papërshkruar që nga
fillimi ku qëndronim çdo të enjte, kur
shkudeshin sixhadet e reve pllajave;
këmbët m’u thefshin nëse mburrem
dhe përulem, ninëzat u shtrydhsha
në shtrydhësen e mollave verore
të çobaneshës me rrush razaki të shegave
devedishe…
Pezmi e zemrimi m’u shndërrua mirë e paqe
s’do të shpërngulemi muhaxhirë në tokat
e Anadollit, brohori: urrraaaaa!
E enjtja i vihej këna vajzave nën nishan,
bareshat këdonin: “Ejvallah, oj dera e
shpisë… sot, po më lanë ditët e çiknisë!”
Jehonin fyejt dhe kavallat… dëgjonin
egërshanët melosin e Valsit të Lumturisë,
bjeshka stolisej me manaferra, lulemurrizi,
luleshtogu, mëllagat, shpendrat, bërsheni
rritej vrullshëm, ahet përkuleshin si dervishët, kishte zënë fara në rropullit
e grave beronja…
E enjtja ka shtatë gëzime e shtatë nafakara…

E premte, V

Të premten kallaiset qielli me sërmin e yjeve që shfaqen pasagjerë të princeshave
që me ngut, trëndafilat i sogjojnë me sytë
e gonxheve të luleve – ato zhvisheshin nga
pjalmi i tyre në havani vigane, si ditët e
nesërme të kthjellta…
E premtja ka akrepin dhe lavjerrësin e orëve
të syve dhe qepallave duke i vargëzuar
imazhet e pashkëputura të stinëve, rrënjët
e vreshtave kur kiten, shtohen si kur
fluturojnë zogjtë e kaltër të Drinit të Bardhë nga valëzat dhe qeshjet skofiare,
çdo dritare e ka nga një dritare të hapur,
një zemër fisnike përbirohet nëpër vrimë
gjilpëre, gratë fundosen të enjten, të premten dalin shpëlahen me ylbere, si
të bëjnë foleza për ninullat…
Në Berat, në Xhaminë e Beqarit, Myezini
i thërret tërë beqarët të këmbejnë unaza
e nishane martese…

E shtunë, VI

T’i e shtunë vjen me xenxefila, lulevjeshte
borzilok, sërish e fekonduar, rrapëllon me
trungun e lëvizjes, pak minuta kah vera, të
shtunën e marr Arkën e çmuar e kohës së
dikurshme të rinisë, me nguti herët, shtrydh
gojëdhanat me ditët e stinës, çitjanet e grisura të hënës, i ndeh rè në qiell, atij
mëngjesi gjezdis me shpirtrat e etërve
shpirtkrenarë, Lindihana me kurora të
bleruara, e shpiku dallgën shkumëblu
që mëkon të tëra dhembjet, vida dhe gugashi
strofullojnë mbi dhomën e gjerdekut…
Nata me bukureza është këngë më e
hareshme se Anamoravaset e mia, zemrat
e tyre të akorduara në sytë e njerëzve
me dashuri të mrekullueshme, e di
baladën e puhizës së alltë – purpuroshe;
as pranvera, vera dhe vjeshta nuk zgjohen
pa faqkat e agimit të bardhë – organoja
të josh me tinguj të magjishëm, përhapen
simfoni si jaret shkodranishte, të shtunën
e ndryej thellë në guackën e sqepit të bilbilit që cicëron krejt malin – o,
dora i kapitet rrufesë, nuk godet në ngjyrat
plot freski të shtunën…

E diel, VII

E diela, oh, kur vjen e diela!
ind e tyll tirret mëndafshi rozë
me gëzime më tërheqëse kolovitem
papritur qetësia që s’ thuhet kotekot
zbulon mbushullimin e mpleksur, të
dielen urna lartësohet, atëherë hidhni
monedhat e fletëve të oleandrave, të
dielën kur s’do ta arrijë të mërkurën,
as të enjten e këndshme, në shkallën
e fundit e kë monedhen dhe mollën,
të dielen ta gjejnë të sapomartuarin deri
në tempullin madhështor. Ju e dini goca –
Anamoravase – bukuroshe si Feuzi Fuad
me origjinë shqiptare, nga Egjipti…
Të dielen mos e shikoni me smirë, sihariq
(në korrik më 1966, ra centralizmi më i
egër sllavoserb me kryexhelatin A.Rankoviç
në krye), shqipatarët frymonin lirisht,
mësonin shqiptarisht… Ju lutem, mos i
harroni 22 vjet torturë, tmerr, shpërngulje
me zjarr e hekur! – Masakara të njëpasnjëshme,
shquhet dhe mbahet mend deri në ditët e sotit!
Për një javë u ndërmenda dy dekada lubi!
Vakia e Zotit, më mahnitnin engjëjt blu
që e ruanin Fushën e Mëllenjave, Dardaninë,
me lulekuqet e gjakut aromëdehëse, si
Liria – qumështi i NANAVE…

E hënë, 6/7.07.2020

Luginës së Anamoravës