LEF NOSI, PORTRETI I NJË ATDHETARI NË PANTEONIN E KOMBIT

0
544
Lef Nosi

Retospektivë e të vërtetave të hidhura me personalitetin e Lef Nosin

Nga Hyqmet Zane

Jetesa në Elbasan më ka bërë të jem një njeri investigues i historisë së këtij qyteti të mirë dhe më shumë personalitete dhe ngjarje historike me interes kombëtar dhe në shërbim të shqiptarëve. Mjaft të kemi parasysh faktin që në thellësitë e shekujve kanë dalë dhe bërë histori persoinalitete, që kanë mbetur në kujtesën kombëtare.

Por është me rëndësi të kujtojmë gjithnjë të kaluarën e një shekulli të shkuar në këtë qytet, që ka nënshkruar përkushtimin e figurave të respektuara në momente të ngjarjeve të spikatura. Mes shumë figurave potente spikat Lef Nosi, një prej pinjollëve të lagjes së madhe dhe të nderuar të Kalasë. Në biseda me shumë nga trashëgimtarët e familjeve që lidhen me Lef Nosin, gjithnjë e më shumë dalin elementë të përmbajtjes së veprimtarisë së këtij burri të nderuar në ngjarje të ndryshme që nga Kongresi Arsimor i Elbasanit, Shpallja e Pavarësisë në Elbasan, gjithnjë përkrah Aqif Pashë Biçakçiu, pjesëmarrja në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, përkrah Ismail Bej Qemalit, titullimi i tij si ministër i parë nga Elbasani dhe i pari i post – telekomunikacionit, angazhimi me zonjën angleze Margaret Haslluck, takimet dhe shoqërimin e Fan Nolit e Hilë Mosit në Elbasan më 1922, takimet me mikun amerikan Harri Fulc të shkollës Teknike, por edhe në jetën aktive të kohës së Mbretërisë, por edhe veçanërisht në kohën e Luftës Antifashiste me pjesëmarrjen e tij në Regjencën Shqiptare me sensin më pozitiv jo si përfi tues, por si kontribues në ruajtjen e identitetit dhe mandej deri në pushkatimin e etij në mars 1946.

Në përmbajtjen e figurës së këtij njeriu ishte si embrion i fuqishëm atdhetarizmi dhe shqiptarizmi i theksuar, dashuria për vendin dhe mendimi për një të ardhme të mirë për Shqipërinë. Kështu është i fokusuar ky njeri në kujtesën e Elbasanit dhe veçanërisht të të afërmëve të tij, si dhe në historiografi në e vërtetë të Shqipërisë.

Ishte kjo potence intelektuale e këtij njeiru, që krijonte besim edhe tek rinia si tek Qemal Stafa, që i nisi një letër nga Firence, ku Qemali ishte student në Fakultetin e Drejtësisë, më 1941. Nga letra vihet re se me çfarë respekti i drejtohet Qemal Stafa 20 vjeçar, firmëtarit të Pavarësisë, duke i shpjeguar Lef Nosit 66 vjeçar, rreth porosisë që ky i fundit i ka dhënë Qemalit për të gjetur tek bukinistët e Firences materiale që kanë lidhje me historinë mesjetare të Shqipërisë, si dhe porosi për të bërë shumë për vendin. Ishte koha që Lef Nosi ishte i internuar nga Italianët në Itali.

Po aq i lartësuar është portreti i Lef Nosit edhe në sytë e të huajve. Margaret Hasluck kishte një vlerësim të lartë për figurën e Lef Nosit, po aq sa edhe një bashkëpunim në të mirë të vendit të vet dhe Margaret Hasluck, u bë transmetuese edhe tek bashkëatdhetarët e tjerë të saj.

Çifti i turistëve anglezë Jan dhe Cora Gordon e quajti “Monaliza mashkullore” jo vetëm nga paraqitja e një burri simpatik, por nga cilësia e sjelljes prej një njeriu me inteligjencë dhe njohuri kombëtare. Ardhja e Fan Nolit më 1922 bashkë me Hilë Mosin, shoqërimi nga Lef Nosi dhe bashkëpunimi i tyre në lidhje me Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare, pas Kongresit në Korçë, ishin thelbi i asaj, që mbeti në lagjen Kala dhe në kishën “Shën Maria“, që është në papajtueshmëri me synimet e Janullatosit për nënshtrimin e autoqefalisë së kishës shqiptare.

Atdhetarizmi i Lef Nosit ishte i deklaruar dhe me vepra reale. Jo më larg se para disa ditëve, në një bisedë me një nga pinjollët e Dodbiba-ve të Elbasanit, Frederikun, më solli në kujtesë disa episode të parrëfyera e të pabëra publike ndonjëherë, që më lanë të habitur duke më përforëcuar mendimin e potencës me sens të mirë të sjelljeve të tij prej një intelektuali dhe shqiptari të devotshëm.

Lidhja e Lef Nosit me familjen Dodbiba ishte se motra e tij, Polikseni, ishte gruaja e Anastas Ddodbibas së parë, ndër sahatçinjtë e parë dhe ndër të vjetrit në Elbasan. Duhet veçuar këtu fakti që Lef Nosi kishte një autoritet të padiskutueshëm në familjen e motrës për respektin që tregonte dhe mirësinë që kishte kjo familje, që pati si djem Jani, Josifin, Sokrat Dodbibën dhe vajzë Anastasinë, bashkëshorten e të mirënjohurit adhetar Thanas Floqit, nënshkrues në Shpalljen e Pavarësisë në Elbasan dhe më pas në Vlorë, që ishte vëllai i Kristo Floqit të dëgjuar në histori.

Nga rrjedha e viteve, me ndikimin e edukatës dhe frymës së Lef Nosit, që njihej për drejtësinë dhe largpamësinë e tij me shumë kontribute, Sokrat Dodbiba njihet si eksponent i kohës së Regjencës që ishte ministër i Financave, i cili nuk lejoi gjermanët të shtypnin marka, por u detyrua që t’i jepte atyre kredi duke respektuar pavarësinë e shtetit shqiptar, dëshmi kjo që iu përmend edhe në gjyq këtij personaliteti të dënuar më 17 vjet burg dhe që ishte njeri nga studnetët e shkëlqyer në Vjenë të Austrisë dhe që shquhej për ndershmëri dhe korrektesë në zbatimin e e ligjshmërisë financiare. Ai nuk bënte asnjë kompromis edhe kur ia kërkonte i vëllai ndonjë nder me postulatin “i shërbej
shtetit dhe nuk lejoj abuzime”.

Prania e Lef Nosit në ambjentet e ndryshme familjare se ishin 4 vëllezër dhe 4 motra, kishte ndikim absolut për kulturën dhe aftësitë e shërbimet ndaj Elbasanit dhe kombit. Është kjo arsyeja që edhe pas mbi 75 vite që ai nuk jeton më, kujtohet me respektin e veçantë nga nipat e stërnipat e tij.

Me këtë frymë u zhvillua biseda me Frederikun stërnipin e tij. Ishte koha e luftës, kujton Frederiku dhe gjermanët patrullonin çdo cep të Tiranës, në kërkim të eleminimit të elementit komunist dhe partizanëve që qarkullonin apo zbrisnin në kryeqytet. Në atë kohë Lef Nosi ishte anëtar i lartë i Regjencës dhe besueshmëria ndaj tij ishte e lartë edhe nga ana e komunistëve që e njihnin autoritetin e tij, por edhe nga ana e gjermanëve, që respektonin ligjet e vendit dhe të pavarësisë së shtetit, që u reflektua edhe ndaj hebrenjve që jetonin në Shqipëri dhe që Lefi kishte në shtepinë e tij mikun e ngushtë hebre, Marko Menahemi, inxhinierin kimist dhe profesorin e nderuar.

Frederiku i vogël në atë kohë tregon se çfarë i tregonte gjyshja e tij Polikseni, që “…në një natë të errët troket dera e godinës ku ndodhej Regjenca dhe Lef Nosi ishte brenda zyrës së tij, pikërisht aty përballë ku sot ndodhet godina e të përndjekurve politikë përballë Parlamentit. Lefi vetë shkon dhe hap derën dhe shikon një partizan të armatosur. Kujtoi se kishte shkuar për ta vrarë, por ai i kërkoi ta strehonte e ta fshihte se po e ndiqnin gjermanët. Lefi e futi brenda dhe e strehoi në një nga dhomat dhe e porositi ta mbyllte derën nga brenda.

Ndërkohë që pas disa minutash troket përsëri dera dhe në këtë rast del përsëri dajë Lefi. Sapo gjermanët e panë, menjëherë pyetën në mirëbesim, nëse ishte futur ndonjë partizan në shtëpinë e tyre. Gjermanisht Lefi iu përgjigj se ai ishte vetëm dhe askush nuk ishte futur aty. Gjermanët besuan dhe u larguan. Partizanit iu shpëtua jeta dhe pasi gjendja u qetësua, u largua qetësisht pa pësuar asgjë. Ishte një shërbim vëllazëror ndaj një shqiptari”.

E habitshme është se si ky partizan, në kohën që gjykohej Lef Nosi nuk u bë i gjallë e të thoshte një të vërtetë të një natë dimri, që Lef Nosi i shpëtoi jetën dhe të ndikonte sado pak në trupin gjykues siç bënë edhe angleska siç njihej në Elbasan Margaret Hasluck, që i
shkroi letër Enver Hoxhës, që t’i shpëtohej jeta Lef Nosit apo siç bëri gjuhëtari i dëgjuar Aleksandër Xhuvani, vjehrri i Ramis Alisë që vajti dhe takoi vetë Enver Hoxhën duke i kërkuar faljen e jetës së Lef Nosit. Por në çdo rast diktatori nuk pranoi asnjë sugjerim edhe
pse Lef Nosit nuk i doli asnjë akuzë në gjyq, se nuk kishte të tilla.

Pjesëmarrja e Lef Nosit në politikë, kur ai ishte një atdhetar me kontribute të padiskutueshme dhe i lartësuar në panteonin e nderit të kombit, ishin disa. Së pari, fjalimi i të mirënjohurit mikut të tij edhe në vdekje, patër Anton Harapit më 1943. Sipas një rrëfimi të nipit tjetër të Lef Nosit, ing. Skënder Kosturi, që gjithashtu ishte edhe nipi i Idhomene Kosturit, ish kryeministër në vitin 1922 dhe më pas kryetar i Asamblesë Kushtetuese në shtator 1943, që është edhe djali i Jovan Cico Kosturit, që ka hapur shkollën e parë shqipe
në Korçë, kryetar i Komitetit të fshehtë të përphapjes së ideve dhe qëllimeve të Lidhjes së Prizrenit, ai pohon “nëna ime, mbesa e Lef Nosit, bëri një bisedë me mikun e Lefit, Hafez Musa Basha, ne vitet 50 – 60. Është i mirënjohur dhe i skeduar për atdhetarizmin e tij
Hafez Musai, ka qenë edhe Kryetar Bashkie në Elbasan dhe në Kongresin e Përmetit, Anëtar i Këshillit Nacional Çlirimtar e me vonë Kryetar i Komunitetit Myslyman Shqiptar.

Në vitet 50 – 60 banonte Rrugën e Dibrës në Tiranë, ku banonim edhe ne si familje dhe siç kanë qenë zakonet na vizitonte për të uruar Pashkët dhe Krishtlindjet dhe ne e vizitonim për Bajram e festa të tjera fetare. Në një nga vizitat, unë kam qenë shumë i ri ato kohë, kur u hap biseda për Lefin, tregoi se kur e kishte pyetur pse po merrej përsëri me politikë në një kohë të keqe, Lef Nosi i qe përgjegjur “çunat (partizanët) janë të rinj, serbi jua ka me hile”.

Në gazetën e tij Tomori, Lef Nosi shkruan për problemin e rrezikut të madh sllav për shqiptarët. Kuptohet që edhe po të kishte qëndruar i mënjanuar ato vite, jugosllavët do ta eliminonin me anë të bashkëpunëtorit të tyre Enver Hoxha, i cili siç del nga tekstet e shkolles së Sigurimit, është marrë personalisht me arrestimin e tij”.

Ky poli atdhetar dhe një filatelist i madh, ishte njëherazi edhe një arshivist i nënshkrimit të Shpalles së Pavarësisë, që për çudinë e madhe ikën në Beograd. Sipas bisedave të zhvilluara me miq e historianë të ndryshëm, ai akt, siç ka pohuar edhe historiani Kristo Frashëri, që në atë kohë ishte nëpunës i Bankës së Shtetit, “Unë e kam parë aktin orgjinal të Pavarësisë në kasetën e Lef Nosit”. Dihet nga familja Nosi, që Lefi kishte dy kaseta në bankën e Shtetit dhe njërin nga çelsat ia kishte dhënë Aleskandër Xhuvanit, që për habinë e madhe nuk e dorëzoi asnjëherë. Ndërkohë që kaseta ishte shqyer, aty brenda ishin edhe koleksioni i pullave dhe aktet e Pavarësisë, si dhe suvenire personale.

Duket që Enver Hoxha në atë kohë kur ishte në “muajin e mjaltit” me Jugosllavët, t’jua ketë treguar atyre dhe mundet edhe t’ia kenë marrë dhe nuk i është kthyer më. Ndërsa për koleksionin e pullave, në një pohim të Nexhije Hoxhës në një shkrim në gazetën Shekulli, ka thënë se “kur na nxorrën nga shtëpia (në bllok) na vodhën dhe koleksionin e pullave të Enverit”. Nuk dihet asnjëherë, që Enver Hoxha të ishte marrë me filateli, porse mendohet që mund të kenë qenë koleksioni i pullave të Lef Nosit.

Në morinë e shumë rrëfimeve, merret me mend se Lef Nosi ishte një patriot i madh, një atdhetar i kalibrit të lartë dhe një ndihmëtar i kombit dhe pjesëmarrës në evenimenet më të rëndësishme kombëtare dhe askund nuk del asnjë vepër e kundërt nga vlerësimi, që ka ky personalitet i Elbasanit.

LETRA ORIGJINALE QE QEMAL STAFA I DERGOI LEF NOSIT

Letra fillon: “I nderuari z. Lef Nosi. Së pari dëshiroj t’ju tregoj gëzimin shpirtnuer, që më ka shkaktuem njoftja e juej, gëzim qi jam i sigurtë nuk do ta konsideroni si shfaqjen e një konvenience të zakones, por si një realitet…

Letra përfundon: “Pëherë në dispozicion të juej përsa të ju nevojitet. Ju lutem të pranoni shprehjen e nderimit më të thellë. Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai”.

Veli Stafa vë në dukje se “tek kjo letër vihet re gjithashtu se ky është një letërkëmbim midis dy intelektualëve të mëdhenj që pavarësisht nga mosha, i lidh shkenca dhe dashuria për atdheun. Në këtë letër duket qartë se Qemal Stafa në Firence ka patur lidhje të ngushta në Fakultetin e Drejtësisë në Firence me profesorin e tij të Historisë së të Drejtës cili quhej prof. Francesco Calasso, njëri prej juristëve më të mëdhenj italianë, i cili ka dhënë në atë kohë mësim në 6 universitete: në Urbino, Romë, Firence, Catania, Piza, Modena. Më 1964, qeveria italiane, prof. Calasso-s i ka akorduar Urdhërin e Oficerit të Madh të Meritës së Republikës Italiane”.

Në fund Veli Stafa thekson se “fatkeqësisht është e tepërt të përmendet këtu, sepse s’ka fjalë për të shpjeguar aktin tragjik, që i kishte rezervuar historia e dhimbshme Lef Nosit e Qemal Stafës, sepse të dy këta intelektualë të mëdhenj të Shqipërisë u vranë barbarisht në interval vetëm se 3 vjet nga njëri-tjetri. I pari nga diktatura komuniste më 1945 i dyti nga diktatura fashiste më 1942”.

Marrë nga Nacional