Ditëlinjda e munguar e Faslli Halitit

1
337
Faslli Haliti

Sot poeti i mirënjohur do të mbushte 85-vjet

Shoku i një jete prej 55 vjetesh i Nirvana Xhomos, së cilës i jemi pranë në këto ditë trishtimi dhe i lutemi që të jetë e fortë. Shok dhe mik i të gjithëve, Të gjithë i deshi dhe e deshen. Faslli Haliti lindi më 5 dhjetor 1935, tetëdhjetë e pesë vjet më parë dhe u nda ditë më parë nga jeta. Qofsh në parajsë miku ynë i madh, poet, përkthyes, piktor, eseist dhe patriot i shquar!

Nga Tahsin Xh. Demiraj

Te bisedosh me Faslli Halitin, qe ne te pare do te shohesh, degjosh e kuptosh se po flet me nje te ri te kompletuar plotesisht me nje jete te gjate, te tere ne te mire te shoqerise, per te gjitha moshat, te vegjlit te rinjte te moshuarit, per te gjitha problemet e shoqerise, per politiken dhe antipolitiken, per parlamentin dhe parlamentaret, per ndeshjet e futbollit dhe per plazhin, per emigracionin dhe hallet e shqiptareve ne vend. Po ai keshtu ka biseduar gjate gjithe jetes se tije pa dallime dhe pa pasione. Pasionin ai e ka te shtrenjte dhe e konsumon vetem per artet ne pergjithesi dhe ne veçanti per letersine- poezine-.

Ishte i ri. Kishte edhe shume per te krijuar, perkthyer, krijimtari ne proze memuaristike, nuk kishin te mbaruar, punonte çdo dite e nate deri ne oret e vona me energji rinore…

Qe ne bankat e Liceut artistik ai u duk qe ishte i veçante. Rebelohej… U rebelua disa here me padrejtesite dhe ne ato kohe shpetoi fale respektit qe paten per te profesore qe e kuptonin si Pandora Dede apo Sofokliu. Ne vitet gjashtedhjete rreth tije nje grumbull poetesh te rinj tashme te rritur, hidhnin hapat e para ne malin e poezise belbezonin, dhe do te beheshin poete e shkrimtare Gezim Hajdari, Izet Shehu, Visar Zhiti, Bujar Xhaferi, Fatbardh Rustemi, Halil Jaçellari, Elmaz Qerretit,Vangjel Loshe, Shpend Sollaku, liriku Sherif Bali, dhe nje rreth i tere letraresh qe sot bejne letersi ne vend dhe perteje vendit, dhe me teje akoma – tej oqeanit…

Ne poezine e tij veme re ate qe nuk e kane gjithe poetet. Ne vitet 60 ai shkruante poezite e tije te para qe nuk ngjanin me poezite e asnje bashkkohesi.Ne poezine e tije kishte koncizitet mendimi, brendi te ngjeshur. Nje armate e tere poetesh e cila mbeti atje ku filloi e erresuar nga Kadareja, Agolli, Arapi. Faslliu i vetem shkruajti dhe vazhdoi te shkruaj mbi gjashtedhjet vite me te njejtin ritem, me te njejtin intensitet, ne te njejten menyre, pa nderruar stilin dhe mendjen, pa e nderruar tematiken ne sherbim te njeres apo tjetres kohe partiake, shkruan per njerzit, bisedon me te gjithe shoket dhe miqte me sinqeritet dhe preokupim madhor per çdo çeshtje, revoltohet njesoj si dje ashtu edhe sot per padrejtesite, per diferencimet, per kolltukofaget, per mjerimin, per besimet fetare, per xhamite e kishat qe jane bere fidanishte ne vendin e Migjenit apo te Vaso Pashes.

Gjate viteve te diktatures nuk u regua konformist, por edhe nuk heshti, me poezine, luftoi fytafyt ne fushe te betejes dhe e pesoi. E pesoi nga poezia.

Ajo qe i pat ndodhur Migjenit me Musa Juken, i ndodhi edhe Faslliut, me Mehmet e Fiqrete Shehun, me Kadri Hazbiun e me tere partiaket e kohes… bile edhe pak me ashper, bile edhe pak me shume. Iu ndalua te shkruaj- me keq se ta kishin vrare. Mohohej ne letersine shqipe zeri me i veçante i poezisedonte mungonte vite te tera zeri i tije. Aqe sa u shqetesuan edhe perteje detit. Ernest Koliqi ne Rome me “Shejzat” dhe Uke Mali ne Paris.

Qe me hapat e para rreth tije u grumbulluan gjithe letraret qe me pas do te mbesnin ne ushtrine e poezise dhe do te benin emer. Ata shtoheshin here pas here dhe mirepriteshin nga Faslliu e pasuroheshin ne udhen e re qe fillonin duke biseduar per poezine e duke e levruar ate. Ishin kohet qe artet qene te kondicionuara brenda kornize se realizmit socialist, pra prej tyre edhe nuk munden te dalin deri ne vetvete. Faslliu mbeti i veçante… Shkrojti poezi per 70 vjet pa pushuar. Nga ajo maratone q’e filluan perpara 70 vjetesh, faslliu mba flakadane, rent ore rent deri ne mosshuarje.

Faslliu na dha nder te gjitheve i dha nder Kombit, shkroi per hallet dhe preokupimet qytetare, shkrojti per Ameriken e demokracise se madhe dhe te rracizmit, shkroi per femijet dhe baballaret shkroi per fushen dhe hekurudhen, per totalitaroizmin dhe demokracine e çale, shkroi per dhelperen dhe hardhine, per hardhucen dhe malin, per lepurin dhe elefantin, per kecin dhe ujqit, shkroi per gjithesine dhe kombin, ai i dha
nder gjithe Kombit. U prefte ne parajse miku jone.

Dr. Fatmir Terzu do te studionte Faslliun ne “Përtej përmasave të vargut të Faslli Halitit”… konceptimi nën dritën e Gëtes.

Kadareja ka thene per te… Poezia e tije do kulture per ta kuptuar… Dritero Agolli thote se tek Faslliu Luani eshte zgjuar heret. Faslliu na habiti me poezine e tije ne sistemin Socialist, Faslliu na habit edhe sot ne sistemin kapitalist…

Moikom Zeqo thote per poezine e tije eshte me e veçanta qe nuk mund ta konfondojme me asnje tjeter. Sikur ne mes njeqind poezive pa emer do ta njohim ate qe eshte e Faslliut… Xhevair Spahiu do te shkruante per te: “Ka poetë që shkruajnë bukur, me mjeshtëri, një jetë të tërë, por nuk krijojnë stil. Faslli Haliti e ka krijuar stilin e tij dhe eshte identifikuar ne pasqyren e krijimtarise se tij qe eshte fusha. Ai nuk mund te kuptohet pa fushen, pa origjinalitetin, konçizitetin dhe shqetesimin social. Pra Lasgush Poradeci identifikohet me liqenin, dashurine dhe yjet, kozmosin, Faslli Haliti identifikohet me fushen, me poezine polemike, me pejsazhin piktorik filozofik. Faslli Haliti ka ditur ta administroje talentin. Poezia “Njeriu me kobure”, poezi antologjike eshte konkretja pa mure.”Po ti vdekje, bije e kujt je” poezi kjo qe te kujton mençurine e e poeteve te medhenj, te poeteve greke te cilet do ta kishin zili kete poezi.

Dhuna e burgos lirine, Faslli Haliti e zhburgos lirine.

Ai me Viktor Qurkun e Xhevahir Spahiun, me Musa Vyshken e me Hiqmet Meçen… me Koçi Petritin e me Kiço Blushin e me nje rradhe te shume te tjereve, hyne njeherazi ne poezine Shqipe dhe pa dashur te hedh hije mbi asnjerin, e shpuri me perpara stafeten se ata dhe hyri me te tjere e me te tjere dhe nuk u vjeterua, nuk mbeti rruges po krijoi me te njejten energji, me te njejtin ritem… Ai ne letersine shqipe mori permasat mitike….

Poezija e Faslliut ka vend nderi ne alltarin e poezise Shqipe.

Faslliu nuk la poezi te mjeshterve te poezise pa perkthyer si Montale, Quasimodo, Ungareti, Pascoli, te atyre boteror qe nga Kina ne Gjibraltar. Eseninin e kishte ne zemer qe ne hapat e para te maratones ne poezi dhe nuk e ndau per tere jeten, edhe ne takimin e fundit, nje jave perpara se shuhej per te me fliste. Perktheu nga Majakovskij, Bagricki, Ahmatova e Pasternaku. Nuk kishte te mbaruar se kerkuari per te perkthyer.

Miku i te gjitheve, Skender Kamberit e i Rolandit, Fatbardhit e Visarit, Halilit e Izetit, Sherifit e Bujarit, Bajames dhe Elmazit e Shpendit, Miltiadh Davidhit dhe gjithe Lushnjes e Myzeqese, Minelles dhe Dhimitrit, Thomait, Kristaqit, Josifit, Ilias e Vaçes, Ismailit e Driteroit, Moikomit, Klares dhe Albertit.

Shok dhe mik i kritikut e botuesit Mujo Buçpapajt dhe Xh. Lleshit, Pjeter Arbnorit i Presidentit dhe Kryetarit te Kuvendit… Vellai i mire i Qemalit, Drites, shoku dhe vellai i Alfredit dhe Zhanit, shoku dhe babai, udherrefyesi i Helidonit, Manjoles dhe Gentes, Armandit, Blertes dhe Krizias. Shoket e miqte e tije e kujtojne tashme ne gjith globin, ne NeëYork e Paris ne Melbourn e ne Londer, ne Athine e ne Rome e kudo, kudo, kudo…

“Shoku i një jete prej 55 vjetesh i Nirvana Xhomos, së cilës i jemi pranë në këto ditë trishtimi dhe i lutemi që të jetë e fortë. Shok dhe mik i të gjithëve, Të gjithë i deshi dhe e deshen. Faslli Haliti lindi më 5 dhjetor 1935, tetëdhjetë e pesë vjet më parë dhe u nda ditë më parë nga jeta. Qofsh në parajsë miku ynë i madh, poet, përkthyes, piktor, eseist dhe patriot i shquar!

Marrë nga Nacional

1 KOMENT

  1. Fatkeqesi sa humbie e madhe sa kaluar festat e NENDOREVE Shqiptare, kjo PENE, me se pari MENDIE dhe ZEMER si Ai, Faslli Haliti, zoterues i se Madhes PENE, se pari MEMEDHETAR e, nje bashkemoshatari, nje jete ndjekur pas, marre ate AROME NGJENJOSH dhe fllad MENDIMESH te ralla ATDHETARE, me profesionalizem te spikatur sa Naimjan e NIGJENIAN.

    Ngushellime familjes dhe dashamiresve…!

    I perjetshem kujtimi FASLLI HALITIT-POLIGLOTI- i PENAVE SHQIPTARE…

    Bashkemoshatari – mesues – NXENES i TIJ – nje jete.

    Guri Naimit D.

Komentet janë mbyllur.