Shtjellimi i shtojzavalleve, vrapi i atletëve, britma e kukuvajkave si dhe pritjet e hutit në zgur

0
313
Nue Oroshi, kështjellë

Nue Oroshi

Shtojzavallet gjithmonë kanë hyrë në valle pranë panteonit magjik. Ato kanë kërcyer vallën me kohë duke lëvizur trekëndëshin e kopshteve magjike që prisnin të ndërtohen hap pas hapi. Një shtojzavalle që hyn në vallen e sirenave dhe nuk pret që ta dëgjon dhe sheh lojën pas kryerjes së veprimit, është në një rrugë të një këndveshtrimi të drejt. Ato nuk e ndegjojnë britmën e kukuvajkave, të cilat ndjellin vetëm zi. Edhe në trojet shqiptare kemi shumë kukuvajka, të cilat nuk dijnë të bëjnë punë tjetër vetëm të kukasin. Kuku… kuku… kuku…

Koret e kukuvajkave asnjëherë nuk i kanë ngjarë kërcimit të shtojzovalleve dhe as veprimit të pandalur të idealizmit shqiptar. Idealistët shqiptarë gjatë gjithë historisë e kanë kryer punën e tyre. Ata asnjëherë nuk kanë ndegjuar se çka do të belbëzojnë kori i kukuvajkave apo humbësit e shkretirës që kanë lëshuar zërat e tyre gjithmonë pas veprimit.

Ata madje nuk janë merzitur fare as për ata sharlatan të cilët prisnin se çdo gjë do të kryej dhe do t´iu servohet e gatshme. Për këtë populli shqiptar e ka një shprehje shumë të bukur: “Po pret qe t’i vije si hutit në zgur”. E shumë e hutin e zgurës e kishim pasur ne shqiptarët, që kur bashkohen me zërin e kukuvajkave dhe krrokëritjet e sorrave të zeza thua se në kor ja thonë vajtimeve. Por këto vajtime pushojnë në momentin që pacërrkat i shpallin luftë lisave shekullor që nuk kanë ditur asnjëherë të lakohen dhe të dorzohen.

E puna pacërkes është sezonale. Ajo e ka vetëm një kohë të shkurtër.Se kur bije dushku i vjeshtës i bijnë fletët edhe pacerkës e cila mbetet e vetmuar për ta pritur të zotin e shtëpise për ta marrur dhe vendosur në një vend të caktuar. Kurse deri sa pacërkat vendosen në vendin e caktuar hutat e zgurës, mbyllën në vetminë e madhe dhe e lëshojnë nga një zë për të njoftuar krrokëritjet e sorrave të zeza. Edhe sorrat e zeza strehohen në një vend të caktuar për faktin se ka mbajtur një dimër bukur i ashpër. Në të gjithë këtë lojë e cila sillët në mes të një kopshti me lule gjatë dritëjetës kemi edhe plisbardhët e kohërave moderne të cilët nuk e lejojnë poshtërimin as përqudnimin e kombit shqiptar.

Sa herë që çështja shqiptare ka qenë në një krizë te thellë gjithmonë kanë dalur atletët shqiptar që e kanë luajtur lojën e orientimit të duhur ku këta atletë së bashku me shtojzavallet i kanë dhënë kuptim jetës. E kanë kthyer besën dhe shpresën tek shqiptarët. E gjithmonë kthimi i kësaj bese, shprese dhe jete tek ne shqiptarët ka filluar si një shkendi e vogël. Por zjarmi i kësaj shkendije është përhapur me një rrufe të fuqishme që nuk ka mundur ta ndal askush.

Edhe zjarri i mbajtur ndezur i idealistëve shqiptar është duke u përhapur me një shpejtësi të rrufeshme. Edhe gjatë kësaj përhapje dikush është djegur në këtë zjarr për faktin se nuk i ditën kuptimin e përhapjes së idealizmit.

Dhe këtë përhapje e kuptuan si sharm se duhet bërë kritika ndaj atyre që punojnë natë e ditë për të mbajtur të ndezurë këtë zjarrë dhe ngrohur shpirtin, zemrat dhe mendjën e miliona shqiptarëve.

Derisa shkruaj këto rreshta në mendje me rrinë fjalët dhe lotët e një plaku idealist nga një fshat kufitar me Shqiperinë i komunës së Gjakovës ku derisa flisja për bashkimin kombëtar dhe Shqiperinë Etnike ja shihja lotët dhe dënesën.

Te vetmën brengë e kishte ky idealist se a do të mbërrin bashkimin e trojeve shqiptare. Atëherë edhe ne vdeksha nuk ka problem thoshte ky plisbardhë që kishte kaluar disa dekada jetë pranë kufirit shqiptaro-shqiptar pa pasur mundësinë e kapërcimit të këtij kufiri. Njejtë kishte vepruar edhe një idealist shqiptar më, 28 nëntor 1912 ku nga shtepia e Ekrem Bej Vlorës studiuesja gjermane Marie Amelie von Godin ia kishte dhënë flamurin shqiptar që të ngrihej në Vlorë. E tash mbasi e arrita ngritjen e flamurit edhe në vdeksha nuk është ndonjë problem.

Edhe për këtë flamur komunistët pansllavist na falsifikuan historinë.Ata si sorrëzezat dhe kukuvajka e shpikën qëndisjen e këtij flamuri nga Marigona. Të gjorët harruan se atdhetari Ekrem Bey Vlora këtë flamur e kishte mbajtur dhe ruajtur me muaj të tërë edhe nëpër beteja te ndryshme. E derisa shkruaj këta rreshta e kam një dhimbje të madhe për të gjithë ata shqiptar që shpeshherë bijnë pre e momentit dhe ju bashkohen edhe pa vetëdije korit të kukuvajkave dhe krrokitjeve të sorrave të zeza edhe pse i kishin të gjitha mundësitë dhe komoditetët që ti bashkohen lojës së atleteve dhe vallës se shtojzavalleve.

Të tillët si duket paskan qenë te fshehur e kanë paralajmëruar se do ti bashkangjitën lojës se atleteve shqiptar dhe kërcimit të shtojzovallave por që fatkeqësisht paskan pas qenë kukuvajka dhe sorra të zeza të fshehura që gjatë gjithë teatrit të absurditetit qenkan munduar ta luajnë lojën e plleshmerisë por që ishin të pa frytshem.

Të tillët as mish dhe as peshk janë hijena më të pshtira për faktin se flasin për perëndimin e punojnë me lindjen. I gjithë ky tregim përfundoj me një fitore të atleteve idealist dhe shtojzovallave kërcimtare kurse pacerkat tani janë vendosur në vendin e tyre nga i zoti i shtëpisë, sorrëzezave ju ka thyer sqepi kurse kukuvajkat kanë mbetur në baltë për ta pritur hutin e zgurës i cili është përgjumuar dikund në një shkretirë të vetmuar.